24/07/12

Takim me një vajzë thuajse "jashtëtokesore"

  Komentet e djemve nuk kishin të sosur e pasioni i tyre ngjante si zjarret gjatë stinës së verës, kur sapo fikej një vatër zjarri, merrte flakë pylli tjetër... 
    Edlira i kishte quajtur me mendjen e saj “Pylli i meshkujve” ato mesazhet e ftesat e panumërta të miqësisë on-line. Ajo as që do ta kishte hapur më postën eletronike tek profili i saj në internet sikur midis morisë të komenteve të mos spikaste një i panjohur i pazakonshëm.
Kur djemtë e tjerë komentonin fotot e saj në plazh në mënyrën sikur do ta “mbysnin në det” ose do t’i merrnin frymën...  po t’u binte ndër duar, i panjohuri... jo vetëm që nuk përzihej në atë lëmsh po edhe e ledhatonte me fjalë. Në fakt ai “përkëdhelte” pamjen në foto, pozicionin e saj, shprehjen e syve duke i bërë krahasime me figura mitologjike, ose me yje, ende të pazbuluar...  E kjo e bënte komentuesin enigmatik tepër interesant për Edlirën.
   Shkencëtarët janë  vazhdimësisht në kërkim të yjeve, eksplorimit të universit, pa iu shkëputur shpresës së zbulimit të ndonjë planeti të ri, të ngjashëm me tokën, po ata nuk patën fatin të zbulonin të vetmen vajzë "jashtëtokësore" që ka ardhur nga qielli midis nesh. Janë sytë e tu që vërtetojnë preardhjen tënde nga një botë tjetër, mbase e shpikur nga fantazia ime, po meqë s’kam parë kurrë më parë një ikonë bukurie si ty, detyrimisht të përulem, të respektoj, e do të mbroj, ashtu siç mbrohen sytë e ballit....  Ky  qe njëri nga komentet e djalit të panjohur dhe natyrisht Edlira kishte buzëqeshur, qe kënaqur dhe, e kishte mësuar përmendsh.

I egzagjeruar, i veçantë dhe ka llafe të lezetshme, u kishte thënë më pas mikeshave. – Po pse mua nuk më shkruan asnjëri  kësi  gjërash?! Hi,hi,hi  Jepi dhe adresën e profilit tim! I kishte thënë një shoqe buzagaz.
Edlira u kishte treguar disa hollësira shoqeve; Ai nuk shton foto të vetat, nuk më nis foto në privat, flet për gjithçka po jo për veten e tij. Kjo gjë e bën edhe të “urryer” po edhe tundues. Jam kureshtare... dua ta njoh!...
VIJO LEXIMIN... lexoje të gjithë tregimin.....

11/07/12

Pusulla e nxehtë/ Tregim nga Erion Selmani

    Që pusulla e nxehtë do bënte namin, kjo ishte e padiskutueshme. Në dyshim të madh qenë ngjarjet që do vijonin, pas leximit të letrës nga drejtoresha.
Në kursin për patentën e lundrimit detar drejtoresha qe një grua me sharm të madh e njëkohësisht sundimtare, nga ato që të kallnin datën vetëm t’i shikoje në rrugë, pale të dilje me atë shëtitje në mbrëmje. Kishte të ngjarë që mbrëmja të kthehej në festë dashurie, po ky opsion i ëmbël mund të shndërrohej në llahtarë sikur ajo të ndërronte mendje e përveç ëmbëlsisë t’i shkonte mendja edhe për dajak… se siç u theksua drejtoresha e shkollës për patentën e lundrimit qe e aftë edhe të të thyente brinjët… Jo më kot burrat nuk i vardiseshin kurrë. Ata e shikonin, e shijonin me fantazinë e tyre e iknin të lemerisur. LEXOJE të gjithë tregimin... 

Pusulla e nxehtë * pjesa e dytë, tregim për qejf

Po kur degjoj zërin tënd atëherë duket sikur ke përdorur shkrepse për të ndezur zjarrin në mendjen time. Ti nuk mund ta dish se sa efekt joshës më bën zëri yt, i cili i kapërcen kufinjtë e njerëzores për tu krahasuar me disa sinfoni dashurie, biles i tejkalon ato.
-          Po tani më kujtohen lëvizjet e duarve të tua. Sa herë që i lëviz më duket sikur po më përkëdhel dhe më rrënqethet mishtë pa e kuptuar atë që do të ndodhte sikur të më prekje vertet.
Dhe erdhi çasti kur ti ecën në rrugë: janë ato hapat e tu që me ndezin fantazinë për tu shtrirë përtokë vetëm për të qenë i shtypur nga këmbët e tua. Të më shkelësh për triumfin tënd të mohuar për një kohë të pallogaritshme. E ku e dinë njerëzit se të jesh poshtë këmbëve të tua, pakësohet burrëria po shtohet kënaqesia hahaha
Kujdes!! S’dua taka të larta se do ma bësh kurrizin copë, copë me vrima nga takat e këpucëve.. hihihi
Ti e ke kuptuar se jam tip delikat... e do të doja me atlete sportive me qëllim që shtypja të bëhet me lezet aq sa të quhet ndrysje, thuajse masazh për kurrizin tim. 
Po i kam inat femrat që u mbajnë këmbët era... prandaj mos i hiq atletet se e kam hundën të ndjeshme..:D

Se mos më harron mbi trotuar, më ngri më pas, domethënë pas shkeljes në formë masazhi se unë nga “qejfi” do përgjumen e rrezikoj të digjem nga dielli. Biles ja marrin dorën edhe të tjerat dhe më shtypin gjithë gratë kalimtare.:-) ...LEXOJE Tërësisht tregimin...