14/03/08

Dëshira ime

Sapo të gjej kohë të lirë do të më pëlqente të botoja një libër me tregime.
Kam plot material dhe nuk do të ishte shumë e mundimshme për mua të përgatisja këtë përmbledhje me tregime te reja. Nga shkrimet e vjetra do të ketë vetëm një tregim i ripunuar me kujdes.
S'dua të nxitohem aspak për këtë. Me thënë të drejtën kur shkruaj prozë të shkurtër jo vetëm që nuk lodhem por argëtohem. Si t'jua them më qartë; më pëlqen, kënaqem!!
Dua të jem i sinqertë me ju vizitorë.
Nuk e di se kur do te jem gati për botimin e ri. Sapo të kem përfunduar punën do t'ju njoftoj.
Sinqerisht nuk mendoj se do të krijoj e-book të ri për ta përhapur falas në internet.
Populli i web-it tashmë ka lexuar lloj-lloj shkrimesh prej meje.
Gjithashtu po ju them një "sekret" ;)) Për mua do të ishte tejet e lodhshme të publikoja e-book të ri falas dhe ta reklamoja i vetmuar siç ndodhi me Ëndrrat e thyera ( përveç ndihmës së 3-4 miqve të dashur ).
Shkurt muhabeti do të isha sërish i detyruar të humbas ekuilibrin dhe modestinë duke mburrur librin tim e ftuar lexuesit ta lexojnë gratis. Pra, s'kam shumë zgjedhje në këtë rast, por njekohesisht s'kam frike apo droje te jem i sinqerte.
Libri tradicional nga ana tjetër ka vështirësitë e tij të panumërta për të mbërritur në duart e lexuesit, sepse tregu i librit është i egër për shumicën e autorëve, veçanërisht për ata që krijojnë në gjuhë të vogla si gjuha shqipe.

Mos harroni ju lutem se une s'jam Doktor i shkencave, keshtu që krijimet e mia të ardhshme do të jenë vazhdimisht të thjeshta e njerëzore. Do të vazhdoj t'i bindem zemrës time dhe asgjë tjetër. Mbase do i pelqej edhe ndonjerit prej jush!? Nuk e di!
Faleminderit për vizitën!
Erion