01/07/09

Kujtime nga plazhi

Shenime ne bregdet (para afro nje viti)
Ora 15.00, Rimini.




Sapo mberrita ne hotel lashe valixhen time dhe dola per te pare perreth. Trotuari buze detit qe i tejmbushur me dyqane dhe turista disi te trullosur nga dielli. Shumica jane te moshuar por ka edhe mjaft te rinj, dhe mesoburra e gra.
Te gjithe jane gjysem te zhveshur, si gjithmone ne stinen e veres anes detit. Duke ecur ndeshem me grupe te shumta vajzash ruse. Mbi trotuarin e gjate per qindra metra gjuha sunduese eshte rusishtja. Ruset njihen menjehere edhe nga fizionomia, ndaj s’duhet te jesh njohes i gjuhes per t’a kuptuar se nga vijne.



Mè ben pershtypje numri i ruseve ne mbasditen e pare ne Rimini por vazhdova ecejaken time eksploruese te qytetit pa u ndalur e pa i kthyer syte nga deti, per te cilin kam vajtur atje.
Hyj neper dyqane dhe blej ca rroba me çmime te lira. S’kam ndermendje te laj veshjet per sa kohe te jem ne plazh. Oret kalojne dhe shkoj per t’u lare ne dush e per te ngrene darke ne hotelin e vogel buze detit. Ushqimi i darkes ndonese i bollshem ta shpif. Ky kuzhinjeri qenka kot fare, mendova ndersa haja darken. Shoh se hoteli qenka plot me gjermane dhe pushues nga Sllovakia.

Problemi i ushqimit te gatuar keq do te me shoqeronte ato dite, dhe ishte nje ushqim qe shkaktonte shume gromesima, si kurre ndonjehere . Te nesermen ne plazh vura re sesi ruset thekeshin ne diell, duke u djegur ne menyre rrenqethese. Trupat e tyre ishin flake te kuq, me lekuren e rrjepur ne menyre qe te linte me goje hapur. E kuptova etjen e tyre per rreze dielli.
I shoh me kurreshtje njerezit ne plazh dhe me bie ne sy dhjami i tepert dhe celulitet tek trupat e femrave, te cilat ndonese mjaft te reja ne moshe kane plot difekte ne trup.

Kjo eshte “nudo zhgenjyese” mendova me vete sa per te bere shaka.

Kurse ne darke trotuari i tejmbushur me njerez, pothuajse i pakalueshem ishte i pushtuar nga femrat e bukura. Mbi trotuar njerezit perplaseshin me njeri-tjetrin sepse s’kishte hapesire kalimi.
Qene te njejtat femra qe kisha pare gjate dites ne plazh, por ja qe mbremja, dritat e rruges, grimi/truku ato i bente me terheqese. Pa harruar se sandalet me taka te larta dhe fustanet e bukura kryenin punen e vet. Dihet se e vetmja gje qe i lidh femrat e te gjitha kombesive jane dyqanet, shopping, parrukierja. Kete mendova kur i shihja se si rendnin neper dyqanet e shumta.
U ula per te pire ne nje lokal dhe prej aty shihja shetitjen e turistave te shumte qe vazhdonin te perplaseshin here pas here mbi trotuar. Ndiej shikimet e dy vajzave ruse qe jane ne krahun tim te djathte. I shoh edhe une por ne shikimin tim nuk ka ate uri apo provokim qe mbase ato do te donin te shihnin, ndaj njera nga ato behet edhe me provokuese duke me dhuruar nje veshtrim te embel, joshes, per te me ngacmuar ose per t’u talllur. Tashme ato e shohin e ndiejne se ne syte e mi nuk ka etje e aq me pak, neps. Kohe plazhi e dihet qe duhet edhe pak loje ose tallje per te kaluar kohen. Vazhdon keshtu per minuta te gjata derisa u ngrita e ika. Kur ika, ato me pershendesin me dore por nuk ua kam qejfin. Perveç kesaj une dashuroj nje tjeter. U largova me hapa te qete e pa ngutje. Ne fakt kam nevoje per qetesi, prandaj tani duhet veç te pushoj, mendova i lodhur nga plazhi dhe disi i pergjumur.

Te nesermen ne plazh duke ecur gjate bregut prape vura re numrin e madh te ruseve. Bezdia e madhe ne plazh qe se vinin shume here shitesit ambulante ( kryesisht njerez me ngjyre nga afrika) qe me lodhnin e bezdisnin edhe kur flija gjume nen çader. Edhe kur paguan per te pushuar te vjen nen çader ndonje “debil” qe do te shesi sende dhe rroba. Pastaj kalonin shume here edhe masazhatoret kineze qe ishin shume te ngjitura. I pashe kur u benin masazhe te tjereve dhe pa i lare duart, masazhatorja i bente masazhe nje tjetri. Pra kishte ngjare qe nuk i lanin kurre duart dhe preknin me ato duar trupat e pushuesve duke rrezikuar te perhapnin semundje ngjitese.
Ne mbasdite autobuzat qe mberriten nga aereoporti i Riminit sollen dhjetera ruse te tjere e me vone pashe edhe autobuza qe vinin direkt nga Sllovakia, Republika çeke e Hungaria. Ne Rimini filiteshin kryesisht gjuhet e lindjes: tek tuk degjohej edhe shqip.


Me beri pershtypje kjo gje: Dikur njerezit vinin nga keto ane per te fituar kafshaten e gojes, ndersa sot Ruset, Sllovaket, Shqiptaret etj vijne edhe per pushime. Ky eshte nje shembull se sa ka ndryshuar bota, se si ndryshon historia, se sa deshire kane te gjithe popujt per te jetuar, per t’u argetuar te gjithe se bashku. Dhe ne te njejten mase.

Por secili sipas qejfit te tij.:)

Nessun commento: