31/10/10

Kështjella e të dashuruarve/ Tregim

Kështjella plot me mysafirë të dashuruar. Princesha e ëmbël, e etur për dashuri luksoze.Një poet romantik dhe gjashtëdhjetë mercenarët e pashpirt. A do të mbijetojë dashuria...?!


Në Keshtjellë mysafirët kishin mbërritur të enjten pasdite, me makina të shtrenjta dhe të veshur bukur si për një ngjarje të rëndësishme. Sipas programit të ngjeshur me aktivitete çiftet e shumta të ardhura nga vende të ndryshme do të përjetonin çaste dashurie por, dashuri luksoze ama. Kjo ishte një përpjekje e guximshme për të krijuar një oaz të qetë dhe të ëmbel. Me atë ëmbëlsi që vetëm fjalët e bukura, përkëdheljet dhe buzëqeshja do të mund të krijonin ndryshimin thelbësor. Atë më të dëshiruarin për të ftuarit e asaj feste.

E mbyllur prej tetë muajsh në atë Kështjellë të trashëguar nga parardhësit e saj aristokratë, Karolina ishte Princesha e bukur, po njëkohësisht e trishtuar.. Ashtu si shumica e tyre kur u mungon Princi i kaltër. Frika për të dalë nga muret rrethuese e kishte ndrydhur pak në shpirt, ngaqë ish i dashuri i saj Herman.F, përveç se e kishte trajtuar keq me atë vrazhdësinë e tij, e molestonte, me letra, mesazhe, biles e përndiqte në çdo hap, derisa para tetë muajsh i kishte dërguar dy vagabonda për ta rrahur në mes të rrugës kryesore të qytetit. Sa dhimbje e sa turp për një femër me titullin e lartë Princeshë, ashtu e shtrirë përmbi trotuar midis gjakut që i rridhte nga hundët, në pritje të ambulancës. Atë ditë dy truprojat e saj nuk e shoqëronin, siç ndodhte shpesh kur ajo shëtiste me qenin e saj. Qysh pres asaj dite ajo kishte shtuar truprojat, të cilët : quante me përkëdhelje “Kështjellarët e mi”

Hermani ishte një pasanik i njohur në gjithë republikën dhe policia bënte gjoja sikur nuk po e gjente fajtorin për rrahjen e Karolinës.

Jeta e saj qe bërë ferr i vërtetë, deri atë ditë kur takoi atë poetin tridhjetë vjeçar. E dinte se ai nuk qe ndonjë djalë fort i pashëm, nga ata për të cilët vajzat provonin “godtje rrufeje” qysh në takimin e parë dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë paramendin kur e ftoi për drekë.në Kështjellë. Ajo donte vetëm pak ngushëllim për vetminë e saj, mbase edhe pak fjalë të bukura, si ato që kishte lexuar në vjershat e poetit Arison.D .

“Nuk qenka kushedi se çfarë por duart i paska të bukura” kishte menduar Karolina në takimin e parë. Atë paradite kishin shëtitur me nge nëpër kështjellën mesjetare për ti treguar mysafirit se me sa shije qe ndërtuar e mirëmbajtur kështjella. Poeti kishte ngelur i mahnitur sidomos në sallën kryesore e më pas në tarracën ku qe shtruar dreka. Prej tarracës shiheshin më së miri rrugicat e ngushta, kalldrëmi dhe pejsazhi piktoresk jashtë mureve të larta rrethuese..

-Kjo kështjellë është një kryevepër artistike, madje këtu ka dy kryevepra, pasi edhe ju jeni Kryevepra e pashpallur, Princesha më e bukur që ka ekzistuar ndonjëherë,- i kishte thënë poeti gjatë drekës. Ajo kishte qeshur me ëndje e ngazëllyer nga komplimenti i padëgjuar. Sapo kishte festuar njezetetetë vjetorin e lindjes dhe dikur kur ajo dilte në rrugë të gjithë kthenin kryet për të parë bukurinë e saj. Flokët e saj ndryshonin shpesh ngjyrën dhe krehjen, por atë ditë ishte me flokët e lyer bjonde. Trupin e mbante në formë të shkëlqyer me shëtitje e vrap, por për arsye të ndryshme e frekuentonte shumë pak palestrën.

Kohët e fundit i mungonin shëtitjet e saj nëpër parkun e madh të qytetit. I mungonte admirimi i meshkujve që e shikonin të mahnitur, ashtu në aë mënyrën siç vështrohen femrat më të bukura.Tashmë qe e ngujuar atje nga frika e ish të dashurit të saj. Ai nuk e pranonte të humbiste dashurinë e saj e siç dukej qe i aftë të kryente shumë poshtërsi, siç qe rrahja e Karolinës në rrugë nga rrugaçët që i pati paguar ai milioneri Herman.F .

-Ju shkruani edhe poezi dashurie.A mund të më thoni; Sa dashuri mund të përmbaj kjo kështjellë e vogël?- e kishte pyetur ajo gjatë drekës pa ua ndarë sytë duarve të tij kur prekte gotën e verës apo pirunin e thikën. “i paska duart e buta si ai që shkruan ose ai pianisti i orkestrës me gishta të hollë dhe të gjatë”. Ky ishte mendimi që e përshkoi ndërsa priste përgjigjen.Ajo kishte pasur gjithmonë dobësi thuajse mahnitje për duart e meshkujve.

Arison.D prej vitesh shkruante nëpër gazeta të ndryshme lokale por pa arritur në tryezën e të mëdhenjve. Po priste me ankth ditën kur do të zbarkonte në kryeqytet për tu ulur në kolltukun e redaksive të gazetave te mëdhaja e atje ëndërronte të shkruante editoriale e jo lajmet kulturore të provincës.

Me shumë sakrifica kishte botuar edhe libra me poezi duke u bërë i njohur sidomos nëpër rrethet mondane. E konsideronin si poet mondan, ose poet luksoz pasi në poemat e tij flitej për ngjarje të ëmbla e asgjë të dhimbshme apo të frikshme.

-Nëse më lejoni do të thoshja se ky është i vetmi vend në botë ku mund të lexohet një poezi e gjallë. Natyra përreth, e pjesëtuar nga bedenat që fshehin disa pamje, ashtu siç fshehin njerëzit pjesët intime; rrugicat që duken e përdredhura si përdredhjet e mbase përkëdheljet e çifteve në shtrat. Bukuria e fustanit tuaj të kuq që po e shoqëroni me buzëqeshjen, janë elementët më të çmuar për të krijuar vargje të panumërta, e të gjitha keto së bashku, janë i vetmi Koktej i parealizuar deri më sot nga të tjerët. Sepse ju jeni princesha e cila keni misionin të krijoni një Oaz dashurie, në mes të gjithë kësaj bote, apo si ta quaj ndryshe: shkretëtirë e urrejtjes. Në mes të shkretëtirës së urrejtjes, zilisë, komploteve, hakmmarjes e gjakderdhjes, persekutimit e dhunës ju do të krijoni një oaz unikal. Nuk them Eden, por si të them: Vetëm dy hapa larg kopshtit të Edenit, thënë ndryshe; pragun e parajsës. Atë parajsë që vetëm dashuria na jep me kënaqësinë e saj, apo me iluzionin se e kemi tejkaluar, kaluar kufirin, kapërcyer ylberin.-

Karolina s’kishte pasur guxim të bënte pyetje të tjera dhe sikur të donte të ndërronte bisedën urdhëroi kamerierin të sillte ëmbëlsirat.

-Arison, ejani edhe të dielën tjetër për drekë.- kishte thënë ajo me tonin e zërit të butë gati ledhatues. Poetit i rrahu zemra fort.



Pas një jave ajo ishte veshur si vajzat e reja që shkojnë nëpër diskoteka. Bluza e shkurtër ngjyrë rozë i nxirrte në pah barkun, dhe tatuazhin në fund të shpinës. Atje ku mbarronte kurrizi dhe fillonte llastiku i të brendshmeve. Çizmet e gjata deri mbi gjunjtë e saj, minifundi i zi, zharretieret zeza, e bënin të dukej si ato që fshehin mistershëm sekrete të shumta, po ndoshta edhe etje për dashuri.

Tatuazhi qe tejet provokues. Dy buzë femre dhe gjuha e saj që dukej sikur po lëpinte buzët, pikërisht atje te fundi i shpinës. Tmerrësisht sexy! Arisoni i kishte sjellë si dhuratë librin e tij të fundit me poezi, duke e ditur se ajo do ta vlerësonte shumë; mbase jo librin, por sigurisht gjestin e tij.

-Kësaj here dëshiroj të më shkrepni ca fotografi dhe pastaj, dua të dëgjoj komentin tuaj. Ju shkruani shpesh në gazetë komente për artin dhe kulturën e krahinës tonë.-

Arisoni buzëqeshte i lumtur.- Po. Jam i detyruar të shkruaj. Unë ushqehem me atë punë, ndonëse kam prirje editorialisti.- Poeti i tregoj me vrull ëndrrën e tij për të qenë gazetar editorialist i ndonjë gazete të madhe. –Përse nuk shkruani tregime? Ende nuk kam lexuar asnjë tregim prej jush Arison.-

-Nuk është gjinia ime e parapëlqyer, Princeshë. Ndoshta tregimi im i parë, nëse do të krijohet ndonjëherë do të titullohet: Tatuazhi i Princeshës hyjnore.-

Hi hi hi – Sa titull i këndshëm! Domethënë ju paska pëlqyer tatuazhi im?! Karolina qe ndjerë e përkëdhelur nga tittuli i tregimit. – Ju po më vardiseni Arison,- ha ha ha

Me detyrën e fotografit ai shkrepte foto vazhdimisht nëpër kështjellë. Ja dhe dhoma e saj aq luksoze me pasqyra, shandanë, piktura dhe komodina antike. Ishte një dhomë me stil mesjetar.
Ajo kishte hequr çizmet dhe minifundin. Në trup mbante ende bluzën rozë dhe zharretieret e zeza, trasparente ku shiheshin edhe të brendshmet e vogla, perizoma.

Komenti i parë në pozicionin e shtrirë mbi krevat. – Duke shkrepur foton pashë në pozicionin tuaj atë femrën që po pret të dashurin. Jeni provokuese dhe mashkullit i lind dëshira t’ju heqi bluzën dhe pastaj zharretieret. Pa folur hiç, ajo i kishte hequr vërtet ato dhe më pas qe kthyer mbrapsht duke ngritur pak të ndenjurat.

Ai vazhdonte me komentet.- Në këtë rast mashkulli vëren se sa art përmban pjesa e prapsme e femrave. Atje në tulet tuaja që janë të zbuluara nga perizomat mashkulli frymëzohet dhe mund të kthehet në piktor. Pra të pikturoj mbi mishin tuaj dy zemra, majtas dhe djathtas. Pas kësaj krejt e pashmangshme një puthje e tatuazhit, e pse jo një puthje prapanice ha ha ha. Madje burri joshet edhe nga idea për të shtrënguar midis dhëmbëve të brendshmet tuaja të zeza, sikur të mos mjaftonte errësira, e zeza e pubisit tuaj... –


Ajo qe zhveshur lakuriq dhe priste komentin, e shtrirë në tapetin e bukur mbi dysheme. Po rrinte me këmbet e hapura dhe duke ledhatur gjirin e saj të madh, siç do të bënte shumica e vajzave kur qenë të gatshme...

-Në këtë rast, do të thoshja se fotografia shndërrohet në ikonë erotike. Përveç kësaj do të shtoja se shumicës së meshkujve do u lindte nepsi për t’ju puthur gjirin tuaj kaq tundues, apo akoma më mirë edhe ndonjë puthje atje në mes të shalëve, madje puthje të shumta, lëpirje, pa harruar edhe ca thithje klitori.. do të qenë të pakica ata që do ta fillonim me puthjet e këmbëve tuaja. Në një farë mënyrë me ju Princeshë ja vlen t’ju puthësh në fillim këmbët e bukura e pastaj më lart, me ngadalë derisa pasi të shijohej çdo centimetër i lëkurës, më në fund do të mbërrinin tek qafa juaj për t'ua puthur, e ndukur ëmbëlsisht supet, puthur veshët dhe pëshpëritur fjalë dashurie te veshi. Kjo do ishte goditja totale për ju. Ato pra fjalët e pëshpëritura me buzët pranë veshit, të shoqëruara me ndonjë pauzë puthjeje gushe ose e përsëris: kafshime të buta  tek supet, deri atje ku fillojnë krahët. Dhe janë ato krahët tuaja që do t’ju ndihmojnë gjatë fluturimit më të këndshëm. Atë fluturim që të duket realitet gjatë sekondave magjike… kulmit të kënaqësisë.., për të mos thënë një fjalë tjetër..

Ajo e dëgjonte e përndezur:Një mashkull për herë të parë ishte në gjendje ta pushtonte me fjalë - Por tashti ka mbetur edhe ajo tjetra për t’u kryer. Akti final, egërsisht i dëshiruar. Gjithkush do t’ju rrëmbente midis krahëve, t’ju shtrëngonte me eksitim.Do t’ju “Bombardonte” me seksin e tij, penetronte me afsh, derisa të ulërinte si i çmendur, nga ekstaza... Nuk i dihet nëse ju do të rënkoni apo do të ulërini Princeshë. Këtë s’mund ta parashikoj dot.

Me sytë gjysëm të mbyllur e me zërin lajkatar ajo kishte folur si asnjëherë më parë – Zhvishuni edhe ju. Dua të shoh trupin e poetit tim. Atij më romantikut.- Karolina shtrëngoi me dhëmbë buzën e poshtme, kur ai hoqi këmishën dhe u shfaq me kraharorin e zbuluar. Ajo lëpiu buzët kur ai hoqi pantallonat. Por nuk rezistoi dot pa brofur nga tapeti kur ai hoqi mbathjet dhe i pa seksin në ereksion. Nuk i ndante sytë nga seksi i mashkullit dhe i qe afruar atij për ta prekur, puthur e shijuar. – A vallëzojmë princesha ime?- shqiptoi me një gjakftohtësi të pamëshirshme ai.

“Ky po më torturon me këtë vallëzim. ç'po më duhet kërcimi tani?” kishte menduar ajo por në të njëjtën kohë e imagjinonte tashmë që poeti s’bënte dashuri si gjithë të tjerët. Këtë e kishte kuptuar nga poemat e tij.

– oh sa bukur kur e bën ndryshe nga të tjerët- kishte thënë poeti gjatë kërcimit me muzikë klasike.E çfarë bukurie se.:-(  Të përqafuar, lakuriq, të eksituar deri në kulm, por jo aq shtazërisht. Lëkura e tyre po rrënqethej nga pritja e gjatë, dhe ajo e ndiente seksin e atij që i mbështetej tek barku. Wow, sa joshëse për Princeshën ta ndiente atë.. te barku i saj. Ai e mori ndër krahë dhe e shtrihu mbi shtrat e pa humbur kohë e puthi me droje. U shtri edhe ai e u përqafuan.

– Le të pushojmë pak në krahët e njëri-tjetrit.- i kishte propozuar ajo duke i prekur seksin. –kam nevojë shpirtërore për të të prekur me dorë, të shijoj me qetësi çdo çast. Kemi plot kohë për gjëra të tjera…. tek e fundit vetë e the që do e bëjmë ndryshe...:-

Ashtu kishin qëndruar të përqafuar për retth dy orë duke u ledhatuar dhe premtuar dashuri: Përgjithmonë.
  Erion Selmani
  Tetor 2010
Fundi i pjesës së parë. Vijon...

Kështjella e të dashuruarve - pjesa e dytë

Të shtunën në mbrëmje do të zhvillohej festa e madhe ku do të deklaronin dashurinë për partnerin, do të shkruanin letra dashurie e shumë të tjera. Idea e piktorit për krijimin e oazit të embël… qe realizuar. Atje në kështjellë çiftet e shumta po përjetonin jo vetëm dashuri romantike, por edhe shumë mondane. E ndërkohë përgatitej sulmi kundër Princeshës së re.

Ja se si rrodhën ngjarjet për mua. Unë ish--kapiten i ushtrisë bullgare duhet të pushtoj një Kështjellë dashurie” mendoi ai për herë të fundit jashtë planit ushtarak. Si një skifter grabitqar ai kishte urdhër të prerë të pushtonte fortesën dhe të rrëmbente Princeshën. E gjithë kjo brenda shtatë minutash pasi nuk duhej rrezikuar. Dihej se policia mund të mbërrinte nga qyteti dhe grabitja shumë thjesht mund të shndërrohej në betejë.

Ai pa orën e dorës dhe dha urdhërin për nisjen e helikopterit me pesëmbëdhjetë mercenarët bullgarë. Sulmi po hynte në fazën vendimtare kur urdhëroi dy ushtarët e tij të zvarriteshin drejt portës së vogël dytësore për të hedhur dinamit e granata me qëllim shpërthimin e hyrjes në fortesë. Qenë ata dy mercenarët serbë me të cilët kishte marrë pjesë edhe në rrethimin e Sarajevës, atje ku tmerri kishte qenë në rend të ditës. Të gjithë mercenarët qenë grumbulluar nga qytete të ndryshme ballkanike dhe evropiane për këtë aksion. “Nëpër betejat tuaja ju keni vrarë armikun, ndërsa këtu jemi mbledhur për të vrarë dashurinë!” U kishte thënë burri dyzet vjeçar Herman.F, i cili paguante mercenarët për këtë aksion skifterësh… Në pritje që ata t’i sillnin Princeshën dhe të masakronin poetin.

Unë jam i pari që po tentoj të vras në mënyrë simbolike dashurinë (një festë dashurie), paçka se tashmë puna ime do të jetë e lehtë pas gjithë ato plagëve që njerëzit i kanë krijuar me duart e tyre” mendonte me eufori ditët e fundit Herman.F

- Gati për sulm!- foli kapiteni me radiomarrëse ndër duar, për squadrat ndara në grupe. “ Kam gjashtëdhjetë bandita dhe shtatë minuta kohë për të marrë Kështjellën dhe Princeshën “ tha me vete kapiteni ndërkohë qe po afronte momenti venditar, i bindur se asnjë Pasha turk, ose gjeneral evropian s’kishte pasur kaq pak kohë në dispozicion për të pushtuar, rrëmbyer dhe rrahur vënçe mysafirët. Ishte pikërisht ajo rrahja e të ftuarve që e joshte së tepërmi, me dyshimin e vetëm nëse koha do i mjaftonte.

Sulmi qe vërtet i rrufeshëm por rojet e Princeshës rezistuan deri diku mirë. Madje ajo armatosi me nëntë pushkë të vjetra që i kishte trashëgim nga prindërit, e çifte gjuetie disa nga miqtë e saj. – Mbroni gratë tuaja, mbroni dashurinë tonë!- u tha ajo kur me shpejtësi u jepte armët.

Pas shtatë minutash kapiteni dha urdhër për tërheqje. I kishte rrahur si gratë dhe burrat e gjithashtu kishte vrarë disa syresh. Kështjella qe pushtuar por, princesha nuk gjendej atje ku qe fshehur nëpër bodrumet e nëndheshme, bashkë me poetin.

-Kapiten, po shoh dritat e veturave të policisë- lajmëroi me radiomarrëse ushtari i prapavijës.

- Misioni u krye, të gjitha skuadrat të tërhiqen sipas planit. Skuadra e zjarrit gjatë tërheqjes të djegi kështjellën sa të mundet e pastaj shpërdahuni sipas urdhërit.

-Pasi shpëtova në Bosnje, s’kam ndërmend të lë kockat këtu. E ku pa, në nje kështjellë qejfi!! Le të bëjnë qejf, punë e madhe.- u tha shoqëruesve të tij kapiteni bullgar. Hipën në helikopter dhe e lanë kështjellën

   Erion Selmani
Tregimi Vijon....

Kështjella e të dashuruarve - Pjesa e fundit

Dritat e sallës së kinemasë u ndezën. Në të njëjtin moment filluan duartrokitjet e të ftuarve së Premierës së filmit. Regjizori bashke me stafin dhe aktorët u ngritën në këmbë dhe përshëndesnin e falenderonin duke tundur kokën ose lëvizur dorën ashtu siç bëhet kur përshëndeten të tjerët. Enriko.T ishte në filmin e tij të tretë si skenarist dhe regjizor. E kishte krijuar vetë këtë film e pati shkruajtur çdo fjalë të skenarit.

Të gjithë aktorët e filmit po vinin t’i shtrëngonin regjizorit 32 vjeçar, dorën dhe shkëmbenin urimet e rastit njëri-tjetrit.

Sapo ishte shfaqur premiera e filmit “Kështjella e të dashuruarve”. Enriko po kërkonte me sy aktoren e re me rolin e princeshës. Por ajo ndodhej e rrethuar nga të dhjetëra të ftuarit e qe e pamundur t’i afrohej.
“E takoj më vonë në klub” tha me vete ai. I heshtur pranë tij qëndronte “poeti” i filmit artistik. Me rolin e tij ishte nyja që lidhte suksesin me dështimin e filmit. Fjalët e tij, loja e tij si aktor qe mjaft domethënese.
– A e di se ç’të them o poeti i princeshës ?- i tha tjetrit që e ndiqte çdo hap. -urdhëro Enriko, ma thuaj si t’u duka?-
Regjizori do të donte të zgjidhte mirë fjalët por i ra shkurt e me përtesë. – Je i madh! E ke qarë rolin tënd. Të lumtë!- i tha duke i hedhur krahun mbi qafë siç bëjnë shokët e ngushtë.
Klubi i kinemasë vlonte nga njerëzit e shumtë. Hajt gëzuar, suksese, komplimente! Këto qenë fjalët që dëgjoheshin pa rreshtur atje midis gotave me pije të shumta.

-Ç’kemi vogëlushe?- i tha ai Matildës, aktores së filmit me rolin e princeshës. Ajo mbante ndër duar gotën e hollë të shampanjës dhe sapo e pa, iu drejtua atij. Matilda nuk foli por piu një gllenjkë shampanjë, me shumë ngadalë. Mbase po i tregonte thonjtë e saj të lyer ngjyrë blu.

- Unë e dija se është Princi ai që ëndërrohet i kaltër, dhe jo thonjtë e princeshës,- i tha Enriko duke qeshur. Qeshi edhe ajo. E pastaj u përqafuan. - Përgëzime zoti regjizor!-. tha Matilda ndërsa mbështeste kokën mbi kraharorin e atij. Ajo qe më shtatshkurtër se ai.

-Ti më zgjodhe për pamjen time apo për aftesitë e mia si aktore? - Matilda ti je aktore fantastike, aq sa unë tani dua të të quaj Karolina, si emri yt në filmin tonë – dhe pa marrë frymë ai vazhdoi të fliste pa u rendur, ashtu siç bëjnë autorët e frymëzuar. Njerëzit kënaqeshin deri në lodhje kur bisedonin me autorë në kulmin e frymëzimit. Ajo e largoi kokën nga kraharori i tij dhe e pa në sy.

“ Magjistar dashurie. Hajdut zemrash “ mendoi Matilda ndërsa ai fliste po ajo se dëgjonte më. Të gjitha fjalët që llomotiste qenë të shkruara në mimikën e tij, në sytë e regjizorit.

- E kuptoj që po lodhësh nga këto llafet e mia, dhe s’ka gjë më të poshtër sesa të lexosh tregimin e një autori të eksituar, dhe ti në sytë e mi po lexon epshin tim. -
- Çfarë? Epsh? Ha ha ha!- Jo Enriko mos ma thuaj këtë! Tashmë duart e tyre të qëndronin të bashkuara fort, derisa ai e përkëdheli i pari. Edhe ajo e ledhatoj ëmbësisht te duart, e pastaj i shtrëngoi gishtërinjtë. Po i shikonin të gjithë të ftuarit me cep të syrit. Siç dukej po prisnin ndonjë pythje e kështu do të kënaqeshin me thashetheme. Regjizori Enriko u puth me aktoren Princeshë do thoshin gjithandej nëpër darka dhe klube vallëzimi. Ndoshta do ta tregonin këtë edhe kur të shkonin te mekaniku, dentisti apo në Kioskën ku blinin gazetën.

Ai përkuli kokën dhe i tha te veshi, ashtu siç bëjmë kur themi ndonjë sekret. – për ty po mendoj, sepse të adhuroj. Per ty Matilda dua të jetoj, pasi të dashuroj!

Ha ha ha qeshi ajo duke e larguar kokën. Matilda e dinte qysh gjatë xhirimit të filmit se ai i vardisej.U mendua pak dhe pastaj tha :- po mirë më dashuro sa më shumë, sa më ëmbëlsisht. Tregoje klasin tënd, më dashuro edhe me fjalë ashtu si në filmin tonë. Dua të më dashurosh edhe me fjalë, jo vetëm me vepra. Unë dua me çdo kusht të dëgjoj fjalët e tua përkëdhelëse. Unë jam femër dhe kam nevojë për dhembshuri, ndjenja, ledhatime, madje edhe lule të bukura, e letra dashurie. Me pak fjalë dua; dashuri artistike. Pas kësaj ajo e puthi me vrull, sikur të mos kishte parë kurrë mashkull gjatë jetës. Në klubin e kinemasë shpërthyen duartrokitjet e ndoshta zilia... Enriko e kishte pritur për një kohë të gjatë këtë puthje. Gjatë xhirimit të filmit e kishtë humbur mendjen pas aktores Princeshë e këtë e kishin vënë re të gjithë bashkëpunëtorët.

Pas pak ai i tha: - Për ty e dashura Matilda krijova një Keshtjellë dashurie.

-Për ne të dy,- iu përgjigj ajo dhe e puthi përsëri. Kësaj here qe krejt e papërmbajtshme ndaj e lanë festën për t’iu drejtuar banesës. –jam e jotja,- I tha ajo kur hipën në Taxi pa i ndalur puthjet. Mezi po prisnin të mbërrinin në shtëpinë e atij që të festonin premierën e filmit, dhe natën e parë të dashurisë së tyre.

Dashuria ndonëse e plagosur dhe deri diku e vyshkur ende mbijetonte…

Në njëfarë mënyre dashuria përsëritej ose rilindte pas çdo atentati e masakre ç'njerëzore.

      Erion Selmani


Tetor 2010 * Vlorë-Terni

Tregim i ri / Fragment

Meqënëse tregimi i ri është pak i gjatë. Do ta sjell këtu pjesë-pjesë. Ja një fragment i shkurtër që përzgjova për ju.

Lexim të këndshëm!
Kështjella e të dashuruarve
-Ju shkruani edhe poezi dashurie.A mund të më thoni; Sa dashuri mund të përmbaj kjo kështjellë e vogël?- e kishte pyetur ajo gjatë drekës pa ua ndarë sytë duarve të tij kur ai prekte gotën e verës apo pirunin e thikën. “paska duart e buta si ai që shkruan, ose ai pianisti i orkestrës me gishta të hollë dhe të gjatë”. Ky ishte mendimi që e përshkoi ndërsa priste përgjigjen. Ajo kishte pasur gjithmonë dobësi thuajse mahnitje për duart e meshkujve.

-Nëse më lejoni do të thoshja se ky është i vetmi vend në botë ku mund të lexohet një poezi e gjallë. Natyra përreth, e pjesëtuar nga bedenat që fshehin disa pamje, ashtu siç fshehin njerëzit pjesët intime; rrugicat që duken e përdredhura si përdredhjet e mbase përkëdheljet e çifteve në shtrat.
Bukuria e fustanit tuaj të kuq që po e shoqëroni me buzëqeshjen, janë elementët më të çmuar për të krijuar vargje të panumërta, e të gjitha keto së bashku, janë i vetmi Koktej i parealizuar deri më sot nga të tjerët. Sepse ju jeni Princesha e cila keni misionin të krijoni një Oaz dashurie, në mes të gjithë kësaj bote, apo si ta quaj ndryshe: shkretëtirë e urrejtjes. Në mes të shkretëtirës së urrejtjes, zilisë, komploteve, hakmarjes e gjakderdhjes, persekutimit e dhunës, ju do të krijoni një oaz unikal.
Nuk them Eden, por si të them: Vetëm dy hapa larg kopshtit të Edenit, thënë ndryshe; pragun e parajsës. Atë parajsë që vetëm dashuria na jep me kënaqësinë e saj, apo me iluzionin se e kemi tejkaluar, kaluar kufirin, ndofta edhe kapërcyer ylberin.- poeti i ri as vetë s'kuptonte se ku i gjente fjalët.
Karolina s’kishte pasur guxim të bënte pyetje të tjera dhe sikur të donte të ndërronte bisedën urdhëronte kamerierin të sillte ëmbëlsirat.

 nga Erion Selmani
p.s së shpejti tregimi i plotë. Le të shohim... ende s'jam gati.