14/06/09

Sa libra lexon Shqiperia virtuale?

E kam pyetur disa here veten per kete dhe kam disa pergjigje jo perfundimtare!

N.q.s ti i nderuar mik je autor i ri sigurisht te ka lindur pyetja sa lexues do lexojne krijimin tuaj.
Une s'di sesa libra shiten neper librari, por le te flasim per librat eletronik.
Shqiperia virtuale lexon shume, po te marrim parasysh se interneti na jep miliona gjera per te pare e shijuar, e veshtire se gjendet koha per libra. E megjithate populli lexon.
Sa persona mund ta shkarkojne nje e-book brenda vitit?
Kjo varet nga argomenti qe trajtohet (per mendimin tim) e natyrisht nga reklama.
Nuk dihet saktesisht se cila eshte tema me terheqese per lexuesit, prandaj s'mund te krijojme nje strategji te persosur per kete

Nga pervoja ime personale them se librat eletronik falas mund te kapin mesatarisht deri ne 1500 shkarkime brenda vitit. Ne keto 1500 shkarkime s'do te mund te mesojme kurre se sa persona e lexuan librin, pasi ka njerez qe shkarkojne libra pa i lexuar deri ne fund, ashtu sikurse ka te tjere qe i lexojne e dergojne tek shoket me email duke e kthyer ne nje zinxhir te stergjate shperndarjen dhe leximin e krijimit.
Po te kesh reklame/recensione ne Faqet e fuqishme web. Ato me mijera vizitore ne dite, atehere 1500 lexues autori i gjen brenda javes ose maksimumi 20 dite. Gjithsesi s'ka rendesi nese shperndarja zgjat 20 dite apo nje vit, kryesorja eshte te mberrish tek lexuesit.
Deri tani pas shtate muajsh nga publikimi i librit tim argetues "Anija e dashurise" kam statistika te rregullta per afersisht 1280 shkarkime dhe perveç kesaj ekzistojne dy linke jashte kontrollit te statistikave te mia.
Le te themi me hamendje se do te kete 1500-2000 shkarkime brenda vitit. Shifer modeste por, jo e vogel. Mbase me pak reklame do te mberrinte tek me teper lexues, por s'ka problem pasi gjate jetes ka kohe plot edhe per publicitet.

Ka autore te tjere te rinj qe kane arritur suksese me te medha e ka ca te tjere qe kane ecur akoma me keq se mua.
Lexuesit duhet edhe te njohin pak autorin perpara se ta lexojne, sepse bie fjala une nuk blej ose shkarkoj librin e pare qe me del perpara. Pra kalohet nepermjet nje procesi te gjate njohjeje. Numri i lexuesve varet shume se sa i njohur eshte autori ne web perndryshe statistikat nuk kane meshire dhe njerezit te lexojne shume te pakte ne numer.
Duhet te jesh edhe pak emer i njohur neper bloge e forume perndryshe as qe mund te enderrohen 1500 shkarkime ne vit. Troç muhabeti njerezit nuk e ngarkojne kompjuterin kot me libra/file te nje autori te panjohur.
Po atehere sa here do lexohet libri X nga shqipfolesit ne internet? Mendoj se mund te lexohet nga rreth tre-kater mije persona ne vit, e me kalimin e kohes ata shtohen. Kaq eshte maksimuni i Shqiperise virtuale.
Gjithsesi po flas per libra me fat ose thene ndryshe disi te suksesshem.
Ok, por tek e fundit ç'rendesi kane statistikat? Kryesorja eshte qe ti autor i ri e botove krijimin tend. Te njejten gje bera edhe une.:)
P.S
e shkruajta me nxitim dhe jane vetem mendime personale. Jo tjeter.

1 commento:

Erisel ha detto...
Questo commento è stato eliminato dall'autore.