16/08/08

Kush e shijon më shumë s....?

Dhe lind pyetja "fatale". Madje përtej fatales sepse këto ditë po bëhet në dhjetèra Forume njëkohësisht, që do të thotë se po bëhet nami-:))
Kush e shijon më shumë seksin? Meshkujt apo femrat.
Përgjigjen e kësaj pyetjeje, vështirë se mund ta jepte edhe shkenca. Prandaj në mungesë të përgjigjes së madhe, mund të behet një arsyetim i thjeshtë, ndonëse gjatë marrëdhënieve seksuale njerëzit kanë dëshirë, epsh apo tjetër por arsyeja zhduket. Të paktën në sekondat finale.

Ja replika ime në një Forum :- Ky faktor nuk varet nga gjinia femerore apo mashkullore. Varet nga personi. Ka njerez qe dijne te dhurojne e marrin kenaqesi, ashtu sikurse per fat keq ka edhe disa persona te pakte ne numer qe vetem japin vuajtje dhe dhimbje:Kryesorja eshte qe te bejme perzgjedhjen tone, ne trurin tone. Te japim kenaqesi apo dhimbje.? Te marrim si kompensim te njejten gje apo jo? Kenaqesia e seksit nuk lind tek penisi apo klitori. Kenaqesia totale apo orgazma sublime lind se pari brenda zemres se te dashuruarve dhe brenda mendjes se tyre.GJITHÇKA qe mbetet eshte veç një detaj i paperfillshem!
-----
Kuptohet që në mungesë të një prove apo spjegimi shkencor edhe unë mund t'ja kem futur kot.
Në këtë temë secili prej nesh mund të ketë të drejtë, po aq sa në të njëjtën kohë bën vaki të jetë në gabim.
Kam përshtypjen se rashë pre i të përgjithshmes duke folur për këtë temë të kudondodhur. Por, më bërën përshtypje disa replika banale kur e krahasonin dashurinë dhe ndjenjat e çifteve me "krruajtje veshi" e disa të tjera krahasime banale. Dhe dua të theksoj se penetrimi brenda asaj nuk është thjesht "krruarje", por një akt madhështor dashurie, respekti, besnikërie, dhe ledhatimesh të përjetshme. Pse jo!?

07/08/08

Dy poeta që admiroj në blogosferë

U dashurova përfundimisht me poezinë kur lexova të mrekullueshmit Adem Berisha dhe Përparim Hysi.

Ai është poeti i dashurisë njerëzore dhe paqes.
Baca i nderuar Adem Berisha ka botuar përmbledhjen e bukur me poezi "Krenaria dhe pikëllimi".
Kushtuar vendlindjes së tij të dashur Kosovës dhe mbesës së tij, vogëlushes së artë Diellza e cila për fat të keq ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Bacë Ademi me vargjet e tij e prek lexuesin thellë në zemër, e trishton lexuesin, e gëzon dhe njëkohësisht i jep kurajo për të përballuar vështirësitë e jetës. Kur lexova biografine e tij të shkurtër e kuptova që vetëm vullneti, forca shpirtërore dhe dashuria për jetën të jep mundësinë për të fituar betejat e panumërta dhe shpeshherë të pamëshirshme, fatkeqësisht.! . Ai me familjen e tij ka patur forcë dhe kurajo mahnitëse, madje edhe Zemër fisnike, e madhështore për të fituar betejat e jetës dhe për te qenë përherë Zotni i nderuar, sot edhe krijues i pëlqyer.
Poeti shqiptar nga Republika e Kosovës, xhaxhi Ademi rrëfen këtu me pak rreshta jetën e tij
-----
I preferuari im Z. Përparim Hysi është poeti i rimës, dhe tregimtar që përcjellë qetësi shpirtërore tek lexuesit.
Ndërkohë që poezia e tij është plot rimë dhe art, proza e tij është e thjeshtë e këndshme, artistike dhe shumë njerëzore.
I nderuari miku im Z. Hysi admiron gjërat e bukura të jetës, ka gusto dhe ndjenja. Poezia e tij është sidomos triumf i ndjenjave dhe dashurisë.
Në disa raste kam lexuar mallin e tij të madh për Shqipërinë e largët, atdheun që shumëkujt prej nesh situata, tranzicioni, çmenduria e politikanëve na e mohoj, ose largoi, ndoshta për shumë kohë, fatkeqësisht.
Poeti Përparim Hysi jeton në SHBA dhe është vazhdimisht i vëmendshëm dhe inkurajues ndaj talenteve të reja në blogosferën tonë. Ai është miku i gjthë autorëve të rinj. Ka botuar katër libra me poezi dhe prozë. Krejt natyrshëm të gjithë neve admiruesit e tij po presim me kënaqësi dhe durim librin e tij të pestë. Atë më të bukurin! Po të dëshironi mund të njiheni më mirë me poetin këtu
Një poet i madh ka thënë "Kombin e bëjnë poetët"