Ti i nderuar lexues je i/e bukur i sjellshem dhe habitesh pse te tjeret te nenvleresojne. Per mendimin tim te kane zili dhe kjo zilia qenka ndjenje e poshter. Zilia eshte ne gjendje te shkaterroi njerez, qytete dhe ndoshta shtete e Principata te begatshme.
E cili eshte qellimi yt ne jete?
E kuptova qe paske me teper se nje synim per te arritur. Ti je ambicioz/e dhe krejt natyrshem i do te gjitha gjerat njekohesisht. Ketu fillon disfata jote sepse s’ke force dhe as kohe matematike t’i arrish te gjitha njekohesisht. Pra, fillo t’i besh gjerat nje e nga nje e çoi deri ne fund. Perfundo njerin nga synimet dhe pastaj fillo me tjetren. Me kalimin e viteve do ta kuptosh se jeta eshte shume e shkurter per te realizuar gjithçka por mos u merzit sepse edhe te tjeret para teje nuk kane bere me shume se ty.
Tani ka ardhur momenti me i veshtire per ty. Ke ngelur vetem, por ti nuk je asnjehere vetem. Brenda teje ke nje bote te pasur ne shpirtin tend. Gjate jetes te tjeret do te te genjejne, do te te mashtrojne, vjedhin e ofendojne, por ti mos u dorezo. Ne njefare menyre do te rivendosesh ne vend dinjitetin tend, jo me hakmarrje por me zgjuarsi. “Hakmarrja” jote do te jete suksesi yt modest, ne pune, dashuri, apo art e sport. Tregohu i shkathet.
Ki besim dhe respekt per vetveten pa i zene shume bese te tjereve. Ne ditet tona besa ka rene ne duart e keqberesve.
Jeto e argetohu sadopak. A te kujtohet ajo vajza qe te buzeqeshi ne rruge? A te kujtohet se si te ngulnin syte vajzat ne plazh? Ja pra ti lexues je i pashem ose keshtu i dukesh dikujt, prandaj bej qejf pavaresisht nga zilia apo keqdashja e te tjereve.
Ti lexuese mundet te jesh e re dhe shume terheqese. A te kujtohet se si te vardisen djemte? Por ti kerkon princin e kalter si ne perralla. Princi i imagjinates tende nuk ekziston por prapeseprape ti do zgjedhesh nje nga me te bukurit e qytetit tend.
Gjate jetes mund te ndodhi te te tradhetojne shoket e te afermit. Per fat te keq mund te ndodhi edhe kjo, por ti mos u merzit. Trego klas dhe largohu nga ata. Kryesorja eshte qe ti ta kesh ndergjegjen e paster. Kur e ke ndergjegjen e qete atehere edhe dhimbja e pamase qe te shkakton tradhetia, mund te shnderrohet ne qetesi shpirterore. Jo te gjithe e meritojne miresine tende te tepruar. Asgje nuk kthehet mbrapsht keshtu qe nuk te ngelet tjeter veçse te ecesh perpara.
Miresia jote ndoshta e tepruar kthehet ne dehje per te tjeret. Atyre do u erresohen syte dhe nuk e besojne se ti mund te ndryshosh karakterin tend te bute, te embel, bujar. Dhe ketu bejne gabimin fatal. Te dehur ne menyre te papare nga “suksesi” i poshtersise se tyre, do te fillojne te gabojne dhe do te bien ne gracke me kembet e tyre. Ti je njeri fisnik e bej jeten tende, po mos u bej keq. Njerezit e poshter shkaterrojne vetveten me duart e tyre.
Mos i perserit gabimet e vogla qe me kalimin e kohes shtojne volumin e tyre duke u bere gjigante. Mos u beso lajkave te te tjereve pasi e kane gjithmone nje qellim te fshehte. Lajkat jane strategjia kryesore e mashtruesve.
Ne jemi te pafuqishem per te ndryshuar te tjeret, dhe perdite duhet te gjejme forcen per te ecur perpara dhe per te arritur ate qe duam. Pa harruar se sukseset e ndershme edhe pse jane shume modeste kane tjeter shije dhe jetegjatesi po t’i krahasojme me ate qe arrijne njerezit e poshter. Ata arrijne t’i marrin shume gjera pa sakrifica, gjera te cilat jane te destinuara tu dalin per hundesh. E gjithe kjo me shume dhimbje.
Ti lexues je djale ose vajze fisnike. Tregohu i mire dhe i vendosur gjate jetes. Kur ti do te dalesh ne rruge do ecesh me kryelart . Kur ti do te futesh ne shtratin tend te ngrohte, do flesh gjume i qete. Edhe pse te tjeret mendojne se ti po vuan miresine tende shpirterore. Shsshtttt , hesht! Mos i trego asnjeriu qe ti je ne kulmin e qejfit:)
Erion Selmani
http://erisel10.blogspot.com/
Nessun commento:
Posta un commento