28/09/07

Nudo zhgenjyese


Perballe njeri-tjetrit, me ne fund lakuriq. Ka raste qe na vjen turp nga lakuriqesia jone, dhe thuhet se meshkujt ne pergjithesi u vjen pak turp te ecin nudo neper dhome kur ajo i ndjek me sy, paçka se mund te kene bere 10 here dashuri me ate femer. Ndersa femrat kane turp heren e pare, por me pas ajo s'ka aspak ndrojtje te qendroj e zhveshur perballe mashkullit, as kur shkon ne banje e as kur ben dush.
Ndodh qe t'a imagjinojme me te bukur partneren/in para se te bejme dashuri. Sidomos femrat jane me zhgenjyese, ngaqe me veshje dhe truk ato mbulojne difektet ne trup dhe fytyre.
Por vjen dita qe e sheh pa truk ne mengjes, dhe habitesh perse je lodhur aq shume!
Te habit dhjami, celulite e saj tek kofshet dhe vithet qe te ishin dukur teper joshese kur ajo vishej me pantallona etj,. qe fshihnin mjeshterisht difektet.
Zhgenjimet jane pjese e jetes tone, dhe eshte me mire te shohesh nje nudo zhgenjyese sesa asgje fare.
Edhe meshkujt nganjehere zhgenjejne femrat kur ata zhvishen, pasi edhe format e permasat e tyre jane shume te paparashikuara. Ku t'a dish se çka i pelqen e si i pelqen asaj?!
Ne njohjet virtuale ka me teper gjasa per t'u zhgenjyer, sepse e imagjinojme personin tjeter shume te bukur me syte e mendjes. Ndoshta gjate shkembimeve te fotografive via e-mail mund te pesohet goditja e pare. Ajo/Ai nuk eshte si e kemi imagjinuar. E çfare ti thuash per shembull vajzes X pasi ke pare foton e saj? S'mund t'i thuash qe je e shemtuar, pasi eshte mungese edukate.
Ne keto raste mendoj se ja vlen te behet nje kompliment, qofte edhe fallco, dhe me lezet nderpriten marredheniet.
Duke lene menjane zhgenjimet apo iluzionet s'duhet harruar qe secili/a ka bukurine e tij, sidomos kur sheh punen e vet dhe eshte i ndergjegjshem per ate qe vlen.

25/09/07

Vardisje

Eshte mjaft e lodhshme t'i vardisesh dikujt, por lodhja mund te shnderrohet ne vuajtje sidomos kur nuk arrihet fitore. Secilit mashkull mund t'i kete ndodhur t'i vardiset ndonje femre, ose anasjelltas pa korrur sukses. Meshkujt jane me te prirur per vardisje ngaqe femrat qendrojne zakonisht ne pritje. Vetem se kur vajzes i mbushet mendja t'i vardiset ndonje djali, atehere zoti te ruajt!
Ajo e kerkon me bindje fitoren, te cilen beson se e meriton 100%. Sigurisht qe ne shume raste kane te drejte te besojne te fitorja.
Ka njerez teper kembengules ne vardisjen e tyre, derisa shnderrohen te bezdisshem per te mos thene te dhunshem.
Vardisja kembengulese eshte e pashmangshme ne disa raste kur Suksesi kerkohet me çdo kusht e me gjithe zemer.
Gjithsesi askush nuk vlen aq shume sa t'i vardisesh deri ne pergjerim.
Femrat jane disi me te rafinuara ne vardisjet ndaj djemve, aq sa nuk kuptohet qarte nese po tallet apo po kerkon njohje.
Ato jane dhe do te jene perjetesisht te mistershme per meshkujt, dhe ende s'ka filozofira bindese per te larguar misterin.

Kembengulja e tepruar mbetet gjithnje mungese klasi, ngaqe gjerat e tepruara s'kane lezet.
Ndoshta shume gjera mund te evitoheshin nese jemi ne gjendje te kuptojme se deri ne çfare pike ja vlen dhe kemi te drejte te ngulim kembe. S'duhet harruar se te tjeret s'na kane borxh t'u bredhim nga prapa si hije, apo ti bombardojme me sms dhe e-mail.
Askush nuk ka te drejte te bezdisi te tjeret deri sa u fillon dhimbje koke.
Eshte e natyrshme qe ta provojme deri diku, por jo te kembengulim pafundesisht.

Po sikur te hapnim syte dhe te kerkonin njohje me njerez te tjere, ndaj te cileve s'kemi nevoje ta ekzagjerojme me kembengulje. Pasi verdalle nesh ka shume vajza e djem qe pranojne te bejne dashuri pa qene e nevojshme vardisja e gjate, e lodhshme ose e kot.

18/09/07

Fragmente dashurie

Shkëputa këto pjesë nga dy tregimet e mia të mëparshme

E dija qe ty te nevojitej koha jote, shpirt! Je shume fisnike! “ pati shqiptuar fjalet pa i besuar vesheve. I dukeshin fjale qe ai s’mund t’ia thoshte, por duke qene se e kishin prekur fjalet dhe trupi i saj nudo ishte me mire qe ai beri nje kompliment, ledhatim, ndoshta ate te fundit, prandaj perseriti disa here si i marre fjalet : “ je si shpirt! Je shume fisnike! nderkohe qe vajza po shtrihej ne krevatin e tij duke u pozicionuar sa me mire per te gezuar,”shijuar” depertimin e Rudit. Kesaj here ne brendesi.
---------
Po ta them troç që unë çmendem vetëm pas teje dhe habitem sesi mund të më rezistosh?! -Imagjino ne të dy duke shijuar buzët e njeri-tjetrit, sikur të provoje përkedheljet e mia, të dëgjoje rènkimin tim të eksituar! Do te doja të puthja sytë e tu, buzët e tua të ëmbla dhe të të lëpija, puthja e thithja çdo pjesè të trupit tënd. Parajsa qëndron këtu pranë teje dhe t’i vetëm duhet t’a pranosh që ke dëshirë të shkosh në parajsë, e gjithë kjo mund të ndodhi po të më pranosh mua, dhe rrugën drejt parajsës s’mund të na e ndërpresi askush, ngaqe ne të dy e meritojmë këtë kënaqësi sublime!
------
Bënë dashuri midis ngricës, mbrapa nje peme. Nuk mund të shtriheshin përtoke se kishte dëborë prandaj ajo mbèshteti duart te trungu dhe ai nga mbrapa plot kënaqësi dhe zjarr (zjarr i domosdoshëm për temperaturën – 6°) e penetroj në pozicionin lopthi. Po bënin dashuri plot ëndje. Ai e shtynte plot qejf dhe duke qenë se vajza ishte me trup të vogël ai i ledhatoj e shtrëngoj pa vështirësi së pari gjoksin e pastaj poshtë …. . Ishte shtytja e tij dhe njëkohësisht masazhi intim qe i dhane asaj kënaqesinë. Me kalimin e kohës ai kishte mësuar deri diku sesi u pëlqente femrave masazhi intim te klitori, paçka se nuk ishin të gjitha njësoj, me pak delikatesë e ndjenjë, ndoshta edhe me pak talent; suksesi arrihej. – Es hat mir sehr gefallen ( më pëlqeu shumë)!- tha ajo plot buzëqeshje.“Ku m’i gjen këto fjalë kjo? Unë do sëmurem, e kam prapanicën akull” mendoi ai. Ai e përkëdheli sërish.- Faleminderit ëmbëlsirë!

E.S

15/09/07

Pizza ne shtepi (vazhdimi)

Kuptohet qe ne shtepi nuk i ke te gjitha kushtet per te pergatitur pizza. Nevojitet nje tavoline mermeri kur i ben, ndersa une i bera mbi derrase dhe pica nuk merr forme kollaj. Ne lokal une nuk perdor tave per pjekje, sepse nga mermeri picen e shkeput, kurse ne shtepi mbi derrase brumi ngjitet.
Nejse. Miqte e mi ngelen te kenaqur dhe me kane prenotuar per ditelindjen e nje femije. Do bej pica per shoket e klases se vogelushit. Do te jene 25-30 kalamaj. Vetem se ne keto raste ndodh qe me "ngacmon" mamaja e ndonje vogelushi. ;))

Pizza ne shtepi





Dje bera disa pizza tek shtepia e disa miqve te mij. Furrin e kane te mire, punon me dru ne pjesen e poshtme dhe jo aty ku behet pjekja. Temperatura ideale per pjekje eshte 400° , ndersa furri eletrik e kryen pjekjen ne 270° megjithese s'kam punuar asnjehere me furre eletrik dhe s'mund te flas me kompetence. Brumi ku kam bere nje kryq me thike eshte pergatitur me dore dhe lihet te pushoj te pakten 3 ore i mbuluar me nje pecete kushine te lagur me uje. Kryqi i behet qe brumit t'i dali ajri dhe vjen me mire. Foto ne qender jane pica te te thjeshta me vaj ulliri e kripe, rozmarine siper. Kjo pice prihet ne mes dhe mund te mbushet me proshute, ose feta sallami, spinaq, lakra te egra, djathe etj, sipas deshires.


Nuk jap receta per brumin, ngaqe e kam sekret, por mund te them se me mire te perdorni uje te vaket dhe jo te ftohte, ngaqe brumi vjen me mire. Te pakten ne rastin tim.










12/09/07

Trishtimi Kuqezi

Ah sa pa fat qe jemi ne tifozet Kuqezi! S'kemi rast neve per gezime. Do na e helmojne zemren gjithmone ne fund. Po mire, kur do vije ajo dite qe do te gezohemi pak?
Luajtem mire kunder Hollandes dhe humbem 1- 0. Barazimi do te kishte qene i drejte por siç e pate, golin na e anulloj arbitri.

Ju lumte tifozeve Kuqezi qe e mbajten te gjalle stadiumin. Ata qene me te miret ne "Qemal Stafa"!
Siç ndodh shpesh per ne, u zhgenjyem rendshem.
Meritonin me teper apo jo, kjo s'ka rendesi. Kryesorja eshte qe dolem me duar bosh nga fusha, per fat te keq.
Gjynah!

10/09/07

Mish ne hell


Per ata qe pelqejne mishin ne hell.
Kjo eshte nje pate dhe e poqa ne hell dje ne dreke. Siç shihet mishi vendoset ne njefare kafazi te hekurt dhe lidhet me spango. Pata leviz me ngadale vete, ngaqe helli punon me korrent.
Zjarri qe shihet keq ne ngjyre te bardhe nuk duhet te jete shume i larte, ngaqe pjekja e ngadalte jep me teper shije. Edhe po te digjet pak lekura s'ka problem pasi gjate ngrenies mund t'ia heqim.
Kjo "recete" vlen edhe per pula, gjel deti, lepuj etj.
Para se ta vendosim mishin ne hell e lyejme me kripe derisa te behet pak i bardhe. Kripa duhet te jete e bollshme me qellim qe te depertoje ne brendesi te mishit. Pastaj i hedhim edhe vaj ulliri te perzier me kripe e pak piper te zi.
Po te jete pula/pata e majme i bejme disa vrima tek kraharori dhe i fusim pak rozmarine dhe thelbinj hudhre. Gjithashtu i fusim brenda tek pjesa qe kemi çare kur i hoqem te perbrendshmet hudhra, rozmarine dhe vaj ulliri. Kjo do t'i jepte shije nga brenda.
Vjen momenti per ta pjekur. Pjekja zgjat te pakten dy ore e kusur, perndryshe pjekja e shpejte i heq shijen. Kur mishi fillon te mari ngjyre pergatism ne nje pjate te thelle vaj ulliri, kripe e piper te zi. Me nje luge i hedhim pak nga pak kete vaj siper mishit ne hell. Kjo e ndihmon qe te mos digjet dhe shton shijen. Kjo duhet perseritur te pakten 3-4 here gjate pjekjes.
Hudhrat, gjate pjekjes mund edhe te shkeputen nga mishi qe rrotullohet, por shija e hudhres mbetet. Eshte vertete shume e shijshme por kerkon pak pune dhe kushte per te gatuar.
Keto qe ju tregova jane sipas asaj qe kam mesuar ne Umbria/Itali.
Fotot i bera une dje, gjate pjekjes dhe mund te them qe hengra shume. U kenaqa une dhe mysafiret.

Qeni im



Ky eshte qeni im Bobi. Qen mistrec! e bleva ne mars te ketij viti 50 euro. Hera e pare ne jeten time qe paguaja per nje qen. Eshte edhe blerja me e rralle qe kam bere ndonjehere.

Ne foto une po e marre me te mire ngaqe levizte kabllin e korrentit pertoke, i cili me duhej per te pjekur paten ne hell. Une e ledhatoj rralle ngaqe me vjen peshtire dhe menjehere laj duart. Nuk e fus ne shtepi dhe kur ai me lepin kepucet ja fus me shqelm. Jam qejfli kepucesh dhe shpenzoj shume per te blere kepuce te bukura. Bobi ha makarona, konserva mishi per qen, biles i pelqejne edhe fiqte. Kam nje peme fiku ne avlli dhe rrush me ere. Nuk i jap kocka ngaqe thone se qente italian demtohen dhe kane probleme me tretjen. Qente italian jane shume delikat per tretjen e ushqimit.;-) Wow! Keto dite dua te bie pak ne peshe dhe gjysmen e racionit tim te makaronave ja jap Bobit. Qeni im e ka kuptuar qe jam kuzhinjer i talentuar, hahahaha

05/09/07

Femrat kerkojne meshkuj pasanik

Sipas nje studimi ne Indiana University ne Bloomington (USA), meshkujt kerkojne te zgjedhin partneren per dashuri ndersa femrat kerkojne meshkuj ne gjendje te mire ekonomike.
Nuk duket se ka ndonje te pazakonshme deri ketu. Vetem se ky kerkim shkencor bazohet per here te pare ne takimet e shpejta, aq ne mode sot "speed date". Pra, takimet qe zgjasin 300 sekonda ne lokale qytetesh te ndryshme. Jane ato takimet e organizuara ku paguhet nje kuote e vogel per t'u anetaresuar. Pra, ne vetem pak minuta takim dhe ajo menjehere mendon interesin e saj. Po sikur takimi te zgjaste disa ore?!
Perballe njeri-tjetrit per pak minuta duke shkembyer disa batuta e pastaj kalohet tek pretendenti i ardhshem. Ne fund te kesaj "loje çiftesh" secili pjesemarres duhet te thote se cilin person do te deshironte te takonte perseri. Nese zgjedhja e asaj perputhet me ate te atij e anasjelltas, atehere do te kete nje takim te ardhshem.
Studjuesit kane vene re se mashkulli do te donte te tijen femren me terheqese midis atyre qe i pelqejne. Ai nuk mendon gjate per perfitime materiale. Kerkon njeriun e pershtatshem e me te pashmen. Kurse femrat ne pergjithesi do te zgjidhnin me kenaqesi nje mashkull premtues nga ana ekonomike. Ato duan garanci per nje jete pa probleme.

Ngadonjehere duhet te jemi te lumtur neve, jo/pasaniket.

Studimet mund edhe te jene te sakta ashtu sikur mund edhe te jene te pasakta. Veshtire te kuptohet saktesisht bota e brendshme e secilit.
Mendoj se nuk mund te pergjithesohen gjerat, ngaqe jo rralle njerezit joshen nga pasuria por shume shpesh pushtohen nga dashuria e braktisin idene per t'u bere te pasur, vetem per dashurine e sinqerte. Ate me te bukuren! Dhe dashuria jo perhere eshte fitimprurese nga ana financiare. Vetem se kur dy persona i binden zemres ka fitore te madhe. Ngaqe kane me shume shanse te jetojne te lumtur. Lumturia ne disa raste ose me mire te themi ne shumicen e rasteve, nuk blihet. Ajo meritohet.

03/09/07

Tre fjale, dy buzeqeshje e nje veshtrim




Hera e fundit është edhe më e bukura.
Ndoshta ngaqë e kujtoj me mirë
Ose kesaj here pata me tepër dëshirë
dhe ti më kënaqe deri në delir

Orgazma më e bukur eshte ajo cerebrale
ne të dy përjetojmë këtë kënaqësi fatale
Ti je ajo qe gjithnjë më ke munguar
dhe kete se kisha kuptuar
Sepse kaq shume, nuk qeshe kurre i dashuruar

Kjo dashuri nuk është vetëm ndjenjë totale
por edhe orgazmë cerebrale.
pranë teje çdo gje shkëlqen
dhe asgjë nuk më zhgenjen

Pasi te tjerat qenë vetëm virtuale, ose tepër reale
ndërsa ti je krejt dashnore gjeniale
-- --
Vjen nje dite kur te dobësohet dëshira per spektakel, stile, dhe instikti i "gjuetise" bie.
Ne mungesë të këtyre gjërave, dikush pas shumë humbjesh e fitoresh të vogla, përgatit goditjen e madhe. E krijon pa shumë strategji e më tepër përvojë.

Magjia e përvojes është e papërballueshme. Ai me tre fjale te medha, dy buzeqeshje te embla dhe nje shikim joshes e vendos femren me shpatulla pas muri.
Nuk i krijon enkas ato fjalë e gjeste shpartalluese. Ato i dalin krejt natyrshëm pa asnjë sforcim.
Dhe kur ajo nuk i dorëzohët në këtë menyre, nga përvoja ai e kupton që është kot muhabeti.
Ai e harron atë dhe kërkon femrën tjetër, por pikërisht ajo që nuk ju dorëzua para nje jave me tre fjale, dy buzëqeshje e nje shikim, i shkon nga mbrapa djalit per tre muaj rrjesht duke i vështiresuar njohjen me vajza më të gatshme.

E dikur lodhesh me orgazma shtazore, tashti kërkon diçka më madhështore.

Kërkon orgazmën cerebrale, të cilën ende nuk e ke perjetuar.
Në momentin që truri i shkrihet në kënaqësi dhe shpirti i bie në qetësi Ai e kupton që këtë lloj kënaqësie nuk ta shkaktojne as buzet e bukura, as gjoksi apo vithet marramendese.
Eshtë kënaqesia që vetëm njeriu i mirë mund te ta dhuroj me bujari e mirekuptim.
Prandaj e kupton qe ato kryeveprat erotike të së kaluares mundet edhe të të duken si zhgaravina perballë asaj që ke zgjedhur, paçka se ajo nuk është me e bukur sesa të tjerat.
Megjithatë ai falenderon te kaluaren kaotike, pasi pa eksperiencën e të kaluares asnjë rrugë nuk do e kishte gjetur dot. Madje as atë vajzen që me shumë durim e mirësi e lejoj te bënte ç'ka te donte, e bindur që ai do kthehej tek ajo. Përgjithmonë!
Ai del nga shtepia per të blerë nje buqete me lule. Shkruan nje biletë dhe ja bashkënjgjit buqetës.

" A te la mia Principessa, Maura! Grazie di esistere. Ti amo tantissimo!"
Per sempre, tuo
Erion