15/11/09

Lodhja e promovimit

Nuk e dija me pare por e mesova.
Gjeja me e veshtire per autoret e rinj eshte promovimi i librit. Shperndarja e librit neper librari  apo internet eshte derrmuese dhe kushton shume kohe. Eshte kohe e humbur pasi ate kohe mund t'ia kushtosh shkrimeve te reja.
Ndodh keshtu pothuajse per te gjithe e nuk jam i vetmi.  Per fat te mire lexuesit kane qene bujar me mua dhe s'mund te qahem. Duke bere disa llogari te thjeshta mund te them se jam vertet i lodhur por i kenaqur.
Dhe eshte kjo kenaqesi qe me jep force per te ecur perpara. Ka ca gjera qe ja vlen te sakrifikohesh, veçanerisht kur flasim per pasionin me te madh te nje njeriu. Jeta zbukurohet kur njerezit realizojne deshirat e tyre kryesore por, pasi u realizuan te gjitha atehere ç'kuptim ka jeta?! Pa medyshje them se jeta ka gjera te tjera per te jetuar e shijuar.
Ate qe doja e arrita. Ate qe enderrova e realizova. U nxitova pak por ja qe jam tip disi  i çuditshem:)

Ne fakt libri "Endrrat e thyera" me lodhi shume fare ne disa aspekte. Ky ishte shkrimi im me i dashur dhe me sa kuptova  çdo dashuri perveç kenaqesise te shkakton edhe dhimbje.
Krejt ndryshe "Anija e dashurise", jo vetem qe nuk me lodhi po edhe u argetova tejmase. Libri e beri vete promovimin pa pasur aspak nevoje per sakrificat e mia.

E megjithate jeta vazhdon here me sakrifica, e here me zhgenjime apo iluzione te humbura. Ka raste qe arrihen edhe fitore por fitorja nuk eshte tjeter veçse kurorezimi i punes dhe lodhjes. Fitore nuk do te thote hakmarrje..., perkundrazi.

Mirulexofshim

Nessun commento: