Me sa duket eshte pakesuar disi mahnitja pas blog-ut dhe tashti thuajse te gjithe frekuentojne Facebook per te gjetur shoket e vjeter dhe te rinj. Jam njeri nga ata te paktet qe nuk kam profilin tim ne Facebook dhe s'po e marre vesh pse i behet gjithe kjo reklame ?! Dyshoj se renia e interesit per Blog-un ka shtuar interesin per Facebook, paçka se edhe atje postojne shkrime blog-u.
Eh çfare ka kaq te bukur ky Facebook-u?
E kuptoj qe shume njerez shkojne atje per te promovuar punen e tyre bie fjala artistike ose biznesin. Po perseri nuk ka shpjegim gjithe ky triumf .Ka te ngjare se shumica shkojne atje edhe per njohje te reja e vardisje, pasi vetem keshtu mund te shpjegohet disi numri i miliona anetareve.
Lind pyetja; kush nuk eshte ne Facebook do te thote qe nuk paska miq??
Po, mundet te jete keshtu. Jeta e perditshme na ka mesuar se sa te rralle jane miqte e vertete.
Jetojme ne nje bote ku ka raste qe te tradheton familja, te tradheton shoku i femijerise, te grabit komshiu etj., dhe njerezit shkojne ne facebook per miqesira virtuale?!
Njerezit pasi jane ngopur me miqesi reale dhe virtuale, vjen dita qe i pelqejne te dyja bashke, por me kalimin e kohes shume thjeshte mund t'iu hyj ne qejf edhe vetmia.
E megjjithate kjo (vetmia) eshte kalimtare sepse asgje nuk zgjat pergjithmone.
Dhe do te ishte shume monotone sikur te benim perhere te njejtat gjera.
Facebook, per mendimin tim eshte nje mode e momentit e jo me teper.
Nessun commento:
Posta un commento