Me disa sakrifica të vockla libri im eletronik Anija e dashurisë ka pasur 500 shkarkime, plus shpërndarja me email midis të njohurve të mi në web.
As që kisha shpresa për të arritur deri këtu vetëm dy muaj nga publikimi i Ebook. Jo vetëm që nuk kisha shpresë por më mungonte edhe optimizmi im, jo rrallë i tepruar gjatë jetës time.
Pa eufori them se jam i kënaqur se si po ecën por, sinqerisht mua me këtë krijim nuk më lidh asgje përveç frymëzimit të papritur gjatë stinës së verës. Madje do të doja ta përsërisja që është edhe një deklaratë dashurie për jetën përreth, asaj dashurie që mungon çdo ditë e më tepër për të gjithë njerëzit.
Dihet se jeta është çështje qejfi, frymëzimi e fantazie. Mbase edhe për këtë arsye vitin 2009 kam vendosur t'ia kushtoj argëtimit.
Edhe blog-u nuk më tërheq si dikur. Ndoshta jam i velur me blog.
E vetmja dëshirë që kam është të botoj në të ardhmen dy tregime që i kam fort për zemër.
Nessun commento:
Posta un commento