31/10/07

Ditar, shenime

Blog-u personal eshte edhe njefare pasqyre e shpirtit tone, sidomos per ata me te ndjeshmit. Sot neve bejme blog per qindra arsye, secili sipas deshires apo qellimit te tij.
Ka raste qe mua me ndodh edhe ajo qe une e quaj; Merzitja ne blog, pra behet monotone. Shkoj ne shtrat per te fjetur me mendimin te heq dore nga interneti, e çfare ndodh? Te nesermen une s'kam asgje interesante per te rrefyer por dikush tjeter ka menduar per mua dhe une e vizitoj.
Rifilloj nga e para gjithçka. çeshtja eshte se vizitoret pretendojne. Ata duan te kenaqen kur hyjne ne faqet tona, perndryshe nuk kthehen prape.
Jo rralle, une e ndonje tjeter i kemi kenaqur vizitoret, e shume here te tjera i zhgenjejme. Eshte normale ! Ndonjehere pyes vetveten se kush je ti qe me lexon?! Disa prej jush i njoh, e shumicen s'e njoh.
Here pas here perpiqem te pushoj, te largohem nga kompjuteri sepse kjo do te me freskonte idete. Por, edhe kur shkoj ne plazh apo diku tjeter me pushime une e krijoj mundesine per te hyre ne web.
Do bej nje perpjekje tjeter per t'u shkeputur, qofte edhe per pak jave nga blog-u.

Po jetoj dite te qeta. Jane nga ato dite ku nuk ndodh asgje, por kane lezet edhe ditet boshe.

P.S Ju ftoj per here te fundit te shkarkoni librin tim falas. Mos humbisni rastin e perfitoni nga bujaria ime. Lajmeroni edhe miqte tuaj po ta shihni te arsyeshme.
Bashkohu edhe ti me qindra lexuesit e ketij libri te ri.
Gjithashtu ndonje dashamires i librit tradicional mund ta gjej te libraria online.
Per mua nuk ka asnje ndryshim, nese zgjidhni librin eletronik apo ate ne leter/karte.
Kryesorja per mua si autor eshte qe ju te kenaqeni! Ne qe mirembajme blog-e jemi te gjithe djem e vajza bujare, shkruajme e krijojme dite e nate qe te kenaqim vizitoret tane me çdo kusht.
Ne jemi me dhjetera, qindra blogera/blogista dhe meritojme te degjojme nje fjale te mire me ne fund, edhe nga juve vizitoret me te heshtur.
Mirupafshim
E. Selmani

28/10/07

Nje nga kenget me te bukura!

Disa gjera behen vetem njehere ne jete. Kjo kenge mbetet unikale per ndjenjat e mia! Kur e degjova per here te pare para 10 vjetesh, po jetoja nje periudhe te lumtur. Heren e dyte qe e degjova isha i shpartalluar, por jo i pashprese!
Sot ndihem i lumtur dhe i realizuar!
Aisha! çdonjeri prej nesh ka Aishen e tij ne jete.

Ja dedikoj kete kenge nje vizitores se rregullt te ketij blogu. Edhe pse ajo poshteroj syte e mi te perlotur. Une s'kam ndermend ta urrej, perkundrazi i uroj shume fat! Dua t'i kujtoj qe disa gjera behen vetem njehere ne jete, si kjo kenge, apo si vallezimi Dirti Dancing. Edhe lotet e atij qe dikur e quanin E.. i Vogel, nuk perseriten me.
"Ditet e arta" mbaruan, edhe per ty. Fatkeqesisht!

26/10/07

Cocktail - Tom Cruise

Nje nga filmat e mi te preferuar.
Jete e embel!

Endrrat apo enderrat?

Ne lidhje me titullin e librit dhe per hir te gjuhes shqipe.

Une para se t'i vija titullin librit kam bere kerkime dhe titulli eshte ai i kopertines. ENDRRAT e thyera, dhe jo Enderrat. Po shoh qe shume lexues qe me kontaktojne, po e shkruajne ENDERRAT dhe po me duket vetja pak si injorant.
Ne gjuhen shqipe: Une enderroj- shkruhet me "e" ne mes. Ndersa per shembull: Endrrat e mia, "e" me dy pika lart Nuk Vendoset ne mes te fjales. Po i them keto sepse njerezit mund te mendojne qe nje autor qe s'di te shkruaj as titullin e librit, kushedi se çfare libri ka bere!! Une si çdo njeri bej gabime nga shpejtesia apo lodhja gjate shkrimit, por ne pergjithesi shqipja ime eshte korrekte.
Pra titulli i drejte eshte : Endrrat e thyera!

P.S vazhdoni ta shkarkoni librin: Ketu
Une keto dite s'kam kohe te shkruaj ne blog dhe sot e bera per te sqaruar titullin.
Ne rast se keni veshtiresi per shkarkimin e librit, jam ende i gatshem t'jua dergoj me email. Kontakt
Mund edhe ta vendos direkt ne kete blog por atehere do ta hapnin librin edhe ata qe s'kane deshire ta lexojne. Une dua qe librin ta lexojne vetem te interesuarit.

23/10/07

Njoftim

Link i ri per te shkarkuar librin tim. Shkarkohet shume lehte dhe pa u regjistruar.
Mjafton te klikoni ketu. ose www.shqipfalas.com/enderrat_e_thyera.rar
Une po ju krijoj te gjitha mundesite ta lexoni gratis, dhe kjo ndodh mjaft rralle midis autoreve shqiptar. Kjo s'do te thote qe une po dhuroj nje liber te keq. Mesazhet qe kam marre nga lexuesit jane teper inkurajuese. Libri po pelqehet dhe mendoj se jo rastesisht e kane lexuar qindra shqiptare brenda dy javesh.

Ju ftoj ta lexoni dhe mirepres pershtypjet tuaja ne kete blog.

22/10/07

I penduar

Jam penduar disa here per ate qe shkruaj. Ka patur raste te blog-u im i vjeter qe e kam fshire pas disa oresh ate qe botoja. Mendoj se cilido mund te pendohet pak per ate qe shkruan. Ne fakt ne rregullat mbi te drejten e autorit, parashikohet edhe e Drejta e pendimit te autorit.
"Jam bere pishment" thone ne Vlore kur pendohen.
Ne pergjithesi jam tip i qete dhe nuk e vras mendjen se çfare thone lexuesit.
Zakonisht pendohem per komentet e mia te pakta neper faqe interneti. Komentet i bej pa u menduar gjate, kurse per shumicen e artikujve, tregimeve, mendohem deri diku mire para se ta botoj. Ka te ngjare qe t'i kem rene ndonje autori kot me qafe me komentet e mia, por te njejten gje kane bere edhe me mua. Deri ketu jemi baraz.

Ka raste qe e ekzagjeroj me komplimente e fjale te embla, sidomos ne privat dhe ketu lindin keqkuptime. Sot te jesh i sjellshem ndokush e nenkupton si dobesi, frike apo te tjera si keto.
Ne jeten time kam bere perhere gjera te guximshme dhe komplimentet apo mirenjohja qe shpreh ndaj te tjereve nuk eshte as frike, lepirje apo mungese burrerie. Eshte thjesht natyra ime njerezore.
Jam penduar keq fare per nje shkrim te botuar ne muajin shkurt te ketij viti. Mallkuar qofte ajo dite qe e publikova! Shkrimi nuk ishte as artikull apo reportazh e as tregim. Ishte nje perzierje e rralle e te gjithave qe permenda. U botua njekohesisht ne dy gazeta shqiptare dhe disa website.
Shkrimi pati shume pak komente nga lexuesit, ashtu siç ndodh zakonisht me mua, por me "dhuroi" disa admiruese. Njera ne veçanti u tregua e sjellshme dhe zura pak miqesi me te. Nuk pertova t'i beja nje mal me levdata, pas 5 muajsh qe ajo komentonte me shume pasion shkrimet e mia. Kaluan 5 muaj qe une t'i jepja pergjigjen e pare zyrtare, ngaqe prej pervojes e dija se çfare kerkonte. Pastaj komplimentet e mia qe i kam ne gjak u shnderruan ne vuajtje per ate, e pamesuar siç ishte me kesi fjalesh te "medha". Gabova rende kur rezistenca ime per te mos iu pergjigjur per 5 muaj rresht, u shkri brenda pak ditesh.

Dhe vjen nje dite qe ajo admiruesja e flakte te shkruan qe je krejt i pavlere. Ose kercenime te dhunshme ku permendet ngjyra e kuqe, e gjakut te derdhur.
Duke qene se jeta jone eshte edhe çeshtje klasi, ( sepse buke hane te gjithe. Sot jetohet edhe per ndonje gje me ambicioze) secili tregon fytyren e tij.

S'jam as i pari e as i fundit qe pendohem per nje koment apo shkrim te tepruar. Kryesorja eshte qe te jemi mire me shendet, dhe ishallah ajo ish-admiruesja ime gjen ndonje burre te mire per te krijuar familje.
Une nderkohe vazhdoj te dashuroj bashkeshorten time, e cila me gjithe difektet e saj, siç i ka secili prej nesh, eshte shoqja ime me e mire. Mua me pelqen ashtu siç eshte me gjithe virtytet apo difektet e saj.

20/10/07

Shkarkoni librin

Siç ju premtova, librin tim te vogel " Endrrat e thyera" mund ta shkarkoni ketu falas.
Nevojitet nje regjistrim i thjeshte ne kete portal te huaj. Portali punon ne gjuhet kryesore te botes e mund te ndryshoni gjuhen sipas deshires ne pjesen e poshtme te faqes.
Libri eshte Gratis ne formen eletronike, ndersa persa i perket librit te zakonshem une s'mund ta dhuroj ngaqe letra kushton shtrenjte.

Ne rast se s'keni deshire te regjistroheni ose hasni ndonje problem teknik, une jam i gatshem t'jua postoj via e-mail . Me kontaktoni.
Po t'u hidhni nje sy shkrimeve te meparshme do ta shihni qe i mbajta te gjitha premtimet. Natyrisht qe per keto gjera nevojitet kohe, prandaj jam vonuar pak per arsye qe nuk varen prej meje.

Duke pare disa kerkesa nga shtete te ndryshem per librin ne leter, une e kam vene ne shitje te Portali ku do te gjeni edhe librin eletronik. Mjafton te klikoni mbi emrin tim.
Une personalisht nuk shes libra tradicional, ngaqe s'kam kohe dhe i shita te gjithe. Me teper se 150 libra te shitur brenda nje jave ne qytetet italiane Terni, Peruxhia, Roma. Per kete pata ndihmen e dikujt tjeter qe ka kontakte te shumta me komunitetin shqiptar.

Ky liber eshte shkruajtur pa qellime fitimi, por vetem per pasion dhe per nje ideal, edhe pse mund t'ju duket qesharake: une kam idealet e mia.

Uroj qe t'ju pelqej dhe jam i lumtur qe po ju jap edhe mundesine ta shkarkoni pa pagese.
Ne fund te fundit une Barazimin e kam ne xhep.:))

Faleminderit per vemendjen qe i kushtoni blogut tim dhe librit.
Erion Selmani

13/10/07

web cam

Ose shikojeni ketu

08/10/07

e-book falas nga E.Selmani


Libri i Erion Selmanit "Ëndrrat e thyera" është mbi të gjitha krijim i zemrës. I përngjan një "Koktej "ku ndjenjat gërshetohen me kurajon, çiltërsia me pasionin, ose sakrificat me dhimbjen.
Ky roman i shkurtër ( 80 faqe) paraqitet me një tekst të dendur dhe plot ritëm.
Është nga ata libra ku secili mund të gjej pak nga vetvetja, veçanërisht të gjithë mërgimtarët e larguar nga trojet e tyre.
Shkruajtur në mënyrë lehtësisht të kuptueshme nga të gjithë, dhe me një shqipe të pastër.
Autori u ofron lexuesve mundësinë ta lexojnë librin pa pagesë, kështu që nuk shpenzoni gjë po ta lexoni. Lexohet me një frymë.
Libri eletronik (e-book) është falas dhe momentalisht i dërgohet lexuesit me e-mail. Në ditët e ardhshme NDOSHTA vendoset për shkarkim në ndonjë blog ose portal, por nuk ju premtohet asgjë.
Dërgoni e-mail në
adresën
Subjekt: Libri juaj
Teksti: Po të dëshironi shkruani emrin tuaj dhe vendin ku banoni.
e-book do t'ju mbërrij duke filluar nga fundjava e ardhshme.
Gjithashtu sapo ka dalë nga shtypi edhe libri tradicional. Për këtë do të njoftoheni më qartë pas disa ditësh, dhe do të mund të shihni foto të librit dhe video.
Erion Selmani
08/10/2007

07/10/07

Fotografi

Me beri pershtypje ky kompjuteri ne foto. Do te ishte ideal per ata qe mirembajne 3-4 blogje ose forume.

Sipas jush eshte fotomontazh?? Veshtire te ekzistoje diçka e tille?!

03/10/07

Lodhje

Pothuajse jam gati per librin eletronik qe kam premtuar. Duhet te pres disa dite shtypshkronjen edhe per librin ne leter. Nuk e di sesa dite duhet te pres, s'varet prej meje.
Mendoj qe t'i nxjerr te dyja versionet e librit njekohesisht.
Shpresoj ne mbeshtetjen morale te disa blogistave. Ndoshta do e shkruajne ndonje fjale te mire per librin ne blogjet e tyre. Mbi te gjitha uroj qe te jemi te gjithe mire me shendet, pastaj te tjerat rregullohen.
Jam shume i lodhur keto dite. çfare nuk kam bere!
I lodhur, i qete dhe optimist.