12/11/13

Nostalgji...

Vetë zëri i saj "magjik" qe sfidë ndaj çdo muzike të kompozuar gjer sot! Vetëm drita e syve e saj qenë të aftë të ngrohnin shpirtin dhe në raste moti të ftohtë. Me qerpikët sikur të qenë pikturuar nga artistët e mëdhenj.

Me buzët e saj paksa të trasha ku poeti i lexonte poezitë e tij, pa bërë asnjë krijim të ri, përveç se "kopjimit" të tekstit, mundësisht pa gabime drejtshkrimore.
   Që krijimi të bëhej më i plotë, poetit i duhej të kopjonte edhe pëllëmbët e duarve. I prekte ato, i vështronte ato duart e asaj, e cila kur e prekte, qe e aftë të shkrinte dëborën, jo vetëm, mashkullin.
Dhe qe pikërisht zjarri i prekjeve të asaj, që shtonte sasinë e oksigjenit në trurin e poetit, i cili asokohe po gëzonte frymëzim të rrallë. Pra, ai vazhdonte të kopjonte vargje, reshta, fragmente nga ajo, në çdo lëvizje të saj, pale kur ecte në rrugë. Edhe milingonat frymëzoheshin për t'u martuar.
   Kënaqeshin insektet, nga shtypja e këpucëve të saj, (lexo me shume)