18/01/08

Tregim

E kam Botuar per here te pare tek Faqet.com.

PUTHJE SUBLIME

Ishte hera e pare qe ai shkonte ne ate lagje periferike. Zbriti nga tramvaj dhe filloj te kerkonte adresen e gruas qe e kishte ftuar ne shtepine e saj. Ajo plot miresjellje i kishte thene qe te shkonte ta ndihmonte per te bere disa pastrime, rregullime ne shtepine e saj.
Patjeter qe do i thoshte ashtu sepse nje grua s’mund te thote “ Eja ne shtepine time per te bere dashuri”. Kishte kaluar nje mbremje te kendshme me ate ne PUB dhe kur ajo I kishte thene “ naten e mire” e kishte puthur lehte te buzet. Ai ishte vetem 20 vjeç ndersa gruaja ishte rreth te dyzetave, pikerisht ne moshen kur femrat jane shume joshese, dhe nje 20 vjeçari mund t’i duken, magjike.
Ai e gjeti adresen pa veshtiresi. Hyri brenda dhe ajo e priti me nje buzeqeshje te embel.
“Duket qe mezi po me priste” mendoi ai plot krenari.
Pse nuk i ke marre teshat e punes?pyeti ajo.-Une te tregova qarte qe do punojme.
Diku djaloshi kishte lexuar se ne keto raste femrat me pervoje donin te thoshin “ Eja neser nga une po sill me vete edhe prezervative”, prandaj ajo jo rastesisht e kishte porositur te merrte teshat e punes.
- I kam marre te gjitha masat- u pergjigj djaloshi
- Cfarè masash ke marre ti? Ke ardhur me pantallona te zeza e me kemishe te kalter.- Do behesh me pluhur.- tha ajo
Ai shtangu. “Pluhur? Çfare thote kjo?”mendoi.
Meqenese nuk po me beson ja tek i kam ato qe i quan “Tesha”, te cilat une zakonisht i quaj “Arme”.
Ai nxorri nga xhepi dy kondom dhe ja tregoj.
Ore po ti paske ikur nga mendja e kokes! tha ajo me habi.- Une te them qe do pastrojme shtepine dhe ti ke mbushur xhepat me prezervative!
Pse jo? Çfare jam une pastrues apo bojaxhi?!- Degjo zonje ose i japim drejtim muhabetit ose perndryshe une po largohem.

- Dakort.- tha ajo.- Fillimisht bejme pastrimet dhe do me lyesh me boje deren e jashtme, pastaj bejme çfare te duash.-
- Jo. Tani bejme çfare dua une e pastaj ate qe do ti, megjithese te them te drejten, tashme nuk kam deshire as te pastroj dhe as te “bombardoj” ty. Ai e kuptoj qe pasi te kishte perfunduar pastrimet ajo mund edhe ta nxirrte nga shtepia ose te telefononte policine.
Vazhdoj keshtu per disa minuta ne mes te sallonit te shtepise, derisa djaloshi iku i inatosur.
“ç’mu desh mua qe e kruajta me kete” mendonte ndersa po kthehej ne qender te qytetit ku duhet te takohej me shokun e tij Andin.
E dinte qe duhej t’i telefononte para se te shkonte ne Hotelin ku Andi ishte mbyllur prej dy ditesh me ate dashnoren e tij te saponjohur.
- Hajde lart ne dhome- i tha Andi ne telefon.
Kishte rastisur edhe ai kur Andi kishte njohur te dashuren e tij. Po hanin Kebab tek nje lokal turk kur Erika me shoqen e saj u kishin terhequr vemendjen. Erika i kishte ngulur syte bukuroshit Andi dhe me pas Andi i kishte pyetur. – Kam pershtypjen se ju punoni ne televizion. Duhet te jeni ose aktore ose fotomodelle?! Dy vajzat kishin qeshur me te madhe, te lumtura per komplimentin qe u beri Andi.
- jo nuk jemi aktore dhe as fotomodele- thane vajzat
- Po juve nga jeni me origjine? -pyeten ato.
- Jemi nga Shqiperia.
- Cfare? A ka djem shqiptar bjond? -Kishte pyetur Erika pa ndare syte nga floket e gjate bjond te Andit.
- Sigurisht qe edhe midis shqiptareve ka bjonda- ishte pergjigjur Andi.
Me teper se nje pyetje i perngjante nje komplimenti per floket e bukur te djaloshit.
Ai e gjeti çiftin e ri gjysem lakuriq ne dhomen e Hotelit.
Erika pasi e pershendeti shkoj te bente nje dush dhe i la dy djemte vetem.
- Me trego ndonje gje. Je mbyllur ketu prej dy ditesh dhe nuk i dihet se kur do dalesh .
- jam mire ketu brenda, ajo eshte nje femer e rralle. Nuk e imagjinon dot sesa mire ben seks. Eshte shume e kompletuar dhe me morri frymen- tha Andi.
Shihej qarte qe Andi ishte i dehur ose nga pijet alkoolike ose nga dehja e dashurise.
Ajo po vononte te dilte nga dushi dhe papritur Andi i tha.
- Po te duash ta jap edhe ty.
- çfare do me japesh? pyeti ai pa kuptuar asgje.
- Si te them, po te kesh deshire mund te besh seks me Eriken- tha duke qeshur Andi.
- Po tallesh?
-Jo nuk tallem. Ajo eshte shume e zjarrte dhe ka per te te pelqyer. Une e di qe te pelqejne vajzat, pastaj si kjo s’do te kesh patur rast. Ndoshta t’a ka qejfi!?
- Andi, çfare thua keshtu?- M’a ka qejfi mua apo ia ka qejfi asaj, apo ju te dyve se bashku?
- Ajo tha qe i pelqejne bjondet dhe jo flokezinjt si puna ime.- Tha ai
- Erika me tha qe edhe ti je shume i bukur- tha Andi dhe filloj te pinte cigare.
- Edhe une qenkam i bukur! Çdomethene? kjo eshte dashnorja jote. Ka shume djem te tjere te pashem por kjo s’do te thote qe t’i perkasin asaj.
Ajo doli nga banja e mbuluar me nje peshqir dhe pastaj e hodhi peshqirin mbi karrige duke treguar trupin e saj nudo perpara dy djemve.
---
Ju kerkoj ndjese por une duhet te iki- Tha ai ndersa po shikonte trupin e bukur te asaj. Ishte i turbulluar. Erika ishte me te vertete e bukur.
- Si te duash- tha Andi- ik te ajo Manuela jote, sepse ajo ben puthje te paperseritshme, siç quan ti Puthje Sublime!
Andi dukej vertete i inatosur.
-ç’ke me Manuelen ti? Ajo histori ka marre fund. Ta kam treguar qe eshte e martuar dhe per mua ishte vetem nje loje.- u pergjigj ai dhe doli nga dhoma e hotelit.
Ai doli te shetiste ne sheshin kryesor te qytetit. Parade-Platz ishte e tejmbushur me njerez ne ate ore te mbasdites . Ky qytet me germen e pare M ishte i rendesishem per ate dhe aty kishte njohur edhe bukuroshet Martina e Manuela. Kjo germe ishte shume fatale per ate ngaqe edhe te dashures se tij te pare ne Shqiperi, emri i fillonte çuditerisht me shkronjen M. Po ecte drejt shtepise me nxitim dhe plot mendime. Pse gjithe keto shkronja M ne jeten time, biles edhe ky qytet qe me pelqen shume I fillon emri pikerisht me germen M.
Mendoi se ishte nje rastesi e rralle dhe sigurisht qe ne ate qytet do te perjetonte ngjarje te rralla, aq sa te shnderroheshin vendimtare per te ardhmen e tij, ne disa aspekte.
“ ky eshte qyteti qe do me ndryshoj jeten. Nuk i dihet se çfare ndryshimi do te jetè, por patjeter qe do ndodhin shume gjera”me keto mendime po kalonte uren mbi lumin Rhein ( REN), perkundrazi duhet te ishte ende lumi Neckar qe bashkohej disa km me tej me lumin e madh Rhein (Ren)..
Asnjehere se kishte kuptuar mire se ne çfare zone kryqezoheshin te dy lumenjte por kjo nuk ndryshonte asgje.
“Pse ma kujtoj Manuelen, Andi?” mendonte ne shtepi.
“po sikur t’a telefonoj Manuelen, ndoshta pranon te bej prape dashuri me mua”
Ishin dy jave qe nuk e takonte ish te dashuren e tij. Ajo ishte 28 Vjeçe dhe e martuar .Dikur ai ishte lodhur me nje grua qe mbushte boshlleqet qe i linte bashkeshorti me ate ,20 vjeçarin e zjarrte.
Ai donte nje femer te gjithen per vete dhe jo grate ose dashnoret e te tjereve. Iu kujtua prap Andi dhe Erika. Ishte eksituar kur kishte pare vajzen te zhveshur, por propozimi i Andit ishte krejt i paparishikuar, prandaj ai s’dinte ç’te bente. Ndoshta ishte femra e huaj qe e kishte shtyre Andin!?
Patjeter qe ishte keshtu , sepse ajo dukej shume e pergatitur, madje e kishte provokuar duke u shfaqur lakuriq. Ka te ngjare qe ajo perveç dashnorit te saj me floke te verdha, donte nje tjeter me floke te zinj, me qellim qe te krijonte nje “Koktej” erotik.
Sigurisht qe Andi ishte i lodhur pas dy ditesh izolim ne hotel dhe ajo kishte ndjere nevojen per forca te reja, “perforcime”. Donte nje tjeter mashkull te fresket per te mbushur boshllekun qe tashme Andi siç duket po i krijonte. Ose kishte te ngjare qe t’i donte te dy djemte Njekohesisht dhe te pandare. Keshtu do ta shuante deri diku zjarrin e saj te pazakonshem.
- Po flisnim per ty, pikerisht ne kete çast- i tha Manuela ne telefon.- Jam te shtepia e Anès dhe po benin muhabet per ty.
- Me behet qejfi. Te kam menduar çdo minute, dhe te kam deshiruar çdo sekonde.- genjeu ai
Ai po digjej nga deshira per te fjetur me nje femer prandaj duhet te tregonte gjithe talentin e tij.
- Wow, a shihemi neser?- Pyeti ajo
-Natyrisht e dashur, ku?
-Ne Berliner Platz- Tha Ajo- Shkojme per dreke nga Ana.

Ana gatuante shume keq dhe ai po gelltiste me veshtiresi ushqimin. E njihte mire apartamentin e vogel ku Ana i kishte lejuar disa here te benin dashuri ne shtepine e saj.
Shoqja e Manueles ishte nje femer e stermadhe, ajo duhet te peshonte te pakten 95 kg.
Si zakonisht pas drekes ai dhe Manuela shkuan ne dhomen e gjumit per te kryer marredhenie.
- ta dish sesa me ke munguar? Keto dite e kuptova qe te dua me teper se asnjehere me pare- filloj te fliste Ai duke e mbuluar me puthje. Filluan te zhvisheshin dhe u shtrine ne shtrat, kur papritur hyri Ana me gjoksin e zbuluar . Nje gjoks i atyre permasave mund te frikesonte çdo mashkull ose t’ia hiqte perfundimisht deshiren per seks.
Ajo duke qeshur iu bashkua çiftit ne shtrat dhe ai ngeli ne mes te dy femrave te zhveshura.
Dy femrat sikur ta kishin bere me fjale u puthen me njera -tjetren per pak çaste dhe i drejtuan djalit.
veshtrimin. – Hiqi te brendshmet- I tha Ana. –Po I dashur zhvishu dhe shiko lojen tone. A te pelqejne puthjet tona sublime ? I tha Manuela dhe filloj te puthej me shoqen e saj. Kesaj here filluan edhe te renkonin per te krijuar nje situate sa me teper erotike.
Ai ngeli pa fjale. Nuk dinte çfare te bente dhe terhoqi kembet duke u lene sa me teper hapesire dy femrave mbi shtrat. Ato e nderprene lojen dhe Ana i tha:- Hajde, zhvishu. Ne duam te te shohim sesi ti eksitohesh.- Duam qe ti te masturbosh para syve tane.
- Fillo i dashur , merr pjese ne loje- tha Manuela dhe e puthi.
Atij i erdhi per te vjelle nga puthja, biles edhe nga loja e papare .
-çfare mendoni ju bukuroshe se une jam ne shtrat me dy femra dhe duhet te vetekenaqem?
- Eshte vetem nje loje, por ju andej nga Ballkani as qe e keni idene se çfare eshte seksi i vertete- tha Ana me inat dhe pa e vazhduar lojen me vajzen tjeter kembenguli.- Masturbo para syve te mi!
Ai brofi nga krevati dhe filloj te vishej.- Me falni zonja por nuk mundem. Asnje mashkull normal ne bote nuk do te bente ate qe thoni juve, duke patur dy femra ne krevat. Nuk ka kuptim.
S’mund te jete llogjike, por ne keto puthjet tuaja “sublime” gjithçka mund te ndodhi, vetem se une nuk kam asnje deshire te marre pjese. I tha fjalet I bindur qe kishte te drejte, ndonese kishte lexuar ne nje liber, qe e drejta nuk eshte e pandryshueshme. E drejta mund zhvendoset nga njera palè tek tjetra.
Pati heshtje te thelle e ishte ai qe thyeu heshtjen.
- Une ju falenderoj per gjithçka por kjo ishte e tepert-




U largua nga shtepia e “lojes sublime” pa u penduar aspak. Ai kishte nevoje te bente diçka me teper njerezore. Natyrisht qe seksi ishte nje spektakel i pafund por edhe ne çdo spektakel ne bote, gjithsesi rregullat ekzistonin.
Po mendonte se sikur ai t’ia kishte bere kete “loje” atyre te dyjave ato do e denonconin per dhune, fyerje etj etj. Ndersa ajo qe i bene dy femrat atij, asnje ligj ne bote nuk e kishte parashikuar …….
“Nuk mundesha ta beja. Se ndjeva veten ne gjendje per ta bere. Loja ka nje kufi apo jo? Po te ishte me e bukur ajo Ana, deri diku do e kisha pranuar lojen, por gjithsesi nuk mund te masturboja. Ato donin te me poshteronin. Ne ballkanasit qenkemi te prapambetur? Mund te jete e vertete, por kete çmenduri qe me propozuan ato nuk do e kishte pranuar askush, qofte nga Ballkani apo Parisi .”
Me keto mendime ne koke hyri ne Birrari dhe piu disa birra njera pas tjetres.
Erion Selmani
Mars 2007