Sapo kisha perfunduar librin tim dhe duhej te zgjidhja lexuesin e pare. U mendova pak dhe vendosa te zgjdhja dike qe nuk do te me fyente apo lendonte, sido qe te ishte libri. E dija qe Edrus nuk do te me lendonte, madje qeshe krejt i bindur qe meritonte te ishte i pari ( edhe per kenaqesine time ) dhe ja dergova. Ai me nje shpejtesi mahnitese e lexoi dhe me falenderoj ne blogun e tij ( s'do ta harroj kurre). Keshtu u çlirova pak nga ankthi dhe nisa te perhapja e-book ne blogosfere. U treguan pothuaj te gjithe shume te sjellshem dhe me derguan komente e falenderime.
Vazhdoja te isha i drojtur dhe i pavendosur me menyren e perhapjes se librit ne internet. Ftova vizitoret te me dergonin e-mail nese u interesonte e-book. Kjo ishte edhe nje prove e madhe per mua, pasi doja te shihja se sa u interesoja ne te vertete vizitoreve. Mund te kishte qene edhe nje shuplake per mua nese askush s' do me shkruante. Per fat te madh mora dhjetera e-mail me kerkesa per e-book midis te cileve edhe emra te njohur ne web. Kjo me inkurajoj se tepermi.Vazhdova perseri te ftoja te lexonin librin falas te interesuarit. Ne kete blog e bera disi me droje, kurse tek blogu i vjeter andej nga FAQET ftesa ime per lexim qe thuajse arrogante per te mos thene e dhunshme :)))
Tek blogu i vjeter kisha edhe arsye te shprehesha dhe ndihesha i sigurt. Kisha plot vizitore te rregullt te cilet admironin deri diku shkrimet e mia.
Me idene dhe bindjen se barazimin e kisha ne xhep, vazhdoj rrugetimi i shperndarjes se librit tradicional dhe atij eletronik. Filluan te me dergonin mesazhe me komplimente lexuesit, dhe u gezova pamase . Libri s'ka reklame te madhe perveç ndonje linku ne forumet e blog-et e disa miqve qe u treguan te mrekullueshem. Une jam autor i nje libri pa reklame ! Duke qene se librin eletronik po e jepja Falas nuk shihja asnje arsye llogjike te paguaja ndonje website per promovimin.
Po te jepja te holla mund te bente vaki qe barazimi i garantuar te kthehej ne humbje. Ne fakt asnjeri nuk me kerkoj leke perveç dy websites qe botojne Lajmerime-Njoftime.
Po behen gati 3 muaj nga publikimi i librit " Endrrat e thyera " dhe duke lene menjane modestine e panevojshme ne disa raste, mund te them pa frike se ka patur sukses te bujshem. Reklama me e mire per kete krijim jane lexuesit e tij. Sipas disa njoftimeve ka patur nje perhapje te madhe via e-mail midis lexuesve. Pra, ja kane derguar njeri - tjetrit siç po me thone disa dhjetera prej atyre mijera lexuesve te mi. Keshtu pra, ne nje fare menyre me ndihmen e Zotit, endrrat e personazhit kryesor te librit tim qene realizuar. Me ne fund dhe pergjithmone!
Shpresoj se ky sukses eshte vetem fillimi. Jam ende shume i ri per t'u kenaqur me kaq.
Faleminderit per vemendjen !
E. Selmani
p.s Suksesin e deritanishem te librit ja dedikoj emigranteve shqiptare kudo qe jane.