21/01/08

Izolimi turistik 2

PJESEN E PARE DO E GJENI ME POSHTE
Moti u permiresua pak dhe dola vetem rreth e rrotull kampit. Doja te shihja çdo kend dhe te gjithe personat. Disa prej atyre pak pushues kishin dale te pragu i shtepive dhe fillova te buzeqesh e pershendes te gjithe. Doja te shihja se çfare do te ndodhte. Te gjithe me pershendeten me edukate e ne te njejten kohe ftohtesisht, siç bejne pergjithesisht evropianet veri-perendimore.
Shkova te porti i liqenit dhe s'pashe kembe njeriu. Shetita anes liqenit dhe hasa dy femra ne shetitje me qente e tyre te dashur.



Hyra tek klubi i portit per te pire kafe, dhe u informova per nje salle vallezimi prane nesh, pasi doja te vallezoja me çdo kusht. Ne mbremje shkuam per vallezim. Muzika ishte me teper per mosha te thyera e aspak per te rinj. Dukeshim si dy qyqar midis dhjetera te moshuarve. Na shihnin te gjithe pa u kuptuar mire se çka donin prej nesh. Dy-tre burra pleq i kishin ngulur syte bjondes time. E ftova per vallezim bjonden time por ajo refuzoj. Me pas shkova ne wc dhe kur u ktheva pashe tek tavolina nje burre rreth 60 vjeç qe po ngacmonte bjonden time.
Ne krahasim me ato plakat e tjera ne sallen e vallezimit, ajo ishte me e bukura ate mbremje.
Me ngrihen nervat dhe e kap nga mbrapa per kemishe plakun e huaj.- Ka ikur koha e klasit dhe e miresjelljes i dashur plako, ndaj duhet te paguash pijet tona per ngacmimin.Perfito nga rasti qe jam zemermire dhe po e mbyll me kaq- I thashe me ze te larte.
-Si? pse?- thote ai i trembur. E mberthej tek mjekra dhe i them se deri sa te jem gjalle s'lejoj njeri ta ngacmoj bjonden para syve te mi. Ka perfunduar periudha e tolerances per mua. Toleranca e miresjellja tepruar me ka shkaktuar perhere vetem dhimbje. E ç'do gje ka kufi.
Para se te ikim nga lokali i them kamarierit se pijet tona i paguan ai plaku qe s'po na i ndante syte.
Nuk e di nese ai pagoj me pas!?
Shkojme ne shtepine tone te pushimeve ne heshtje. Para se te fleme une i ngjitem asaj dhe i propozoj. -Shpirti, a bejme dashuri?
- Shyqyr qe e kuptove, me ne fund! thote ajo duke qeshur. Qeshim te dy me te madhe e pastaj perqafohemi. Jemi turista te izoluar si shume te tjere, por te dashuruar me teper se zakonisht, ndoshta perjetesisht!
E.Selmani
P.S ne foto liqeni i Trazimenos (PG)




Nessun commento: