Kesaj here une dhe ajo kemi zgjedhur te pushojme anes liqenit te madh Trasimeno (Perugia).
E njohim mire zonen, teper romantike per te mos e vizituar. Krahina e gjelbert e Umbria-s eshte me te vertete nje parajse e vogel nga natyra. Zgjedhim per pushimet tona nje kamping (fshat turistik) me shtepi kryesisht prej druri por edhe me te tjera materiale ndertimi.
Diten e pare dielli shkelqen fuqishem dhe fshati turistik eshte plot me turista. Para se te pergatisim darken bejme dush ne shtepine tone turistike pjeserisht prej druri e pjeserisht me alumin etj.
Jo rralle ne keto raste pushimesh gatuaj une ( me shume kenaqesi), ndersa ajo lan pjatat, tenxheret e rregullon krevatin.
Kuzhina eshte teper komode dhe ushqimet e kemi blere para se te mberrinin ne fshat.
Diten e dyte dielli e humbet shkelqimin dhe ben pak fresket. Gjithsesi duam te shkojme me anije tek ishulli me i madh i liqenit ku ka edhe disa shtepi, restorante e nje keshtjelle te lashte.
Ne tragetin e vogel jemi dy çifte te rinjsh qe zbresim ne ishull. Ndryshe nga hera e kaluar kur kishte qindra turista,kesaj here ne ishull jemi pak njerez dhe kamarieri i nje restoranti qendron tek dera e lokalit dhe me nje buzeqeshje te shtirur na fton brenda lokalit. E di nga pervoja e jetes time se kamarieret profesionist jane pak aktor.
Fillojme te shetisim perreth ishullit dhe shohim perseri çiftin qe udhetoj me ne ne tragetin e vogel. Ata po puthen anes liqenit per qejf, ndoshta edhe per paksa ekzibicion.
Kthehemi ne kamping me tragetin e mbremjes, ndersa bie shi dhe ne shtratin e drunjte i ngjitemi njeri-tjetrit tere naten per t'u ngrohur. Diten e trete dhe te katert fshati turistik zbrazet nga pushuesit. Duke shetitur verdalle shohim se kane ngelur vetem disa familje holandeze e gjermane. " Kur isha e vogel ne fshatrat turistike te gjithe ishin shume te dashur" Me thote ajo. " Prinderit e mi lidhnin miqesi me te gjithe dhe shkembenin vizita me banoret e kampit turistik. Nuk u besoj syve, sepse kur mberritem ketu fqinjet tane duhet te vinin te na pershendesnin. Te pakten keshtu ndodhte dikur ne kampet anes detit Adriatik" vazhdon ajo duke dashur te me bindi qe s'eshte faji i saj nese te tjeret na pershendesin ftohte. E vetmja shume e edukuar eshte pronarja e kampit. Ajo me dha disa libra per lexim nga biblioteka e saj dhe me qerasi me kafe ne klubin e vogel te kampingut.
Une pyes per se ku mund te gjej kompjuter dhe pronarja me shoqeron ne kafene per te me dhene kompjuterin e saj. "Zakonisht u kerkoj klienteve 5 euro ne ore per internetin, por ty sot ta jap falas" me thote ajo me nje embelsi prinderore.Une s'mund te heq dore nga kontrolli i postes eletronike dhe blogu im, ndaj "fundosem" ne web per me teper se 1 ore.
Jam i bindur qe drejtoresha e kampit kerkon te kenaqi ata pak turista qe i kane mbetur ne kamp.
Moti vazhdon te jete i keq dhe ne vendosim te shkojme te hame nje pice ne Perugia (qyteti i pare i madh prane nesh). Peruxha eshte edhe inati im si shofer. Qyteti ndodhet pjeserisht ne koder dhe eshte pak i merzitshem me veture, sepse ne disa rruge nuk i lejohet hyrja askujt perveç banoreve rezident.
Pas darke ikim nga Peruxha disi te merzitur. Ajo do qe te kthehet ne shtepi sepse prej ditesh nuk shkemben dy fjale me asnjeri tjeter perveç meje. Keto dite pushimesh nuk flet askush. Te gjithe heshtin e askush nuk afrohet as ne kamp e as neper fshatrat e zones.
Te nesermen tek nje supermarket i zones te gjithe na shohin me kureshtje. Jemi fytyra te panjohura nga ato ane dhe eshte e natyrshme te ngjallim pak kureshtje. Une here ul syte pertoke e here buzeqesh majtas-djathtas kur ndesh shikimin me dike. Perballe meje personi tjeter qendron i ngrire, dhe as buzeqesh dhe as qan;)
VIJON