18/01/08

Tregim 2

Botimi i dyte (e publikoj per here te pare ne kete blog, per ata qe se kane lexuar)

Profesoreshe Klara

Shetitja dhe biseda e tyre ishte e gjate ashtu si dikur ne vitet e gjimnazit ose edhe ne ato takimet e rralla kur shkolla nuk i lidhte mè.
- Disa here gjate shetitjeve tona te dikurshme me lindte deshira per te te puthur, por nuk e jepja veten – tha Klara duke e befasuar djalin.
Rudi buzeqeshi i lumtur dhe e pa drejte e ne sy. – E imagjinoja edhe une deri diku por une e pata kuptuar qe ti kishe nevoje per kohe. Ishim te dy shume te rinj. Me mire qe ndodhi keshtu sepse tani do ta shijosh me teper “embelsine” e buzeve te mia- tha Rudi.
Qeshën qe te dy me fjalet “embelsine e buzeve” e pastaj u perqafuan.
Ai perfitoj nga rasti dhe e puthi tek floket e me pas tek supet e poshte mjekres, derisa ajo shume natyrshem bashkoj buzet e saj me ato te djalit.
Takoheshin pas 6 vjetesh dhe te dy ishin tashme ne moshe te pjekur. Klara kishte mbaruar shkollen e larte dhe punonte mesuese, ndersa Rudi punonte jashte shtetit ashtu si shumica e djemve te brezit te tij. Brezi i tij shumica djem te larguar nga atdheu ne moshe 18-20 vjeçare kishin perjetuar zakonisht dashurine me femra te kombesive te ndryshme, vetem se jo rralle u mungonte emocioni i dashurise qe mund te provohet me vajza te vendlindjes. Ky emocion mund te mos jete aspak me i ndryshem me ato qe perjetohet me te huajat, por gjithsesi tundimi, kureshtja eshte e paperballueshme.
Shkuan ne nje restorant per te ngrene dreken dhe nuk pushonin se foluri. Ata ishin mbi te gjitha shoke te mire pavaresisht se ne disa raste shoqeria mund te shnderrohet ne dashuri apo urrejtje.
Ne kete rast fjala urrejtje nuk kishte aspak vend, pekundrazi dukej sikur po kalohej nga shoqeria e sinqerte ne dashuri.
- çfare ke bere gjithe kete kohe andej? Po femrat a ta varin ndopak?- Pyeti ajo plot djallezi , ne trajtè shakaje.
O perendi edhe kjo me duhet tani, te hap plaget e se kaluares. Mendoi Rudi duke filluar te rendiste ne mendje dashurite e tij ne perendim.
Ishte i pavendosur se per cilen histori dashurie duhej te rrefente dhe qendroi pafolur per shume kohe derisa ajo e rifilloj biseden sikur ta kishte kuptuar veshtiresine e djalit.
- Po mua a me ke kujtuar ngadonjehere?
- Si jo? Apo harrove qe te dergoja letra ne Fakultet, kur une isha jashte shtetit?!
- Po. Ke te drejte. Ti ke qene gjithmone shoku im me i mire.
- A e di çfare Klara? Me gocat qe kam patur marredhenie keto vite nuk me ka munguar asgje, vetem se nuk arrita kurre te behesha edhe shok i tyre. Mbeta perhere dashnor i asaj, pa arritur ne nje lidhje shoqerore. Si te them, e kisha te pamundur te beja te ndihej i lumtur truri im, ngaqe seksi edhe pse eshte i kendshem, ka edhe me bukuri sikur çifti te jetè jo shok shkolle siç jemi neve, por shok te nje qellimi, ose jo vetem qellimi, por mirekuptimi. Bie fjala nese ke nje shok qe eshte tifoz i nje skuadre tjeter futbolli ti do te grindesh me ate, ndersa me nje tjeter qe eshte tifoz i skuadres tende te zemres, bisedat jane deri diku te rrjedhshme.
- E kuptoj, ti e ke fjalen te dialogu, mirekuptimi njerezor midis dy te rinjve, jo te “Bèmat” seksuale .- tha ajo
-Eshte pikerisht ashtu. Dukesh qe je profesore e mire.-ia tha fjalen “profesore” plot perkedhelje.Nuk e ledhatoj me duar por me fjale, prandaj vazhdoi akoma me guximshem.
- Nxenesit e tu duhet te jene te lumtur qe kane mesuesen me te bukur te qytetit.
-Mos e ekzagjero tani , te lutem!- tha ajo plot qejf.
- Po ti, a je ende e virgjer? Pyeti paturpesisht ai.E dinte qe ajo nuk do e merrte si fyerje pyetjen, sepse miqesia e tyre ishte e veçante, dhe ajo duhej te ishte nga te paktat femra qe nuk do t’ia merrte per ters pyetjen e rralle. Ashtu siç mund t’i jepte nje shpulle te dhunshme fytyres duke i thene: kush je ti qe ben keto pyetje?
- Jo. Sepse ……. Ne universitet ……u njoha me nje djale ….
-Me ne fund- tha ai duke buzeqeshur miqesisht.- Une nuk do te pranoja te shoqerohesha me nje vajze ne moshen tende ende te ……. ,s’do te ishte normale . Ajo fluturoi nga gezimi.
Te nesermen ata shetiten perseri se bashku dhe ajo nuk beri asnje kundershtim kur ai drejtoj makinen jashte qytetit. Rudi morri guxim nga heshtja e saj dhe filloj te kerkonte me sy nje vend te fshehte derisa e gjeti.E njihte mire qytetin e tij dhe me teper sesa nje kerkim me sy po perpiqej te kuptonte reagimin e femres. Ndaloj veturen tek vendi qe e kishte menduar me pare dhe nuk u pendua kur pa qe Ajo pranoi ne heshtje puthjet dhe ledhatimet e djalit derisa ishte femra qe morri krejt kontrollin ne dore.
- Sa shume qe zgjat!- tha Klara me habi. Ai u perqendrua i teri dhe kerkoj te pershpejtonte derdhjen ……
Klara e kuptoj nxitimin e tij dhe ne ato çaste dha maksimumin e saj duke e shtrenguar dhe thithur mjeshterisht organin mashkullor me buzet e saj te poshtme.
Rallehere ai kishte zgjatur aq shume kohe. Ne disa raste vajzat ankoheshin qe djemte arrinin ne orgazem shume shpejt, ndersa kjo ankohej qe ai po vononte.Ne fund te fundit ai s’ngutej aspak. E kishte pritur prej vitesh ate moment dhe ai kishte te drejten e tij te voneses, ngadhnjimit , por jo te turpit qe perjetoj ne sekondat e fundit. Ato qe zakonisht jane me te kendshmet.
S’ishte aspak bukur per ate, ose ashtu iu duk atij. E kishte bllokuar ndrojtja e shkaktuar nga shoqja e tij, tashme e dashura e tij. I vinte pak turp.
I ishin shmangur per vite te tere kesaj skene dhe ja papritur ishin shfaqur kundruall njeri-tjetrit paturpesisht te zhveshur. Kishin realizuar me ne fund nje enderr te vjeter e cila nga kohezgjatja e tepruar, dukej sikur ishte vyshkur ose edhe “ndryshkur”.
Ne takimin e fundit ajo dukej shume e dashuruar. Te dua shume! I thoshte ajo here pas here ne Kafene. Edhe atij i vinte keq qe po ndaheshin dhe per here te pare iu kujtua se ne gjuhen shqipe ndofta do te ishte me bukur te shprehej dashuria midis partnereve me fjalet: Te dashuroj shume! E jo, te dua shume.
Femrat, atij ia kishin thene ato fjale ne gjuhe te ndryshme, dhe ne shqip kishin nje tjeter shije.
Projekti i saj ishte madheshtor. Ato dite ajo kishte menduar qe do te ishte ideale te krijonte familjen me ate, shokun e saj me te mire.Natyrisht qe ky nuk ishte projekti i Rudit, ngaqe ai ishte ende shume i ri per projekte te ketij niveli.
Per mua nuk ka asnje rendesi qe ti s’ke kryer shkollen e larte. Nuk jam mendjemadhe.
Kuptohej qe i interesonte vetem ai si njeri, te cilin e kishte pare rastesisht ne rruge pas 6 vjetesh mungese. Ne keto raste mungesa nuk eshte gjithnje, harresè..
- Vetem se ne jemi larg dhe s’do te mundemi te ndertojme asgje serioze bashke.Po sikur une te te kthehem pergjithmone ketu.- Tha Rudi plot dinakeri. Ai donte te degjonte mendimin e saj. Nuk shquhej per dinakeri por kesaj here e sidomos perballe nje femre atij i nevojitej te shfaqte ndofta jo dinakerine qe zakonisht i mungonte por zgjuarsine. Ndofta edhe zgjuarsia nuk i mjaftonte vetem se pervoja e tij prej dashnori tashme mund te shnderrohej ne vendimtare.
-Pse do kthehesh ketu ti. Mund te me marresh mua andej dhe zgjidhet çdo gje.- Tha Klara, profesorja.
Ti mund te jesh edhe nje gjeni por nuk ma fut dot. Kur une te lutesha per te bere dashuri ne vitin e fundit te gjimnazit,madje deri dy vite me pas, me thoshje se doje te mberrije e virgjer tek burri yt i ardhshem, ndersa tani pasi ja ke dhuruar virgjerine nje tjetri deshiron te vish me mua ne perendim. Sikur te me kishe pranuar kur une te lutesha e pergjerohesha ndryshonte çeshtja, qofte dhe sikur te kishe fjetur me 5-6 djem te tjere ne universitet. Nuk ka rendesi virgjeria jote por u tregove zemerngushte me mua, gjate vuajtjes time te dikurshme. Mendoi ai ndersa asaj i tha krejt ndryshe.
-Po mire, me kalimin e kohes do i bejme letrat edhe per ty, keshtu qe do te jemi se bashku, pergjithmone! Apo jo ?- po tregohej shume genjeshtar, vetem se nuk dinte ç’te bente me ate. Ajo e kishte befasuar shume. “ Si ka mundesi qe edhe njerez me shkolle kerkojne te ikin nga ky vend, madje edhe me nje njeri jo te nivelit te tyre.Dikur keta profesoret zakonisht martoheshin me njerez te rangut te tyre, ndersa tani u mjafton edhe nje punetor ne emigracion ….. “Thoshte me vete ai.
Ne vitet e fundit ndodhte gjithçka, ndaj s’kishte shume per t’u çuditur.
U pendua qe kishte bere dashuri me ate. Sikur te mos e kishin kapercyer kufirin qe ndan shoket nga dashnoret, ai do te ndihmonte me gjithe qejf qe ajo te shkonte dhe sistemohej ne perendim.
Ndersa keshtu ajo do te ngelej deri diku e dashura e tij, qofte edhe pjeserisht
Ai u largua nga vendlindja me ide te turbullta. Endrra e tij per nje vajze shqiptare tashme ishte thyer perkohesisht. Do ti duhej te degjonte per nje kohe te papercaktuar fjale dashurie ne gjuhe te huaja; Ich liebe dich! Ti amo! I love you e keshtu me rradhe, por shprehja me e bukur per mendjen e tij; TE DASHUROJ, do te vazhdonte t’i qendronte larg, akoma me larg sesa atdheu.
E rendesishmja eshte te gjej njeriun e duhur. Tha me vete ai.
Dhe kjo nuk ishte aq e lehte.
Erion Selmani
Prill 2007