13/11/07

Pizza



Do te me pelqente te rikthehesha ne piceri. Jam shendoshur pak dhe sa here qe bej pizza trupi me rikthehet ne forme. Dua te bie pak ne peshe dhe po te punoj disa ore ne darke do me bente mire.

Keto dite kam te tjera gjera ndermendje dhe rikthimi si pizzaiolo do te ndodhi ne dhjetor ose janar. Kam patur fatin te punoja me nje mjeshter te madh dhe ai me mesoj ca sekrete per te bere pizza te shijshme. Pjesa tjeter per te bere diçka ndryshe nga te tjeret eshte pasioni dhe pak talent.

Jam i njohur nga keto ane si picaberes. Kam deshire te punoj disa muaj te dimrit dhe pranveres, sepse gjate veres puna jone eshte tmerr i vertete. Ne picaberesit sipas kontratave jemi te paguar mire. Ne te vertete asnje shef s'te jep kurre aq euro sa meriton. Une bej shume sherr me shefat;))) Kam nje aftesi te veçante per t'u mbyllur gojen te tjereve.;)

Kur punoja kamarier erdhi nje dite qe une sapo e shihja klientin ne sy e kuptoja se çfare pice donte te hante. Betohem eshte e vertete! çdonjeri prej nesh e ka te shkruajtur ne balle sesi ushqehet e çfare pi. Me nje sy te stervitur e kupton se kush eshte klienti dhe çfare jete ben. Natyrisht ka edhe perjashtime. Ben vaki qe te gabosh me 10 % te mysafireve qe vijne ne lokal.

E gjithe bota eshte e rrumbullaket si pizza. Ne te gjithe vertitemi rreth picave apo pjates se gjelles etj. Eshte nje rrumbullakesi e perditshme, e pashmangshme dhe e shtrenjte.!! Shpresoj te bie pak ne peshe (5-6 kg) ne muajt e ardhshem. Me pelqen te bej pizza por nuk e mendoja kurre qe do te enderroja kete rikthim te ri, pasi kisha hequr dore. "Bishti qenit, bisht qeni mbetet";)))

3 commenti:

meditime-pershtypje ha detto...

Erion!Je shume produktiv!Kete vlugpune e shoh duke ndjekur "blogun"tend.Kam lexuar pjese nga libri dhe,kur kam mundesi,edhe shkrime te tjera.Je ithjeshte dhe nuk ke fryrje "made in pelqese"ne shkrime.Si i ri qe je,ke te ardhme te bukur qe une si plakk,gjithesesi,te ouroj lart e me lart:edhe duke bere pizza.
Perparim Hysi,13 nentor 2007

ITS ha detto...

Pse s'thu ti lal qe qenkemi kolege. Kur nuk gjej pune ne profesionin tim, kthehem gjithmone ke kuzhina. Punen e pizzaiolos e kam bo me vite ne Amerike e Canada.

Me pelqente kur punoja me kuzhine te hapur me furre zjarri me dru. Edhe i hidhja pizzat 10 metra lart ne tavan, boja zpektakel. Mielli fluturonte nga te gjitha anet. Por femrat ama vdisnin per ti zbavitur pak...

Na solle memorje...

/nga ana tjeter mbajtja e zjarrit ne temperature konstante 450 grade Fahrenheit, ishte pune dreqi. Digjesha nga duart e turinjte tere kohes duke manovruar drute.

Erisel ha detto...

z. Hysi, Rrofsh per fjalet e mira!

Its, kolegu im, ka veshtiresi plot puna jone por eshte edhe e bukur. Sidomos kur punon ne kuzhine te hapur (siç the ti)dhe te shohin femrat. Ato kane dobesi te madhe per ne meshkujt qe bejme pizza apo gatuajme. Le ta mesojne edhe te tjeret se; Femrat çmenden per pizzaiolo!;))))