Ka dy pamje erotizmi ne blog. Bile jo vetem pamje por edhe gjini. Kur shkruajne femrat diçka te "nxehte" eshte jo vetem kenaqesi, por edhe "art sublim". Ndersa eshte krejt e kunderta kur meshkujt shkruajne diçka te "nxehte". Jo ralle autori mund te quhet "manjak" etj. E gjithe jeta eshte çeshtje kendveshtrimi dhe gustoje prandaj s'ka asgje te panatyrshme.
Njihem disi edhe si autor erotik. Megjithese kam trajtuar tema dashurore asnjehere s'kam zbritur shkallet deri ne vulgaritet total.
Njoh disa autore femra qe kane permendur edhe fjale te pahijshme, por pa asnje paragjykim nga te tjeret. Keshtu eshte jeta!
Me kujtohet se gjate kohes se "lavdise dhe turpit" tim neper blog-e me kane kontaktuar disa here femrat, ato qe ne jeten normale duken shenjtore. Mbi toke s'ka shenjtor. Jemi te gjithe plot mekate dhe vese. Duhet vetem kurajo per te pranuar te verteten!!!
Une edhe sot kam ne PC disa nga mesazhet e tyre me te shthurura. Femra nga vende te ndryshme e sidomos nga zyrat e Tiranes. Te shkruajne dhe telefonojne gjate orarit te punes fantazite e tyre me te fshehta, mjafton pak talent per t'i zberthyer ......
Pra, tjeter thone ne komente apo shkrime neper forume apo blog e tjeter jane ne te vertete!
Per kete mua s'mund te ma ndryshoj mendjen askush.
Si perfundim une kam menyren time te jeteses dhe kete s'mund te ma ndryshoj askush. Ashtu sikurse une s'kam asnje deshire te ndryshoj diçka ne mendjen e te tjereve. Madje s'kam asnje te drejte per ta bere kete. Per fat te mire!
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento