29/11/07

Perballe admirueses time

Ajo me shikon me kureshtje dhe plot admirim. Jemi perballe njeri-tjetrit ne nje kafene plot me njerez. Admiruesja ime ka realizuar me ne fund nje nga deshirat e saj. Takimin me mua. Birra ime po mbaron ndersa ajo veç sapo ka lagur buzet me Coca-cola, dhe ndjek me sy levizjet e syve te mi. E kam patur gjithnje te veshtire t'i shoh njerezit drejt e ne sy. I shmangem gjithmone kryqezimeve te veshtrimeve, paçka se ndoshta shumica juaj nuk e beson se deri diku jam tip i ndrojtur.

Admiruesja ime ka sy te medhenj dhe floke te gjata ngjyre geshtenje. Eshte krehur bukur dhe bluza e saj e ngushte shfaq dhunshem gjoksin e saj te madh.
Per here te pare gjate bisedes tone ajo thote nje paragraf te shkurter nga shkrimet e mia sikur te donte te me tregonte qe nuk eshte fanse imja krejt rastesisht.
Buzeqesh dhe kerkoj me sy kamarierin per te porositur nje birre te dyte. Dua te pi per te mposhtur sikletin qe po me shkakton biseda. Birra e dyte erdhi dhe papritur ajo thote paragrafin e dyte nga shkrimet e mia. Ka mesuar permendsh disa theniet e mia. Ky eshte kulmi !! Thote se ka lexuar dy here librin tim te sapobotuar dhe e kam çuditur shume .
çuditerisht une jam idhulli i saj dhe ka ne dhomen e saj dy fotografite e mia qe i ka shkarkuar nga interneti. Vendos dy duart mbi tavoline dhe pas pak ajo me prek si pa dashje doren time te majte. Nuk flasim per pak çaste derisa duart tona bashkohen plot embelsi. Shihemi ne sy dhe une e ul prape shikimin duke pare goten me birre.
S'di çte bej ! Ajo nuk m'i ndan syte dhe pas pak me thote:- Me ke çuditur me mentalitetin tend !
Flet ne dialektin e Tiranes dhe kjo e ben te paperballueshme per mua. Gjithnje me ka pelqyer te flas me femra tiranase. Dialekti ose theksi i embel i ben te duken marramendese, pavaresisht nga pamja e jashtme. Une kesaj here nuk bej asnje perpjekje per te fshehur theksin tim jugor. Ka te ngjare qe i pelqen dialekti i jugut !? Ku ta dish ?
- S'kam dyshim, thone se vij nga nje bote tjeter. hahahaha , qesha me te madhe.
- Erioni, ti ke diçka qe se kuptoj mire, por shume interesante.- thote ajo me ate tingullin e embel te Tiranes, ate me eksituesin per nje mashkull nga jugu.
Vajzat e Vlores ndonese jane shume te bukura u mungon pak ajo finesa prej femre per shkak te dialektit te vrazhde vlonjat, kurse keto tiranaset e folura i ben te duken shume te kendshme.
Perseri pa asnje perpjekje per te fshehur origjinen time labe i them: - Une jetoj per qejfin tim dhe s'ka shume rendesi nese me kuptojne te tjeret. Nderkohe te dyja duart tona jane bashkuar mbi tryeze. Kam pershtypjen se po me shikon shpatullat e gjera . Une i ngul syte perseri syte tek gjoksi i saj dhe dua ta ngacmoj pak.
- Ti je nje nga ato femra qe çdo mashkull do te donte t'i gjunjezohej dhe lutej, ashtu siç mund te behej vetem perballe nje Princeshe.
- Wow! Kete s'ma ka thene kush, plako ! tha vajza
- Do te mjaftonte buzeqeshja dhe shija e buzeve te tua per te arritur kenaqesine totale çdo mashkull.
hahaha. Ajo qesh e lumtur. - Aman, leri keto. Me duket sikur po lexoj tregimet e tua.
Pas pak dalim nga lokali dhe jam ne medyshje. Me pas pershendetemi, perqafohemi dhe puthemi ne dy faqet. - Do te doja te qendroja me teper prane teje, ose te te ftoja ne Hotel, por ti e di qe une jam i martuar. Ja them keto sa per ti dale borxhit. Ne fakt s'kam asnje deshire ta zgjas muhabetin dhe as te tradhtoj bashkeshorten.
- Po e di. Po te me njihje me mire do ta kishe lene gruan tende per mua.
- Me nje fjale ti do qe te njihemi me mire, te ndahem nga ajo per ty ? e pyeta.
E perqafoj prape pa i dhene kohe te pergjigjet. I kthej shpinen dhe largohem me ngut. Nuk i kthej syte mbrapa dhe s'dua te shoh asgje.
Tashme e kuptova perfundimisht qe vajzat shqiptare kerkojne ne internet kryesisht vetem burra per t'u martuar.

P.S Ju kujtoj se ne kete blog nuk pranohen as komente dhe as e-mail nga vizitoret