23/11/07

Kot fare






Sot jam ne forme te mire dhe plot hare. Jam tip i qete dhe shpeshhere me pelqen vetmia.

Zhytem ne mendimet e mia dhe kjo me mjafton. U kenaqa sot kur kontrollova ca statistika rreth blog-ut e librit. Librin po e perpijne qindra persona dhe statistikat qe posedoj une jane te pjesshme. Ose per shembull blog-u im andej nga Faqet eshte me i vizituari nga te gjithe sipas http://www.alexa.com/ . Kjo nuk eshte pak midis 14 mije blogjeve shqiptare. Shumica e blogerave i kane braktisur faqet personale. Do te thote se te jesh blogger ka rendesi edhe vazhdimesia ne shkrime. Kete vit mesa pashe andej nga Faqet.Com nuk do te kete konkurs te ri per te zgjedhur faqen me te mire. Para nje viti e fitova une çmimin e pare dhe po nuk pati konkurs te ri kete fundviti do te thote se une Erion Selmani vazhdoj te mbetem nga ana zyrtare i pari dhe i fundit blogist deri me sot, fitues i nje çmimi ne historine e blogut shqiptar. Jo keq !
Nuk e them per tu mburrur por keto jane fakte. E kam thene edhe njehere tjeter se: Fitoret, edhe kur nuk jane te merituara, mbeten pergjithmone fitore!

Asnjehere nuk i kushtoj vemendje anes grafike e teknike neper blog, ngaqe e ndjej veten autor dhe jo piktor! Mua s'me interesojne fotot etj. Secili ka pasion dhe talent sipas qejfit dhe mundesive.




Nessun commento: