Ne nje bote gjithnje e me teper skllave e teknologjise edhe libri s'mund te bej perjashtime.
Ai eshte perhere e me teper eletronik veçanerisht ne vendet me te zhvilluara. Nuk eshte e njejta gje kur lexon e-book me librin tradicional. Libri i shtypur ne leter ka tjeter shije, por edhe kjo varet nga cilesia, bukuria e asaj qe po lexojme.
E bukura, e mrekullueshmja e librit eletronik eshte se brenda pak ditesh mberrin tek qindra lexues ne kontinente te ndryshem pa dale nga shtepia jote. Tregu i librit tradicional eshte i kontrolluar kryesisht nga autoret e famshem, te cilet ne nje menyre ose tjeter nuk u japin hapesire autoreve te rinj, sepse per te qene dhe mbetur autor i famshem duhet edhe te shkelesh mbi te drejtat apo endrrat e autoreve te rinj. Ne raftet e librarise s'para gjejne vend librat me poezi. Librashitesit kane alergji nga poezia e cila shitet shume pak ose aspak. Deri diku me mire proza.
Autori i ri me nje treg libri te kontrolluar nga Masoneria apo klane te ndryshem, gjen vetem pak hapesire ne internet.
Jam i lumtur qe librin tim "Endrrat e thyera" e kane lexuar qindra e qindra, ndoshta mijera persona ne kontinente te ndryshem. Kam statistika vetem te pjesshme per kete, por jane shifra qe do te gezonin ç'do autor.
E gjithe kjo vetem me promovimin qe i bera une ne dy blogje dhe disa link qe vendosen ne faqet e tyre miqte e mi virtual arrita te gjeja lexuesin tim. Do u jem mirenjohes perjetesisht atyre qe me thane nje fjale te mire. Une ju njoh se kush jeni por s'po permend emra.
Deri diku jam mjaft i vetmuar ne promovimin e ketij libri, por çdo gje eshte reciproke.
e-book ka avantazhin qe gjendet edhe falas ose me çmim te lire. Une kam dhuruar qindra e qindra e-book megjithese 90 % e lexuesve nuk me thane as faleminderit. Prandaj sinqerisht s'kam me asnje deshire te bej dhurata.
Si perfundim libri tradicional nuk do te vdesi kurre por edhe ai eletronik do te gjej shume hapesire ne te ardhmen. Per autoret e rinj e ardhmja e librit eshte dhe do te jete gjithmone e me teper eletronike. Keto jane kushtet e tregut.