Thone se ne SHBA politikanet u vardisen blogerave me te njohur. Politikanet amerikan ftojne per darke persona te thjeshte qe kane nje emer ne blogosfere, per t'i shfrytezuar keta ne rast nevoje. Natyrisht ne SHBA blog-u ka tjeter vlere dhe me teper klik. Per ne shqiptaret sado gjera te rendesishme te shkruajme neper faqet personale nuk i kalojme 120 maksimumi 200 (ndoshta gaboj) vizitore unike ne dite.
Pra audienca e vogel kushtezohet nga gjuha shqipe ne te cilen shkruajme. Megjithate edhe po shkruajte ne anglisht nuk eshte e thene te kesh 10 mije vizitore ne dite, pasi sot eshte e veshtire te krijosh audience te gjere.
Ka patur disa perpjekje te gazetave te medha evropiane per te afruar blogerat e talentuar. Sipas blogosferes italiane redaksite e medha i kane blere talentet apo blogistat me te suksesshem.
Ne fakt nga pervoja ime nuk eshte e lehte te bashkepunosh me blog-un e nje gazete te madhe, sepse atje ne redaksi kane tjeter mentalitet. Mund te ndodhi qe te dergosh 9-10 shkrime dhe ata te botojne vetem dy. Disa nga keto 9-10 shkrime nuk jane te keqia, perkundrazi kane edhe fansa ne internet. çuditerisht redaksia boton shkrimet qe prej autorit konsiderohen si me te keqiat, dhe nuk kuptohet qarte nese autori po i ben vetes reklame apo thjesht po le nam.
Ne qofte se blogosfera italiane thote se blogistat e njohur marrin $$ pare nga redaksite, çfare duhet te bejne redaksite shqiptare kur bejne Copy & Paste nga interneti. Nuk te thone as faleminderit.
Para ca ditesh bisedova me nje kryeredaktor gazete. Ka simpati per shkrimet e mia etj,. por nuk paguajne. Une shkruaj mbi te gjitha per qejf por jam pak i lodhur kur shoh mosmirenjohjen e te tjereve, prandaj nuk pranova te bashkepunoj gratis me nje gazete. Shyqyr Zotit nuk kam probleme financiare po kjo s'do te thote qe duhet te bej dhurata perhere. Ne fund te fundit prej kohesh e kam provuar kenaqesine e botimit neper gazeta.
Mandej une s'mund te ndryshoj idete e mia per t'i bere qejfin kryeredaktorit X apo per te ndjekur linjen editoriale te gazetes. Une idete dhe idealet e mia nuk i ndryshoj, e aq me teper gratis !
Para ca muajsh m'u krijua iluzioni se blogosfera kishte parakaluar gazetat. Ne fakt neper gazeta veshtire se e lexon diçka argetuese, por blog-u nuk po arrin ta parakaloj gazeten. Keto jane rregullat e tregut editorial.
Le te flasim hapur . Neper blogje krijohen klane shoqerie dhe kjo ndodh edhe ne blogosferat e huaja. Pra nese nuk je pjese e grupit, deri diku je i bllokuar.
Personalisht e konsideroj jeten virtuale si diçka me sublime se sa ndarja ne grupe siç ndodh neper lagjet e qyteteve dhe fshatrave.
Jam dakort qe do besh shoqeri vetem me ate qe te hahet muhabeti, dhe s'kam ndermend t'ja prish argetimin askujt.
Duke krijuar klan-blog ne çdo lloj blogosfere qofte, s'do te thote qe mund te behet diçka me mire se te tjeret. Maksimumi qe mund te behet eshte ky: 100 komplimente per blogistin X qe meriton vetem 5 komplimente, dhe 15 tallje + 5 fyerje per blogistin me te urte.
S'duhet harruar se komplimentet e teperta te demtojne. ATA qe te bejne shume komplimente mbi te gjitha NUK TE KONSIDEROJNE RIVAL, ose mund te jene edhe admirues te flakte. Pra mungesa e nje fjale te mire mund te interpretohet edhe si konkurrence, zili apo edhe moskuptim. Jo te gjithe autoret jane te kuptueshem.
Ndodh keshtu prej mijera vitesh dhe s'ka per te ndryshuar ndonjehere!
Te krijosh klan s' eshte ndonje fitore e madhe. Fitoret me te medhaja i verteton koha.
Mendoj se e gjithe kjo eshte çeshtje mentaliteti dhe pikeveshtrimi. Nuk eshte e thene qe une te kem te drejte, e njekohesisht ka te ngjare qe te mos e kem gabim.
Secili e jeton jeten dhe e miremban blogun personal sipas qejfit te tij.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
1 commento:
Per arsye personale nuk pranohen komente!
Faleminderit per viziten!
Posta un commento