"Ditët e arta quhen të tilla ngaqë zgjasin pak kohë. Përndryshe do të quheshin ditë argjendi, bronxi. Në varësi të plotë me kohëzgjatjen e tyre, aq sa mund të ktheheshin edhe në ditë llamarinash apo alumini."
Ka raste që them edhe nga këto gjëra.:)))
Me sa po shoh nga përvoja e jetës, nuk është e thënë qe momentet e lumtura apo ditët plot suksese te mos përsëriten kurrë më. Për shumë faktor ditët e lumtura të jetës përsëriten në periudha të ndryshme. Veç se këto përsëritje fatkeqësisht janë shumë të rralla, kundër dëshirave tona.
Më pëlqen të mendoj se lumturia nuk vjen nga qielli, varet shumë nga njeriu.
Pra gjërat e bukura mbarojnë shpejt dhe përsëriten mjaft rrallë.
Është disi e ngjashme me orgazmën që zgjat pak sekonda, por ja vlen ta përjetosh.:)
Dikush ka zbuluar edhe orgazmën cerebrale që plotëson përfundimisht çdo boshllëk. Për fat të keq këto janë zbulime të rralla, për ata më fatlumët.
Mund të them se për mua "ditët e arta" janë rikthyer fuqishëm, dhe nuk e di se sa kohë do vazhdojnë. Kryesorja është që u rikthyen pas një mungese jo tepër të gjatë. Madje ka të ngjarë se që të mos jenë ndërprerë kurrë, vetëm se unë jam krejt i pafuqishëm për të dhënë shpjegime të mëtejshme ................
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
1 commento:
Kopjo dhe ngjit (Copy & Paste) kete link ne browser tuaj per te hapur, lexuar direkt librin: http://filmashqip.altervista.org/Endrrat_e_thyera.pdf
Po shoh se kur klikon tek linku brenda blog-ut, ka ca raste qe hapet reklama e sitit te huaj.
Posta un commento