15/12/07

Fund 2007


Me pelqenin festat kur isha i vogel. Tani e kane humbur pak lezetin e dikurshem, por sidoqofte duhet festuar. Dikur ishte çdo gje me e bukur dhe njerezit qene me te mire. Sot ne nje bote perhere e me teper te pushtuar nga egoizmi dhe zilia apo te tjera si keto s'ka shume mundesi per te shijuar gjerat siç duam dhe meritojme. Edhe kur shkoj ne Shqiperi asgje nuk eshte si me pare, aq sa ka raste qe me duket vetja si i huaj ne shtepine time. Duhet te jete nje pershtypja ime, ndoshta e kam gabim por njekohesisht kam ndergjegjen e qete. Ngaqe nuk i kam borxh askujt.
Pas viteve jete jashte shtetit ndryshon pak mentaliteti, megjithese kam njohur edhe njerez te pandryshueshem. Kam nje avantazh: Une s'kam zili askend. Zilia eshte nje ndjenje e panjohur per mua.
Viti 2007 qe goxha i suksesshem per mua dhe me vjen pak keq qe perfundoj. Me vjen keq qe po e mbyll disi ne vetmi duke mirembajtur nje blog pa komente, por shoh qe ndihem mire pa komente keshtu i zhytur ne mendimet e mia pa degjuar askend. Ndihem disi me i lire pa komente vizitoresh, megjithese s'kam asgje kunder jush. Eshte vetem nje zgjedhja ime personale.
Ju uroj te gjitheve Gezuar Krishtlindjet dhe vitin e ri !
Sinqerisht
Erion