18/05/08
Gruaja ne ankand
Historia e njerëzimit është e mbushur me tradhëti të panumërta. Gjithashtu të shumëllojshme dhe të panumërta janë teknikat e hakmarrjes.
Ndoshta imagjinonte një hakmarrje të rrallë Paul Osbon kur publikoj lajmërimin te eBay.
" Shes gruan time 24 vjeçe atij që bën ofertën më të mirë". Ka arritur çmimin 500 sterlina, por ka rënë në sy të administratorëve ebay, të cilët kanë lajmëruar policinë për këtë shitje të paligjshme.
Bashkëshortja e tradhëtonte burrin me punëdhenësin e saj. Pas disa dyshimesh Pauli ka bërë kontrolle në postën eletronike të gruas ku gjeti email të ndryshme me fjalor që mund të përdoret vetëm midis dy personash të dashuruar.
Ndodh edhe kështu në ditët tona kur përditë jemi të spiunuar nga telekamerat, apo na shkatërrojnë imazhin me fallsifikime e-mail etj,. Po sikur ato e-mail ti ketë krijuar vetë burri për të hequr qafe gruan e tij?!
Në qoftë se gruaja tradhëtonte vërtetë, sigurisht që ai ka zgjedhur rrugën më të habitshme, më të paligjshme por, mbase edhe atë më të tmerrshmen. Njerëzit nuk shiten...
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
3 commenti:
Interesant lajmi, Erjon, por më shumë që u gjendën disa të paktën, që dhanë një ofertë për të blerë...ç`farë!? Seks, shoqëri, mall !!!? JO! Bënë ofertë (qoftë ikonike apo me "shaka") për të blerë një njeri, sot, pas kaq shekujsh që janë zhdukur skllevërit!
Përshëndetje, Kris...
Kriss.. Lajmi më çuditi shume dhe kjo është temë e ndërlikuar. Nga njëra anë shihet çmenduria e burrit dhe nga ana tjetër ata "mjeshtrat" që ofrojnë 500 sterlina... për të blerë të pamundërën.
Përshëndetje
nga Erioni
Vertet e çuditshme ..
Por me duket se zoteria ne fjale paska qene vertet per tu tradhetuar:)
Te konsiderosh tjetrin/tjetren si mall..
Apo apoesht thjesht nje shfryrje mllefi ne menyren me origjinale te mundur
Posta un commento