20/04/08

Pjesa e dyte

Pjesen e pare mund ta lexoni me poshte



Ajo s'me kthen pergjigje dhe nisemi drejt shtepise se saj. Gjate rruges se kthimit ajo s'flet fare dhe s'kam guxim te thyej heshtjen e t'i tregoja sesa rastesisht jeta ime u lidh pazgjidhmerisht me ate province monotone, ku gjerat e rralla si kjo shetitja e mesnates jane bere tashme deri diku te papranueshme per mua. Me sa duket po ndryshoj me kalimin e viteve ashtu sikurse shoh se po ndryshojne edhe gjerat apo njerezit rreth meje. Kisha shume qejf t'i thoshja se me dukej pak vulgare dhe mungese respekti per vetveten menyra sesi ne te dy u ngaterruam ashtu... mbrapa stadiumit. Une isha padyshim fajtori kryesor i asaj ngjarjeje por edhe ajo luajti rolin e saj. Si t'ja them asaj se s'kam asgje kunder erotizmit, por sipas meje nevojitet edhe pak ndjenje, respekt per vetveten, ndofta edhe pak klas dhe jo doemos dashuri e perjetshme.
Ajo ishte ndihmesja ime ne punen qe beja prej 3 ditesh. Une beja pica ndersa ajo duhet te me ndihmonte dhe te pastronte kuzhinen tone te ngushte me muret e palyer prej vitesh, dhe jo fort e paster. Ajo jo vetem qe nuk me ndihmoj tre ditet e para , perkundrazi isha une ai qe ndihmoja ate per te lare enet etj. Kolegia ime ishte e ngathet dhe kalonte ore te tera duke biseduar ne telefon e pire cigare ne tarrace.
Punedhenesi jone nje aventurier i divorcuar nga gruaja e mendonte per te pire e per t'u vardisur femrave duke perfshire edhe ndihmesen time. Shihej qarte se drejtori dashuronte me kamarieren 19 vjeçare, ndersa ai ishte 46 vjeç dhe babai i nje goce 25 vjeçe, lindur nga martesa me ish- gruan e tij. Kjo ishte piceria me e rralle ku pata punuar ndonjehere.:) U grinda qysh diten e pare me kamarieren e paafte per punen e saj, te dashuren e punedhenesit, e cila perpiqej te komandonte. Natyrisht se ajo duke qene dashnorja e Atij kishte marre nder duar komanden supreme.
E pata ndihmesen time ne dore dhe s'doja te perfitoja nga rasti, sepse ende mbetej pa pergjigje pyetja: çfare donte ajo prej meje?! Siç duket ne pamundesi per te zgjidhur kete nyje, pa u lodhur me tej une kisha nderprere ledhatimet... Ajo ishte vertet shume terheqese, shtatlarte me bel te ngushte, syte e vegjel dhe buzet e bukura.
Nuk e di pse nuk bej asnje perpjekje tjeter per ta "pushtuar" vajzen rumune. Ka te ngjare qe per mua te kete perenduar nje tjeter epoke e rinise time. Vitet e vrrullit dhe ritmi i atyre pak dashurive kalimtare apo takimeve te zjarrta pa shume dashuri. Mbase jam bere pak monoton si provinca ku jetoj?!
Po. Duhet te kete perfunduar brenda meje periudha e mendjelehtesise rinore, dhe s'jam as i pari e as i fundit, them me vete ne momentin kur ajo zbret nga makina poshte shtepise. Si çdo gje tjeter ne jete edhe mbyllja e nje periudhe shkakton pak nostalgji, por jo dhimbje. Kishte qene ajo provokuese gjate punes dhe m'u lut ta shoqeroja pas pune ne shtepi. S'kisha arsye pse te bija ne gracken e saj gjer ne fyt. Ndonese deri te kofshet e saj kisha rene, humbur kontrollin, dhe pa kryer ndonje akt final. Ditet e mia pa dashuri kishin qene te here te gjata e here te shkurtra, ashtu sikurse per miliona njerez te tjere, ndaj duhej vetem te prisja çastin tim. Duke u vajtur ne banesen time ne mendje shkruajta njefare tregimi, plot me diell, hotele, plazhe e pishina etj, gjera per te cilat kam dobesi te tepruar.
Te nesermen ishte dite e shtune. Lokali ishte plot me mysafire dhe une isha ne " perleshje " e siper me picat dhe furren me dru. Ndihmesja ime s'behej e gjalle. Shkruante SMS dilte ne tarrace, hynte, pergatiti kater antipaste e doli prape nga kuzhina.
Drejtori ishte gjysem i dehur si zakonisht, e hyri ne kuzhine dhe beri ca antipaste per klientet e sapoardhur pa i thene gje ndihmeses qe pi duhan ne tarrace.
Ne fund te mbremjes ajo vendos me ne fund te laj pjatat por papritur e pakuptueshem filloj te qante me te madhe.
Ne kuzhine erdhen punedhenesi me dashnoren e tij kamariere. - ç'pate? e pyesin.
Pa i nderprere lotet ajo thote me fjale te copetuara nga lotet se une jam djale i keq dhe nuk e ndihmoj per te lare pjatat. Shqyeva syte nga habia. Ne fakt e kam ndihmuar ne tre ditet e meparshme por te shtunen duke qene shume i zene me punet e mia s'mund ta ndihmoj. - Ej, pse per te lare pjata kam ardhur ketu?!!U thashe me ze te larte. - Kjo jo vetem qe nuk po me ndihmon
por pretendon te bej edhe punet e saj. Do te ishte me mire te gjeni ndonje tjeter ne vendim tim.- i thashe pundhenesit i cili s'dinte çfare te thoshte e filloj te shtremberoj buzet e me pas provon te me bindi.- jo, s'ke pse iken, po duhet ta ndihmosh pak kete vajzen.
- Ti duhet ta ndihmosh kete dhe mos e diskuto! me thote e dashura e punedhenesit, ajo "komandantja Supreme".
- Ok. dua rrogen per keto kater dite pune dhe beni çfare te doni. Ju uroj suksese!. U thashe me vendosmeri.
Perfundoj keshtu mbremja ime e fundit ne ate piceri
Ja pra pse gjithe ato ledhatime, thithje gishti ne mbremjen e kaluar, mendova me trishtim.
Siç dukej kolegia ime kerkonte ndonje mik qe i lante pjatat...

Nessun commento: