13/04/08

Dite pa dashuri...

Ate nate te nxehte vere do te ishte shume e lehte per kedo te behej pre e ndjenjave dhe eksitimi mund te shnderrohej lehtesisht ne ekstaze, por ndoshta edhe ne torture.

Mesnate. Dora ime e djathte qendron e palevizshme mbi kofshen e saj te majte. Ajo s'ben asgje per te me larguar doren dhe kjo eshte ftesa e pare qe ajo me ben terthorazi per te vazhduar me tej.
S'kam force te leviz doren time te mpire, thuajse te ngrire nga ndjesia qe me shkakton kontakti me lekuren e kofshes se asaj. Gjithashtu truri im eshte i mpire ndersa ajo flet parreshtur per gjera pa lidhje me kofshet, duart e mpira, trurin dhe valen eksituese qe po me pushton te terin.
Ajo ma prek doren embelsisht sikur te donte te ma shkrinte doren e palevizshme. Dora ime fillon levizjet e saj te ngadalta dhe per dreq kesaj here pa pike mjeshterie dhe aspak talent. Jam i pavendosur, aq sa dora ime pa ditur se ku te drejtohet ngrihet lart per t'i prekur floket e gjata bjonde. Vetura ime ndodhet poshte shtepise se saj dhe ndalojme. - Jo. Dua te bej nje xhiro me ty sepse po me pelqen kjo muzika e radios. Thote ajo me vendosmeri jo vetem te paturpshme por mbase edhe te dhunshme.
E shoh drejt e ne sy pa hequr doren nga floket e femres 20 vjeçare, dua te kuptoj nese ajo shpreh nje deshire apo provokim. Dhe siç ndodh gjithmone me femrat nuk arrij te marre vesh asgje.... Bej çfare te duash, ato s'kuptohen asnjehere krejtesisht. Eshte pikerisht dyshimi i kuptimit apo keqkuptimit qe i ngaterron pafundesisht njerezit, gjerat, apo jeten e gjithkujt, pa arritur te kuptojme asnjehere kurrgje perfundimtare. Dhe shume pabesueshem vjen dita kur nxjerr konkluzionin s' e vetmja gje e cila kupton nga jeta eshte pikerisht ajo qe s'ke kuptuar asgje me teper perveçse minimumit te saj, i cili ka mjaftuar disi edhe per paraardhesit tane, dhe do te jene te detyruar te kenaqen me kaq edhe pasardhesit tane. Krejt pak, por jemi te detyruar te gezohemi me kaq, fatkeqesisht.
Rifilloj t'i jap gaz vetures pa ditur se ku te drejtohem. - Shkojme andej nga stadiumi. Thote ajo me ze te prere.
I bindem pa patur force kundershtuese . Tashme eshte ajo qe kontrollon situaten e sidomos doren time te djathte e cila pa e ditur sesi ka perfunduar perseri mbi kofshet e saj te zbuluara pjeserisht nga minifundi xhins. I shoh kofshet dhe ajo e shoqeron veshtrimin tim me ngritjen e minifundit me lart deri ne piken kur i shihen edhe te brendshmet e bardha.
Dora ime vazhdon te levizi pa shume art erotik mbi kofshet femerore derisa preka te brendshmet e saj te mendafshta. Gishtat e mi levizin instiktivisht tek fundi i barkut femeror siper mbathjeve. e papritur ajo me urdheron te ndaloj prapa stadiumit te ketij qyteti te huaj per ne te dy. Jemi dy ballkanas ( ajo rumune ) prane njeri-tjetrit, une me gishtat e dores te perhumbur midis kofsheve dhe mbathjeve te saj, ndersa ajo qendron ne pritje... Nuk jam ne gjendje te kuptoj nese prekja ime eshte delikate apo e ashper, pasi kesaj here nuk ndihem i sigurt ne ate qe bej. çuditerisht sado qe te jesh i bindur se posedon eksperience dashurie, jo rralle perballe ndonje femre mund dukesh si fillestar. S'ka dy vajza njesoj . Ato kane nje talent te mbinatyrshem per te te nderlikuar jeten dhe te flakin ne det apo lume ate pervojen tende qe te jep vetesiguri, qofte kjo pervoja jote nderkombetare apo provinciale.
Shohim njeri tjetrin ne sy dhe dora ime ledhaton faqet dhe mjekren e saj te vogel. Nuk e di se çfare dua e çka duhet te bej?? Me shpejtesi mahnitese me vjen ndermend se femrat ballkanase qe kam njohur s'para jane te mesuara me situata romantike apo fjale te perzgjedhura, te pakten nga aq sa kam pare une. Dhe sikur te donte te me largonte çdo hije dyshimi, Ajo me rremben midis dhembeve gishtin tregues dhe e thith dhe lepin me endje. S'kam guxim ta puth apo perqafoj. Eksitimi me ka bllokuar krejt dhe syte e mi nguliten serish tek kofshet dhe te brendshmet e saj te mendafshta. Kam pershtypjen se po te mbeshtes kryet tek kofshet e saj do te rrezikoja t'i kafshoja jo vetem kofshet por edhe mbathjet, aq sa kishte rrezik te gelltisja edhe ndonje cope mendafshi.;))
Pa me dhene kohe te meditoj ajo afron koken me ate gjestin klasik kur kerkohen buzet e tjetrit. Ne fakt puthja ndodh por, jo ne buze. Ne çastin e fundit ajo nderron drejtim dhe me puth ne faqe. Te njejten gje bej edhe une.Vala e eksitimit po me bie dhe tashme jam ne gjendje te permbahem. Me sa duket qe thjesht deshire e çastit dhe jo dashuri.
Ne te dy njihemi shume pak dhe pa dyshim qe nuk jemi te dashuruar. Ne fund te fundit nuk kam ndonje arsye te dukshme per te qene i babezitur per ate femer. Prandaj pergatis goditjen time te pameshirshme. E preka perseri atje.. me gishtat e mi tashme disi te shmpire pas drojtjes fillestare dhe ende me teper nga surpriza qe me solli mesnata. Ka te ngjare qe shmpirja e gishtave permireson disi ledhatimet e mia, por ato me duken perhere shume modeste dhe aspak "artistike "-;)) E çfare arti? ky eshte kaos erotik! Prane nje femre te huaj me nje emer i cili ose nuk me kujtohet ose une nuk arrij ta shqiptoj mire, prane femres per te cilen nuk kam bere asnje perpjekje per ta mposhtur e akoma me çuditerisht per ate s'kam bere asnje mundim per t'i thene kater fjale vardisese, apo shkruar tre rreshta sensual, nga ato rreshta qe ne disa raste me kane dhene suksesin, apo fatkeqesisht edhe deshtimin. Me shume mundim ja dale mbane qe mos ta tejkaloj kufirin, mburojen e krijuar nga mendafshi i mbathjeve me lekuren apo buzet delikate femerore. Ato me te fshehtat.

Perseri nuk jam ne gjendje te kuptoj nese ajo po kenaqet apo po vuan nga prekjet e mia , sepse perveç ndonje perjashtimi per femrat keto dy ndjesi jane te pandashme dhe shpeshhere mbase te pashmangshme. Renkimi dhe dy pasthirrmat qe ajo leshoj, shenje kjo se po fillonte t'i pelqente prekjet e mia ( ose shtirej se i pelqente ), me lehtesuan. Por s'dua t'i jap kenaqesi prandaj pa e pritur pasthirrmen e saj te trete, e cila mund te ndodhte ne çastin final, i nderpreva ledhatimet e mia te pasigurta ate nate, ndofta edhe te panevojshme. Sidomos per mua.
- A ikim tashti? i peshperis me gjakftohtesi tek veshi ne momentin vemdimtar.
VIJON ne ditet e ardhshme
E. Selmani
Mars 2008

1 commento:

meditime-pershtypje ha detto...

Erisel!Te pershendes,pas nje pauze kaq te gjate.Sado qe jam i semure,sa u shfaqe,gjeta pakez kohe qe te lexoj.Paske qene i "duruar"shume.Sidoqofte,e tjerre mire linjen dhe eben terheqese.
Urime nga une.
Perparim Hysi,13 prill 2008