30/07/07

Reportazh zjarri




Sa shume digjemi keto dite! Na mbyti vapa dhe vatrat e zjarrit qe kane pushtuar nje pjese te Ballkanit dhe Italise.

Dje me 29 korrik rastesisht asistova ne nje zjarr qe ka djegur deri tani mbi 100 hektare ne Italine qendrore. Po kthehesha ne shtepi kur pashe dhjetera njerez qe shihnin vargmalet Apenine te pushtuara nga flaket. Ndalova makinen ne Akuasparta (20 km nga Terni) dhe iu bashkova turrmes anes rruges. Ndodhesha afro 2 km larg vatres se zjarrit dhe pashe 2 helikopter te zjarrfikesve qe hodhen uje nga kova e madhe qe mbartnin poshte. Me pas mberriti avioni me uje por zjarri vazhdonte dhunshem. Zgjati shume kohe vajtja- ardhja e helikoptereve qe shkonin te furnizoheshin me uje ne liqenet e zones derisa erdhen edhe dy kamiona me zjarrefikes nga drejtimi i Spoletos (pjesa lindore e Apenineve)per te shuar zjarret anes rruges.

Nata e beri edhe me te frikshme pamjen. U largova drejt shtepise ngaqe zjarri vazhdonte por zjarrfikesit kishin hequr dore siç duket ne pritje te mengjesit.

Rruges ndesha shume automjete policie qe po benin kerkime per ndonje zjarrvenes.

Pata pershtypjen te shihja lart edhe helikopterin qe filmonte pe emisionin e lajmeve.


Zjarri ende vazhdon ne keto çaste, ora 8.25 i mengjesit, e hene 30 korrik.

Vazhdojne perpjekjet per shuarjen e zjarrit, dhe nuk i dihet ende se sa kohe do te zgjas beteja.


Ketu te pakten kane helikoptere dhe aviona, jo si ne Shqiperi qe morren avion nga Ukraina dhe erdhen dy helikoptere nga Greqia per ndihme.


Me pelqen te pyes: A mund te quhet shtet ai vend qe nuk ka nje helikopter per Zjarrfikesit?

A ka mundesi qe Shteti te mos posedoj mjetet me te rendesishme per te mbrojtur natyren dhe qytetaret nga fatkeqesi te tilla?

Shteti ka drejtues qe mendojne per te ndertuar Parlamentin e ri luksoz me çmimin dhjetera milione euro. Po sikur keto te holla t'i shpenzonin per blerjen e avioneve etj per zjarrfikesit, a nuk do te ishte me llogjike? Perndryshe edhe ndertesa moderne e Parlamentit do te rrezikonte seriozisht djegien nga zjarri i terbuar qe s' fal askend.


Nejse, une e thashe mendimin tim, po kujt ja thashe?

3 commenti:

belle_fleur ha detto...

Pyetjet jane shume me vend, por kush ka veshe per te degjuar dhe per te vene ne praktike keto qe ke permendur ne postin tend.

Nje shtet qe nuk siguron kushtet me minimale te jetes si uje&drita s'eshte shtet, dhe ata njerez qe jane ne qeveri duhet t'ja lene vendin atyre njerzve qe kane deshire per ta permisuar situaten ne te cilen ndodhet sot vendi yne.

eni ha detto...

na mbyti thatesira edhe ketu plasen duke u djegur pyjet..para ca ditesh u dogjen disa hektare me ullinj ..peme kush e di se sa vjeçare:(

Erisel ha detto...

Mireserdhet belle_fleur dhe eni!
Do perpiqem te mos zhgenjej asnjerin nga ju qe me kushtoni kohe e vemendje.

P.S
sa per njoftim zjarrin e shuan dje ne mbasdite. Pra dy dite rrjesht zjarr.