27/07/07
Ditet e "Arta"/ Tregim
E ndёrpreu udhёtimin e tij nё Kёln. Kishte mjaft kohё per te pirё kafe dhe marrё vendimin pèrfundimtar mbi atё udhetim.
Nxorri nga çanta hartёn gjeografike te cilёn e kishte studjuar qindra herё ne ditёt e fundit kur i kishte mbёrritur nje letёr rekomande e mallkuar ku shkruhej se kёrkesa e tij pёr azil politik ishte hedhur poshtё.
“Ku te shkoj?” mendonte ai.” Ne Hollande apo Danimarkё?”
Hollanda ishte afèr Kёlnit nё drejtimin perёndimor, ndèrsa Danimarka ne veri te Gjermanisё ishte qindra km nga Kёlni.
“Erdha deri kёtu e s’di ku te shkoj?Paskam marre fund! Ç’mu desh qe ika nga Manhajmi? Atje mund te gjeja ndonje vend pёr tu fshehur, mund tё punoja nё tё zezё, ashtu si njё mi qё ka frikё ta nxjerri kokёn nga vrima ku eshte fshehur.”
Doli nga stacioni i trenit dhe i hodhi nje sy qytetit te bukur. Pa nga jashte Katedralen dhe vijoj rrugen e tij per te eksploruar qytetin.
“ Nuk mund te shkoj ne Danimarke sepse ёshtè dimёr dhe do tё ngrij nga te ftohtit kur te kaloj kufirin nё kёmbё. Nё Hollande ndryshon muhabeti, sepse mund ta kaloj kufirin me autobus, tren ose taksi.”
Ditёve tё fundit ai ishte informuar mirё pёr kёto dy vende.
U kthye prapё te stacioni qёndror i trenit. I duhet te merrte mё nё fund vendimin.
“Danimarkè apo Hollandё? Jo. Asnjёra nga tё dyja. Po qёndroj kёtu nё Kёln ose do kthehem nё Manhajm e do qёndroj ilegal” tha me vete ai.
- Taksi!- thirri ai dhe nje shofer taksie i morri dy çantat me veshmbathje e sende tё tjera duke i vendosur nё bagazh.
- Dua te shkoj nё qёndrёn e azilkёrkuesve. Unё jam kёrkues azili politik - i tha shoferit.
-Ok, por duhet tè pyes nje shokun tim sepse hera e parё qё me ndodh kjo. Zakonisht unё punoj me turista- tha shoferi dhe buzёqeshi.
Shoferi doli nga makina dhe bisedoj me dy kolegё tё tij.
- Shkojme!- tha shoferi- e njoh vendin-
- Duhet te me zbresёsh 30-40 metra larg nga zyrat e azilantёve, ngaqё s’dua te mё shohin qё udhetoj me taksi.
- Natyrisht- tha shoferi.
“Ditёt e arta mbaruan “ tha me vete ai ndёrsa po hynte nё ndёrtesё ku i duhej te ndryshonte emrin per herё tё dytё ne pak vite.
“ Pse nuk i quajnё , Zyrat e ndryshimit te emrave?” mendoi, dhe i erdhi pёr tё qeshur kur iu kujtuan shumё raste kur te huajt kёrkonin strehim politik ne tё njёjtin shtet, me emra tё ndryshёm, me qёllim qё te qёndronin sa mё shumё kohё.
“Tashmё me quajnё Alban D “ mendoi ai ndёrsa po plotёsonte formularin qё i dhanё punonjёset.
Formulari ishte nё tre-katёr gjuhё, biles edhe nё shqip e si zakonisht ne kёto raste ai vuri re se sa shumё gabime gjuhёsore gjendeshin nё tekstin e formularit.
“ Kёta pёrkthyesit tё marrim mё qafё” mendoi ai. E dinte se jo rrallё kur azilantёt lypnin strehim politik, pёrkthyesit zakonisht jo profesionistё, mund edhe te pёrkthenin me gabime duke i shkaterruar tё ardhmen dikujt.
Pas 4 ditёsh nё Kёln e transferuan nё ish- Gjermaninё lindore. Alban D u inatos keq. Do largohej nga Kёln-i pёr tё cilin kishte hequr dorё nga Hollanda e Danimarka. Nё ate qytet i pёlqente gjithçka. Hera e parё qe shihte nje qytet aq tё bukur e shumё shpejt do t’a harronte Manhajm-in qё ishte 3-4 herё mё i vogёl nga Kёln-i.
-Alban D, nesёr do shkoni nё Chemnitz.- I thanё
Ai pa me shpejtèsi hartёn e madhe nё mur dhe e vёrejti qё ishte jo larg nga Drezden-i dhe Lajpcig-u.
“ Atёherё, Chemnitz ( Kemnitc) do te thote qe eshtё ish- Karl-Marx-Statd!” tha me vete ai duke u inatosur mё tepёr.
Mbёrriti nё qendrёn e refugjatёve nё mbasdite dhe kishte ende 500 marka nё xhep.E kuptoj qe e pati tepruar nё Kёln me shpenzime tё kota, por nё Kemnitz do t’i duhej tё kursente sepse tashti nuk i dihej sesi rridhnin ngjarjet.
Pas dy ditesh i morrèn shenjat e gishtave. Ai iu pёrmbajt kёshillave tё refugjatёve ekspert prandaj ndёrkohё qё priste rradhёn e tij hyri disa herё nё WC dhe fёrkoj gishtat e duarve te muret e banjos.
Sipas “ekspertave” format e gishtave ndryshonin dhe kompjuteri nuk arrinte tё kuptonte qё ai kishte shenja te mёparshme gishtash, me njё emёr tjetёr.
Ditёt nё Kemnitc i kalonte nёpèr kafene dhe nё mbrёmje shkonte te i vetmi MC Donald’s i qytetit, atje qarkullonin shumё tё rinj dhe natyrisht femra tё bukura.
Nuk i pёlqente ai qytet plot shenja vuajtjeje nga historia komuniste e ish-Gjermanise lindore.
Bёnte shumё ftohtё por atij s’i interesonte aspak dhe vazhdonte tё kёrkonte njё vajze pёr t’u argёtuar, nё pritje tё transferimit tё ardhshёm qe sipas rregullores do tё ndodhte pas 3 muajsh.
Nuk ishte llogjike tё kёrkonte femra pёr lidhje serioze nё situatёn e tij. Do tё qёndronte 3 muaj atje e pas kёsaj disa muaj ne ndonjё qytet tjetёr, e mё pas kushedi se çfarё ndodhte.Ndaj njё dashuri serioze vetёm sa do t’i shtonte dhimbjet, trishtimin. Dy herё ai kishte braktisur tё dashurat e tija, thjesht pёr arsye transferimi. Dhe kjo nuk dukej aspak njerёzore, por s’varej nga ai. Disa herё nё jetё njerёzve u mohohet e drejta pёr tё dashuruar, ndaj ka tё ngjarё qё me kalimin e kohёs tё krijohet njё ndjenjё e kundёrt me dashurinё; Anti-Dashuria, e cila ёshtё skalitur me “mjeshtёri” tё pёrbindshme nga njeriu modern.
U njoh me tre vajza 18-19 vjeçe disi tё shthurura nё MC Donalds. Ato e donin secila pёr vete. Kishte dalё disa herё shetitje me ato dhe ishte puthur me dy prej gocave, i pavendosur se cilёn tё merrte e çfarё tё linte. Ato i treguan mё ne fund qё kryenin vjedhje tё vogla nёpёr supermarketa. Hipnin ne autobus dhe vidhnin ne zona tё ndryshme tё qytetit.
-Unё s’merrem me vjedhje” u tha ai kur dy nga vajzat hynё nё njё supermarket, dhe ai qèndroj jashtё me njё nga gocat, atё tё cilёn ende s’e kishte puthur.
-As une nuk vjedh- i tha vajza.- Jemi shoqe dhe unё nuk dua tё ndahem nga ato.Po ti cilёn prej nesh dashuron?
-Unё? Po ta them troç qё unё çmendem vetёm pas teje dhe habitem sesi mund tё mё rezistosh?!
-Imagjino ne tё dy duke shijuar buzёt e njeri-tjetrit, sikur tё provoje pёrkedheljet e mia, tё dёgjoje rènkimin tim tё eksituar! Do te doja tё puthja sytё e tu, buzёt e tua tё ёmbla dhe tё tё lёpija, puthja e thithja çdo pjesè tё trupit tёnd. Parajsa qёndron kёtu pranё teje dhe t’i vetёm duhet t’a pranosh qё ke dёshirё tё shkosh nё parajsё, e gjithё kjo mund tё ndodhi po tё mё pranosh mua, dhe rrugёn drejt parajsёs s’mund tё na e ndёrpresi askush, ngaqe ne tё dy e meritojmё kёtё kёnaqёsi sublime!
Suksesi i tij me femrat varej zakonisht nga fjalёt e tij tё bukura deri nё egzagjerim, por tё nevojshme pёr mendjen e disa vajzave, sepse jo rralё shumё vajzave u pёlqente tё degjonin fjalё tё veçanta aq sa ato fillonin t’a ndjenin veten; femra fatale!
- Vёrtetё?-pyeti vajza- sa fjalё tё bukura!
-Po.- u pёrgjigj ai dhe e puthi me dhunё. Ajo nuk kundёrshtoj.
U dёgjua alarmi i supermarketit dhe shoqet e tyre qe i ndiqte nje burrё.
- I kapёn duke vjedhur- Tha ajo- Ikim!
Ata u larguan me nxitim dhe pёrfunduan nё nje lulishte pa njerёz nё atё orё tё mbrёmjes. Bёnё dashuri midis ngricёs, mbrapa nje peme. Nuk mund tё shtriheshin pёrtoke se kishte dёborё prandaj ajo mbèshteti duart te trungu dhe ai nga mbrapa plot kёnaqёsi dhe zjarr (zjarr i domosdoshёm pёr temperaturёn – 6°) e penetroj nё pozicionin lopthi. Po bёnin dashuri plot ёndje. Ai e shtynte plot qejf dhe duke qenё se vajza ishte me trup tё vogёl ai i ledhatoj e shtrёngoj pa vёshtirёsi sё pari gjoksin e pastaj poshtё …. . Ishte shtytja e tij dhe njёkohёsisht masazhi intim qe i dhane asaj kёnaqesinё. Me kalimin e kohёs ai kishte mёsuar deri diku sesi u pёlqente femrave masazhi intim te klitori, paçka se nuk ishin tё gjitha njёsoj, me pak delikatesё e ndjenjё, ndoshta edhe me pak talent; suksesi arrihej. – Es hat mir sehr gefallen ( mё pёlqeu shumё)!- tha ajo plot buzёqeshje.
“Ku m’i gjen kёto fjalё kjo? Unё do sёmurem, e kam prapanicёn akull” mendoi ai.
Ai e pёrkёdheli sёrish.- Faleminderit ёmbёlsirё!
Ёmbёlsirё!? Padyshim qё ishte e ёmbёl, ngaqё marrёdhёnia seksuale me atё kishte qenё me tё vёrtetё, e kёndshme! “ Kjo ёshtё Anti-dashuria ime e parё nё Kemnitc” mendoi.
“Nё fund tё fundit unё tre muaj qё do qёndroj kёtu, s’kam kohё pёr t’iu vardisur vajzave pёr sё mbari, prandaj unё thjesht s’kam kohё, s’kam “tё drejtё” tё dashuroj”
Pas dy ditёsh nё orёn 6 tё mёngjesit Alban D e zgjuan nga gjumi rojet e kampit te refugjatёve.
-Ju do tё transferoheni- I tha shefi ne zyrё.
“Shumё shpejt pёr kёtё”mendoi ai i shqetesuar. Sapo kishte mbushur dy jave ne Chemnitz.
-Urdhёroni biletёn e trenit dhe adresёn ku duhet tё paraqiteni.- i tha shefi.
Ai lexoj adresёn: Rheinau strasse n° ** Mannheim.
“O Zot! Po kjo ёshtё adresa ime e vjetёr!
Morri trenin per Manhajm. Ata me anё tё shenjave tё gishtave e kishin zbuluar. Kёshillat e “ekspertёve” nuk qenё nevojitur. Nuk mund te paraqitej nё atё adresё me njё emёr tjeter, ngaqё atje e njihnin tё gjithё. Shefat e emigracionit i jepnin keshtu mundёsinё t’ia mbathte nga sytё kёmbёt pa shpenzuar kohё e tё holla me tё.
Zbriti nga treni ne Frankfurt duke e braktisur pёrgjithmonё idenё pёr t’u kthyer nё Manhajm.
Nё ate moment i gjendeshin nё kuletё jo mё tepёr se 90 marka, shumё pak pёr tё ёndёrruar gjёra tё paarritshme.
Porositi njё picё dhe ujё nё lokalin mё tё afert. Aty u zhyt nё mendimet e tij.
“ Gjynah qё mё zbuluan. Sikur tё mё lejonin tё qёndroja disa kohё dhe tё mё vendosnin nё Lajpcig, s’do tё kishte qenё keq. Atje nё Kemnitc qe kot fare dhe nё Drezden do tё kishte qenё nje mallkim pёr mua. Akoma mё frikèson ai udhetimi i frikshёm Drezden- Nyremberg ku pёr pak sa nuk vdiqa.”
Iu kujtua ajo natё bashkё me njё shokun e tij ku diku afer Nyrembergut u kishte ndodhur nje aksident i frikshёm me makinё.Nё 5 javёt e kaluara nё spital pёrkujdesja e mjekёve gjerman e kishin lёnё me gojё hapur. Infermieret qё e kuronin plot kujdes, e lanin-shplanin me sfungjer nё shtrat, ngaqё ai ishte nё gjendje tё rёndё, madje edhe i jepnin pёr tё ngrёnё ashtu siç bёhet me fёmijёt e vegjёl, midis trullosjes nga operacionet, ilaçet qetёsuese etj, ai kishte vёnё re, njerёzit e civilizuar, pёrkushtimin ndaj detyrёs sё tyre.
- Kemi patur kёtu disa studentё e shqiptare pёr specializim dhe e dimё si ёshtё mjekёsia te ju. Pate fat tё madh djalosh qё rastise kёtu, ngaqё nё Shqipёri do …. tё …vuaje shumё.- I kishte thenё doktori i tij gjatё vizitёs sё mёngjesit.
Kuptohej qё doktori e kishte shmangur fjalёn “ Vdekje” duke e zёvendёsuar me atё tjetrёn; “Vuajtje”
Kur kishte dalё nga spitali ecte me paterica dhe mjeket kishin thirrur nje taksi per ta shoqeruar deri nё njё qendёr refugjatesh.
Ai pati nxjere nga xhepi 40 marka pёr t’ja dhёne shoferit, por shoferi i refuzoj paret.
-Mё ka paguar spitali- i kishte thёnё shoferi.
Ishte mahnitur me ata mjekё qё i kishin shpёtuar jetёn dhe i paguan taksinё!!
Nuk ishte aspak e natyrshme prandaj kur ai ua tregonte tё tjerёve mё vonё, ata do e besonin me vёshtirёsi. Ose nuk e besonin aspak.
“Ku tё shkoj tani? Tё vazhdoj rrugёn pёr Hollande apo tё rikthehem nё Manhajm?”
Mendonte ai i shqetёsuar. U mendua pёr njё kohe tё gjatё dhe pabesueshёm morri vendimin e tij tё rrallё.
“Fillimisht do shkoj nё Belgjikё e po nuk mё pёlqeu e kam dy hapa larg Hollandёn. N.q.s nuk mё ecёn puna edhe atje, atёherё kur tё shkrij dèbora ose do tё hidhem nё Danimarkё e pse jo edhe nё Suedi.Ose nga Belgjika mund tё “fluturoj” deri nё Londèr. Nё portin Belg tё Ostende-s kalojnё shumё tё huaj pёr nё Angli. Do mё duhen pare pёr tё paguar ndonjё “mjeshtёr” qё tё mё ndihmoj tё hipi nё ndonjё kamion. Kushedi se sa herё do mё duhet tё ndryshoj emrin nё keto udhetime!”
Filloj udhёtimin pёr nё Belgjikё paçka se nuk i pёlqente tё largohej nga Gjermania.
“ Nё fund tё fundit sido qё tё shkoj rrugёn pёr nё Shqipёri e kam tё hapur” mendoi ai dhe i erdhi pёr tё qeshur me vetveten pёr ato ditё udhetimesh jo tё zakonshme. Qeshi me tё madhe ngaqё nuk donte tё qante, por pas pak iu kujtua atdheu tё cilit ai po i shmangej me çdo kusht e me shumё sakrifica pa e ditur nёse ja vlente vёrtetё!?
Me kёto mendime nё kokё e kuptoj qё po i mbusheshin sytё me lot. Qenё lot malli pёr atdheun e nostalgji pёr ato pak ditё tё “Arta” tё pёrjetuara nё Manhajm, ditё tё cilat ai i quante tё Arta ngaqё zgjatёn pak, pёndryshe do t’i emёrtonte ditё “argjendi”, “Bronzi” ose edhe ditё qymyri. Kёtu qymyri nuk hynte aspak nё punё ngaqё ditёt qё po pёrjetonte djaloshi ishin vёrtetё tё zeza, kёshtu qё nuk qe e nevojshme pёr tё pёrdorur qymyrgurin pёr t’ia sterrosur mё tej jetёn.
“Jeta ime ёshtё e bukur, sidomos pas njё pёrvoje tё tillё. Tashmё, jam unё qё drejtoj udhetimin tim tё shpresёs, atё mё joshёsin deri mё sot, i cili do tё mё vlej pёr gjithё jetёn.
Alban D po bёhej gati tё ndryshonte pёrsёri emrin dhe shtetin, ndonёse ai vazhdonte tё mbetej pёrherё i njёjti. Me tё vetmin ndryshim qё pas kёsaj historie do tё fitonte pёrvojё e cila mё pas do t’i nevojitej pёrgjithmonё dhe do t’a ndihmonte tё rigjente identitetin e tij, tё humbur dhe tё rifituar, me shumё sacrifica.
Kёshtu ndodhi vёrtetё.
Erion Selmani
Terni, Prill 2007
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
Nessun commento:
Posta un commento