28/07/07

Refreni

Refrenit tё pёrditshёm “ujё e drita” iu shtua ditёve tё fundit edhe fjala; President.
Vёshtirёsia pёr zgjedhjen e Presidentit tё Republikёs tregoj haptas edhe njёherё ( shpresojmё tё jetё hera e fundit) konfliktet e politikёs shqiptare. Flitet edhe pёr shitblerje votash, por nuk dua tё shpreh opinion pёr kёtё.
Kryesorja ёshtё qё tashmё vendi ynё ka njё President dhe duke parё ekuilibrin e dy paraardhesve Z. Mejdani dhe Z. Moisiu mё pёlqen tё mendoj se edhe Z. Bamir Topi do ta kryej me nder detyrёn e tij. Ka ardhur koha qё tё shohim me optimizёm jetёn pa kёrkuar tё keqen nё çdo gjё. Vitet e fundit nё administratёn shtetёrore personat mё dinjitoz janё treguar Z. Mejdani dhe Z. Moisiu, prandaj i bёj urimet e mia mё tё mira Presidentit tё sapozgjedhur: Suksese Z. Bamir Topi!

Vazhdimi i refrenit “ujё e drita” ende s’ka gjasa tё ndёrpritet edhe pse Presidentin e zgjodhem, paçka se herё na drejtoj e majta e herё e djathta. Derisa pritja e gjatё u shndёrrua nё depresion, dhe mirёkuptimi i popullit u kthye nё mosbesim, trishtim e vuajtje.
Zhgjёndrra e Shqipёrisё turistike vazhdon, dhe sot jemi ne qё po shkojmё turistё nё vendet fqinje pasi tek ne dihet qё nuk ka kushte tё mira.
Pra rikthehemi nё tё njejtёn pikё. Kush do na i zgjidhi problemet tona kryesore? Nёpёr disa Forume shqiptare lexova se njerёzit kёrkojnё zgjidhje te problemeve. Shqiptarёt duket se kanё alergji nga fjala zgjedhje e kjo me plot tё drejtё, ngaqё kemi votuar disa herё dhe problemet ngelen pёrherё tё njёjta. Pse mos t’i zgjidhim disa nga hallet me qeverinё aktuale?
Ndёrkohё drejtuesit aktual duhet tё na siguronin tё paktёn ujё e drita, e pastaj po tё munden edhe gjёra tё tjera, por ne i kemi ndryshuar disa herё qeveritё pa ndryshuar asgjё nё jetёn tonё.
Prandaj lind pyetja: Sa kohё do tё drejtohemi nga njerёz qё nuk i krijojnё kushtet me elementare tё jetёs nёnshtetasve?
Njёkohёsisht lind shpresa qё mё ne fund dikush tё mendoj pёr kete popull te cilit nuk i ka ngelur tjetёr pёr tё bёre veçse tё ngrej kokёn drejt qiellit dhe t’i lutet perёndisё qё tё dёrgoj tek ne shpёtimtarin qё do tё na zgjidhte problemet mё themelore.
Ky popull i zhgenjyer nuk ka kujt t’i besoj. Nuk kemi idhuj! S’kemi nje shembull per te ndjekur midis ketij kaosi politik dhe social qe zgjat qysh kur s’mbahet mend.
Mbase perёndia i ka dёgjuar lutjet tona te sterzgjatura,deri nё pergjerim dhe na dha pёr president Z. Topi. Me shpresёn e madhe qё ai do tё japi shembullin e tij tё mirё, pёr t’i dhёnё shqiptarёve njё idhull frymezues. Pse jo?! Nё jetё kemi nevojё edhe pёr frymёzim e shpresё.
Shpresa, vdes e fundit.


Erion Selmani

2 commenti:

edrus ha detto...

Së pari të uroj mirë se ardhjen në një blog ku mund të shkruajmë pa probleme.
Me këmbë të mbarë dhe si gjithmonë me shkrimet e tua të vlefshme.

Përsa i përket artikullit:Dhe unë kam një besim instiktiv tek presidenti i ri (sidomos pas takimit me Ramën, si një hap distensiv ndaj opozitës)
Të shpresojmë që të jetë njeriu i duhur për ndërrimin e drejtimit të politikës shqiptare.

Erisel ha detto...

Mireserdhe Edrus dhe faleminderit!

Mendoj se Presidentit te ri i nevojitet besimi yne. Ai e ka shansin e madh t'i pushtoj zemrat tona ne rast se punon mire. Le te shohim, por pak optimizem nuk duhet te na mungoje. Une jam kunder atyre qe shohin gjithçka me trishtim dhe pa pike shprese.