Pse shkruajne miliona njerez neper blog e Forume?
Arsyet jane te panumerta. Ka diçka qe mbase nuk eshte deklaruar.
Per mendimin tim, te shkruash do te thote te besh dashuri me fjale.
Po si çdo dashuri edhe ne kete rast njerezit humbasin arsyen, i binden veç zemres, ndonese perpiqen te kontrollojne fjalet.
Zemra nuk komandohet, ndersa fjalet Po. Pikerisht kjo eshte dashuria me fjale, pasi per here te pare njeriu Ndoshta eshte ne gjendje te ruaj vetekontrollin. Ne rast se nuk eshte i dehur:-)
Dehja nga fjalet; Jemi te gjithe te "dehur" kur lexojme diçka te bukur. Ka raste qe e rilexoj te njejtin liber kater here, pasi kam rene ne dashuri me ate liber apo tregim.
Dhe si per te shkembyer apo nderthurur dashurine tone, ne jemi miliona njerez qe i shkruajme njeri-tjetrit, jo vetem per dashuri fjalesh.
Vajzat jane ato me te ndjeshmet ndaj fjaleve te bukura. Shpesh here mjaftojne tre rreshta romantik dhe ajo dehet krejt, dhe eshte e gatshme te te dorezohet. Po per "çudi" ajo nuk te dorezohet nese ti i vardisesh egersisht per dy vjet ne lagje apo kudo qofte.
Pa krijuar shume iluzione, mendoj se çdo gje ka lezetin e saj. Keshtu qe shkrimet, fjalet jane gjera qe mund ta zbukurojne jeten, por edhe ta shkaterrojne. Varet se si i perdorim llafet.
Per hir te se vertetes edhe dashuria me fjale, apo edhe ajo pa fjale fare, mund te te zhgenjejne apo te lendojne zemren.
Nuk ekziston persosmeria, dhe fjalet nuk mund te bejne mrekullira.
Te pangopur me dashuri, njerezit vendosen te bejne dashuri edhe me fjale. te pakten keshtu ndodh kur hap nje Blog, ose kur rikthehesh ne blog, siç bera une sot pas nje kohe te gjate.
Me sa duket kisha nevoje shpirterore te shkruaja, te beja dashuri me fjale;-)
Erion