Orgazma dihet se zgjat pak sekonda, por secili prej nesh të paktën njëherë në jetë ka bërë pyetjen: Sa kohë zgjat dashuria midis dy partnerëve? Njerëzit janë të aftë të dashurojnë më tepër se një herë në jetë. Atëherë do të thotë që dashuria mund të ketë edhe fund.
Ka të ngjarë që të zgjasi përjetësisht ndonëse ende nuk kemi mjaft prova për këtë. Mund të zgjasi edhe 2-3 vite pas martese, ndoshta edhe 15 vjet por prapëseprapë asgjë nuk është e sigurt. Thonë se me kalimin e kohës dashuria kthehet në dhembshuri ose miqësi midis partnerëve. Mbase do të ishte më bukur që partnerët të kishin qenë miq para se të zbehej dashuria. Pra sipas mendimit tim modest kur një çift arrin të krijoj edhe miqësi me partnerin ka shumë gjasa që dashuria të jetë e gjatë. Nuk ka rregulla dhe as teorema bindëse në dashuri prandaj gjithçka që themi janë veç hipoteza.
Ka diçka që e shkurton dashurinë. Mania dhe nepsi për të provuar gjëra të reja. Për të provuar diçka të re, njerëzit tradhëtojnë partnerët ndër shekuj. Tradhëtia herë të shkakton ndarje nga partneri ose në rast tjetër sjell dëshirën për të braktisur partneren/in. Në këtë rast tradhëtia e shkurton dashurinë, biles e mbyt krejt!
Në rastin e dytë kur pas tradhëtisë ndodh Çudia e madhe, pra rikthimi tek partneri/ja akoma më i dashuruar se më parë. Shkurt muhabeti sapo kemi zbuluar se edhe ai/ajo tjetra nuk ka asgjë më shumë nga bashkëshorti/ja jonë . Njëfarësoj kjo mund ta zgjasi dashurinë. Orgazma e tradhëtisë zgjati pak dhe mbase e imagjinonim më bukur. Kurse dashuria me partnerin është matematikisht më e gjatë se ato sekondat tradhëtare....
Nuk ka receta për zgjatjen e dashurisë dhe kur biem në dashuri na duket se do zgjas përgjithmonë. Me kalimin e kohës e kuptojmë se përveç dashurisë partneri ynë ka nevoje sidomos për dhembshuri, respekt, dhe një fjalë të mirë.
Kohëzgjatja e dashurisë varet nga shumë faktor, dhe për të qenë e gjatë ose e përjetshme, ajo kërkon përkushtim dhe sakrifica. Duhet ta meritojmë dashurinë, dhe jo ta presim të vij nga qielli.
Atëherë sa kohë zgjat? Secili prej nesh i ka të gjitha mundësitë të dashuroj përgjithmonë, varet nëse ka dëshirë..:)
Erion Selmani
Nessun commento:
Posta un commento