Dhe lind pyetja "fatale". Madje përtej fatales sepse këto ditë po bëhet në dhjetèra Forume njëkohësisht, që do të thotë se po bëhet nami-:))
Kush e shijon më shumë seksin? Meshkujt apo femrat.
Përgjigjen e kësaj pyetjeje, vështirë se mund ta jepte edhe shkenca. Prandaj në mungesë të përgjigjes së madhe, mund të behet një arsyetim i thjeshtë, ndonëse gjatë marrëdhënieve seksuale njerëzit kanë dëshirë, epsh apo tjetër por arsyeja zhduket. Të paktën në sekondat finale.
Ja replika ime në një Forum :- Ky faktor nuk varet nga gjinia femerore apo mashkullore. Varet nga personi. Ka njerez qe dijne te dhurojne e marrin kenaqesi, ashtu sikurse per fat keq ka edhe disa persona te pakte ne numer qe vetem japin vuajtje dhe dhimbje:Kryesorja eshte qe te bejme perzgjedhjen tone, ne trurin tone. Te japim kenaqesi apo dhimbje.? Te marrim si kompensim te njejten gje apo jo? Kenaqesia e seksit nuk lind tek penisi apo klitori. Kenaqesia totale apo orgazma sublime lind se pari brenda zemres se te dashuruarve dhe brenda mendjes se tyre.GJITHÇKA qe mbetet eshte veç një detaj i paperfillshem!
-----
Kuptohet që në mungesë të një prove apo spjegimi shkencor edhe unë mund t'ja kem futur kot.
Në këtë temë secili prej nesh mund të ketë të drejtë, po aq sa në të njëjtën kohë bën vaki të jetë në gabim.
Kam përshtypjen se rashë pre i të përgjithshmes duke folur për këtë temë të kudondodhur. Por, më bërën përshtypje disa replika banale kur e krahasonin dashurinë dhe ndjenjat e çifteve me "krruajtje veshi" e disa të tjera krahasime banale. Dhe dua të theksoj se penetrimi brenda asaj nuk është thjesht "krruarje", por një akt madhështor dashurie, respekti, besnikërie, dhe ledhatimesh të përjetshme. Pse jo!?
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
2 commenti:
Me ngazellen fakti qe ka meshkuj shqiptar kaq te ndjeshem!jam impresionuar vertet.komplimenti!respekt!
Përshendetje Xheni, dhe faleminderit për fjalët e mira!
Për mendimin tim ka dhjetëra mijëra meshkuj shqiptarë të ndjeshëm dhe romantik.
Jo të gjithë e shprehin publikisht, sepse këto janë tema delikate dhe nevojitet pak kurajo.
Lexuesit e mi të rregullt nuk impresionohem aspak nga ky Post, pasi ata janë mësuar dhe njohin mentalitetin tim.
Posta un commento