07/08/08

Dy poeta që admiroj në blogosferë

U dashurova përfundimisht me poezinë kur lexova të mrekullueshmit Adem Berisha dhe Përparim Hysi.

Ai është poeti i dashurisë njerëzore dhe paqes.
Baca i nderuar Adem Berisha ka botuar përmbledhjen e bukur me poezi "Krenaria dhe pikëllimi".
Kushtuar vendlindjes së tij të dashur Kosovës dhe mbesës së tij, vogëlushes së artë Diellza e cila për fat të keq ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Bacë Ademi me vargjet e tij e prek lexuesin thellë në zemër, e trishton lexuesin, e gëzon dhe njëkohësisht i jep kurajo për të përballuar vështirësitë e jetës. Kur lexova biografine e tij të shkurtër e kuptova që vetëm vullneti, forca shpirtërore dhe dashuria për jetën të jep mundësinë për të fituar betejat e panumërta dhe shpeshherë të pamëshirshme, fatkeqësisht.! . Ai me familjen e tij ka patur forcë dhe kurajo mahnitëse, madje edhe Zemër fisnike, e madhështore për të fituar betejat e jetës dhe për te qenë përherë Zotni i nderuar, sot edhe krijues i pëlqyer.
Poeti shqiptar nga Republika e Kosovës, xhaxhi Ademi rrëfen këtu me pak rreshta jetën e tij
-----
I preferuari im Z. Përparim Hysi është poeti i rimës, dhe tregimtar që përcjellë qetësi shpirtërore tek lexuesit.
Ndërkohë që poezia e tij është plot rimë dhe art, proza e tij është e thjeshtë e këndshme, artistike dhe shumë njerëzore.
I nderuari miku im Z. Hysi admiron gjërat e bukura të jetës, ka gusto dhe ndjenja. Poezia e tij është sidomos triumf i ndjenjave dhe dashurisë.
Në disa raste kam lexuar mallin e tij të madh për Shqipërinë e largët, atdheun që shumëkujt prej nesh situata, tranzicioni, çmenduria e politikanëve na e mohoj, ose largoi, ndoshta për shumë kohë, fatkeqësisht.
Poeti Përparim Hysi jeton në SHBA dhe është vazhdimisht i vëmendshëm dhe inkurajues ndaj talenteve të reja në blogosferën tonë. Ai është miku i gjthë autorëve të rinj. Ka botuar katër libra me poezi dhe prozë. Krejt natyrshëm të gjithë neve admiruesit e tij po presim me kënaqësi dhe durim librin e tij të pestë. Atë më të bukurin! Po të dëshironi mund të njiheni më mirë me poetin këtu
Një poet i madh ka thënë "Kombin e bëjnë poetët"

5 commenti:

edrus ha detto...

E lexova lidhjen që kishe vendosur për Bacën Adem dhe të falenderoj që më dhe mundësinë të njihja një personazh të tillë.
Përsa i përket Z. Hysi, për mua që e ndjek që prej kaq kohësh, vargjet dhe stilin e tij do ta njihja ndërmjet qindra vargjesh të tjera... është e pamundur të mos dashurohesh me lirikat e Hysit, të shkruara me aq rrjedhshmëri dhe me një gjuhë që i thotë bukës bukë e ujit ujë.

Gjithë të mirat dhe pushime të mbara i dashur!

meditime-pershtypje ha detto...

Erisel!Te falenderoj(edhe dje ebera nje gje te tille,po nuk di pse nuk ka kaluar komenti?!)dhe te uroj,para se gjtihash,gjithe te mirat ne jete dhe,mandej,ne krijimtari.
Perparim Hysi,8 gusht 2008

Erisel ha detto...

Edrus! Rrofsh i dashur!
Mendova të shpreh konsiderat e mia ndaj dy poetëve sepse janë njerëz me botë të madhe shpirtërore.
kalofsh mire!

I dashur Z. Hysi! U gëzova me vizitën tuaj. Nuk e di pse komenti juaj i mëparshëm nuk u shfaq.
Faleminderit Juve për gjithçka.
Unë bëra vetëm detyrën time si admiruesi juaj.
Meritoni edhe më tepër, sidomos sa më shumë Shëndet!
Ju perqafoj
Erion

Erisel ha detto...

Bacë Adem Berisha më ka dërguar këtë koment sepse këtu nuk po mundet të komentoj personalisht.
........
"Kur emocionet të kaplojnë,



fjalët dhe shprehjet mungojnë".







Kam bindjen se nuk gabohem kur sherbehem me këtë konstatim.



Pikrisht nuk gjej dot fjalë adekuate për të falenderuar mikun tim tashmë të deshmuar, bukuroshin vlonjat Erion Selmani lidhur me gjithë ate që ka shkruar për mua.



Për mua është një hendikep që akoma nuk njifem përsonalisht e nga afer me këtë djalosh, por njifemi vetëm përmes shkrimeve tona të cilat kohë pas kohe publikohen nëpër site të ndryshme të internetit.



Megjithate, më mbanë shpresa se një ditë do të na jipet edhe ajo mundësi qe të takohemi dhe shfryhemi për të gjitha, të shkarkohemi së paku për ndonjë çast nga gjithë ato që na mundojnë e të cilat i mbajmë të ngujuara në zemren dhe shpirtin tonë.



Unë ndihem edhe aq më tepër i ngazllyer kur vërej se një i ri si Erioni, një krijues dhe një yll i ardhëshëm i artit letrar, lartëson një plak siq jam unë dhe përafron pikpamjet e tija me te.



Gjithashtu më vie mirë dhe më bëjnë nderë vlerësimet e poetit, krijuesit, publicistit, zhurnalistit e . . . ILIRIA të cilat më janë gjetur dhe më kanë kurajuar në momentet më të vështira të jetës sime, atëherë kur humba Diellzen time të dashur dhe kur nuk më dukej se ka mbetur edhe diçka tjetër që vlenë mbi këtë botë.
Më erdhi mjaft mirë edhe nga z. edrus qe kishte vullnetin dhe knaqësinë për t'u njohur me mua mbase edhe me disa shkrime, unë me të drejtë gjithënjë i quaj modeste, të mia të cilat në një masë të konsiderueshme shpalosin boten time të brendshme por mbase në momente prekun edhe ndjenjat e shokëve, miqëve e dashamirë si dhe lexuesëve tjerë të rrespektuar.



JU FALEMNDERIT vllezër të dashur dhe uroj qe të mirat tuaja të iu këthej me të mirë e nëse për këtë nuk do të kem mundësi, lutem që ato kurren e kurrës të mos JU këthej me të keqen.



I juaji xhaxhi Adem Berisha, Rahovec - Republika e Kosovës



(nuk mund të mos e theksoj edhe këtë , Republika e Kosovës).

Erisel ha detto...

Po xhaxhi Adem!Të lumtë dora që e shkruajte! Republika e Kosovës!

Edhe ne të rinjtë kemi nevojë për këshillat, kurajon dhe Frymëzimin e pafund që na dhuroni me bujari ju Poetët me Zemër të madhe.
Faleminderit që ekzistoni, xhaxhi Adem dhe xhaxhi Përparim!
P.S ju vendosa sipas alfabetit.
I juaji
Erioni