21/06/08

Çmenduria Turke

Përsëri Ai, i madhi Fatih Terim. Sot të gjithë flasin për fitoren e pabesueshme Turke kundër Kroatëve me penallti. Kroacia meritonte fitoren sepse luajti më bukur, por futbolli ka surprizat e tij. Ka patur shumë fat Turqia në Euro 2008 aq sa mund të duket edhe si përrallë apo skena të shkëputura nga ndonjë film. Megjithatë po afron momenti i gjysëmfinales Turqi - Gjermani, dhe kundrejt seriozitetit, organizimit të skuadrës gjermane "përralla" Turke apo siç e quajnë ndryshe gazetarët; Çmenduria Turke, mund të përfundoi. Të gjitha parashikimet flasin për një fitore Gjermane, ndonëse s'mund të harrojmë se Turqia i ka dhënë të gjitha provat se "çmenduria" ka të ngjarë të përsëritet. Mbase Perandori Terim do të na bëjë surpriza të reja... Kam përshtypjen se do të fitoj Gjermania.;))

3 commenti:

meditime-pershtypje ha detto...

Erisel!Te pershendes dhe,sa per vete,sado qe jam tifoz i ruseve(une them qe do ta mundin Hollanden?!),une jam me turqit edhe kunder gjermaneve.
P.S.
Nuk e di ne ke pare"blogun tim te ri"(http://perparimhysi.shqipo.com)
Sidoqofte,te uroj gjithe te mirat dhe fitofte skuadra qe do ti.
Perparim Hysi,21 qershor 2008

20aetos06 ha detto...

Ëëëë! Tani (në fund) fole llafe me vend! :)))

Erisel ha detto...

Pershendetje z. Hysi!
Do ta vizitoj me ëndje blogun tuaj të ri.
Kris... Sado që dua të jem neutral prapëseprapë atje më rreh mendja dhe zemra, te fjalia e fundit..