22/10/07

I penduar

Jam penduar disa here per ate qe shkruaj. Ka patur raste te blog-u im i vjeter qe e kam fshire pas disa oresh ate qe botoja. Mendoj se cilido mund te pendohet pak per ate qe shkruan. Ne fakt ne rregullat mbi te drejten e autorit, parashikohet edhe e Drejta e pendimit te autorit.
"Jam bere pishment" thone ne Vlore kur pendohen.
Ne pergjithesi jam tip i qete dhe nuk e vras mendjen se çfare thone lexuesit.
Zakonisht pendohem per komentet e mia te pakta neper faqe interneti. Komentet i bej pa u menduar gjate, kurse per shumicen e artikujve, tregimeve, mendohem deri diku mire para se ta botoj. Ka te ngjare qe t'i kem rene ndonje autori kot me qafe me komentet e mia, por te njejten gje kane bere edhe me mua. Deri ketu jemi baraz.

Ka raste qe e ekzagjeroj me komplimente e fjale te embla, sidomos ne privat dhe ketu lindin keqkuptime. Sot te jesh i sjellshem ndokush e nenkupton si dobesi, frike apo te tjera si keto.
Ne jeten time kam bere perhere gjera te guximshme dhe komplimentet apo mirenjohja qe shpreh ndaj te tjereve nuk eshte as frike, lepirje apo mungese burrerie. Eshte thjesht natyra ime njerezore.
Jam penduar keq fare per nje shkrim te botuar ne muajin shkurt te ketij viti. Mallkuar qofte ajo dite qe e publikova! Shkrimi nuk ishte as artikull apo reportazh e as tregim. Ishte nje perzierje e rralle e te gjithave qe permenda. U botua njekohesisht ne dy gazeta shqiptare dhe disa website.
Shkrimi pati shume pak komente nga lexuesit, ashtu siç ndodh zakonisht me mua, por me "dhuroi" disa admiruese. Njera ne veçanti u tregua e sjellshme dhe zura pak miqesi me te. Nuk pertova t'i beja nje mal me levdata, pas 5 muajsh qe ajo komentonte me shume pasion shkrimet e mia. Kaluan 5 muaj qe une t'i jepja pergjigjen e pare zyrtare, ngaqe prej pervojes e dija se çfare kerkonte. Pastaj komplimentet e mia qe i kam ne gjak u shnderruan ne vuajtje per ate, e pamesuar siç ishte me kesi fjalesh te "medha". Gabova rende kur rezistenca ime per te mos iu pergjigjur per 5 muaj rresht, u shkri brenda pak ditesh.

Dhe vjen nje dite qe ajo admiruesja e flakte te shkruan qe je krejt i pavlere. Ose kercenime te dhunshme ku permendet ngjyra e kuqe, e gjakut te derdhur.
Duke qene se jeta jone eshte edhe çeshtje klasi, ( sepse buke hane te gjithe. Sot jetohet edhe per ndonje gje me ambicioze) secili tregon fytyren e tij.

S'jam as i pari e as i fundit qe pendohem per nje koment apo shkrim te tepruar. Kryesorja eshte qe te jemi mire me shendet, dhe ishallah ajo ish-admiruesja ime gjen ndonje burre te mire per te krijuar familje.
Une nderkohe vazhdoj te dashuroj bashkeshorten time, e cila me gjithe difektet e saj, siç i ka secili prej nesh, eshte shoqja ime me e mire. Mua me pelqen ashtu siç eshte me gjithe virtytet apo difektet e saj.

5 commenti:

Anonimo ha detto...

Ej, po car kerkote ajo? Dhe si e kërkoi? Ca t'tha?

Do te jem shume mirnjohs per pergjigjen se dhe mu njona ma ka honger shpirtin. Une i shkrusha maila duke i thone shprit, zemer, t'adhuroj, du t'shof, amon çar do ti, vetem ma thuj. Ajo shtriga m'u pergjigj nji here "amon mos na fol me fjal' t'mdhaja" (tamam si ty)e masanej s'ma varte mo. Une ngela t'u i cu maila, ajo hic. Une bojsha se s'e mora vesh e prape mail. Ajo hic e me hic. Po shkrunte ke blogu shtriga, poezi dashurie, e di qe per mu i kishte, jam i sigurt, dhe kur i shkrute inicialet. se sa i shkrusha une nje mail, ajo hop po ate jave shkrute poezi dashnie. Shif , se une s'mor vesh shume nga poezia, jo se mor nga proza, po ajo me mu e kishte, s'diskutohet. E di une qe me mu e kishte. Dhe pastaj fillova ti them po jo kshu o goce se nuk t'ka lezet. Se une kom dashnore, dhe bohet xheloze kur shef qi ti shkru per mu. Ajo prape hic... pah cfar femne mer ti...
ta qaj hallin per zotin, jane prish ky milet krejt...

Erisel ha detto...

Dori, paske gjetur kishe ku te falesh:))
Tani pak a shume si historia jote dhe kjo imja. Une iu shmanga per muaj te tere, por ajo s'dorezohej.
Jo. Kjo imja s'ka blog por MSN. Takime virtuale ne web cam messenger. Kur e pashe per here te pare ne webcam u habita. Qe e shemtuar!

Une nuk i thashe as shpirt dhe as zemer. Te them te drejten une i kam pak sekret fjalet qe perdor ne keto raste.:))
Dori, rri i qete vella se jane muhabete kot. Ka raste qe merzitet njeriu kur te pergjigjen keq,por ç'ti besh?!
Kalofsh mire!

meditime-pershtypje ha detto...

Mik!Mos u merzit,edhe kur te flasin keq.Me femrat te pjelle groshi,por dhe na"dhimbsen",dhe na "lipsen".Dhe ne te marrin neper goje pa shkak dhe te fyejne,dihet se shume nga njerezit ua kane kaluar dhe qeneve:dine vetem te kafshojne.

edrus ha detto...

Erion, nganjëherë ndoshta jemi dhe ne që ngelemi 'fëmijët' e përjetshëm që 'entuziazmohemi' ose marrim jangllësh ndonjë fjalë të tyre.
Unë, flas për vehten time, do të më vinte shumë keq që të merrja një e-mail prej vajzash të ofenduara prej qëndrimit tim... jo që tashmë ajo fraza e fundit që ke shkruar tek shkrimi yt vlen dhe për mua, por edhe nëse për ndonjë arsye ose tjetër, do të kisha korrespondencë përtej mardhënieve dhe diskutimeve që bëjmë mes blogerash, nëse e shikoja që bëhem i bezdisshëm... di të pendohem dhe të them më fal.
S'e di pse, por edhe shkrimi im i fundit, kishte të bënte pikërisht me ata që 'rrëshqasin' ndonjëherë dhe e shkelin duke e tepruar në ndonjë rast.
Gjithsesi, jemi të rritur tashmë që të dimë kur është për të guxuar, ashtu si dhe kur është rasti, që të kërkojmë falje.
Gjithë të mirat!
Edi.

Erisel ha detto...

Z. Hysi, ashtu eshte. Jetojme kohe barbare!

Edi, une s'bezdisa askend. Perkundrazi iu shmanga/rreshqita per disa muaj. E pranoj qe e kam ekzagjeruar me komplimente por jo me ofendime!
Gjithsesi fajin e kam vet per ca gjera. s'kam arsye ti kerkoj falje dikujt, ngaqe nuk i kam bere keq asnjeriu.
Ti i pe para ca kohesh ato fotot ketu, atehere une publikisht kerkova qe ato pak fanset e mia te me linin te qete.

Gjithashtu ti ke pare ose imagjinuar se çfare ka bere "kundershtari" im .............

Te kam ndjekur me vemendje te blogu yt. I lexova edhe komentet. Une kam qene pak nervoz keto dite e ndoshta s'u tregova xhentil me ty, e megjithate te dhashe te drejte per ate qe te takonte.

Me duket se isha i vetmi qe deri diku respektova idete e tua.
Nejse, ka gjera me te rendesishme ne jete sesa blog-u.
Qofsh mire!