Eshte mjaft e lodhshme t'i vardisesh dikujt, por lodhja mund te shnderrohet ne vuajtje sidomos kur nuk arrihet fitore. Secilit mashkull mund t'i kete ndodhur t'i vardiset ndonje femre, ose anasjelltas pa korrur sukses. Meshkujt jane me te prirur per vardisje ngaqe femrat qendrojne zakonisht ne pritje. Vetem se kur vajzes i mbushet mendja t'i vardiset ndonje djali, atehere zoti te ruajt!
Ajo e kerkon me bindje fitoren, te cilen beson se e meriton 100%. Sigurisht qe ne shume raste kane te drejte te besojne te fitorja.
Ka njerez teper kembengules ne vardisjen e tyre, derisa shnderrohen te bezdisshem per te mos thene te dhunshem.
Vardisja kembengulese eshte e pashmangshme ne disa raste kur Suksesi kerkohet me çdo kusht e me gjithe zemer.
Gjithsesi askush nuk vlen aq shume sa t'i vardisesh deri ne pergjerim.
Femrat jane disi me te rafinuara ne vardisjet ndaj djemve, aq sa nuk kuptohet qarte nese po tallet apo po kerkon njohje.
Ato jane dhe do te jene perjetesisht te mistershme per meshkujt, dhe ende s'ka filozofira bindese per te larguar misterin.
Kembengulja e tepruar mbetet gjithnje mungese klasi, ngaqe gjerat e tepruara s'kane lezet.
Ndoshta shume gjera mund te evitoheshin nese jemi ne gjendje te kuptojme se deri ne çfare pike ja vlen dhe kemi te drejte te ngulim kembe. S'duhet harruar se te tjeret s'na kane borxh t'u bredhim nga prapa si hije, apo ti bombardojme me sms dhe e-mail.
Askush nuk ka te drejte te bezdisi te tjeret deri sa u fillon dhimbje koke.
Eshte e natyrshme qe ta provojme deri diku, por jo te kembengulim pafundesisht.
Po sikur te hapnim syte dhe te kerkonin njohje me njerez te tjere, ndaj te cileve s'kemi nevoje ta ekzagjerojme me kembengulje. Pasi verdalle nesh ka shume vajza e djem qe pranojne te bejne dashuri pa qene e nevojshme vardisja e gjate, e lodhshme ose e kot.
Iscriviti a:
Commenti sul post (Atom)
13 commenti:
Sa bukur qe e ke pershkruar kete vardisjen. Shume e vertete me cka thua. Si femrat dhe meshkujt duhet t'i dine limitet e vardisjes sepse pastaj behet boze, ose sic ke thene dhe vete, nese kembengul aq shume arrin saqe te behesh i bezdishem tek te tjeret.
Personalisht, nese dikush arrin te mos e kuptoje refuzimin dhe nuk kupton me fjale si njerez normale, ja kam vene vizen:))
Ore e ke mirë ti, se e ka thënë ai i vjetri: Pas femrave dhe autobuzëve, mos vrapo... ikën njëri, do vijë tjetri ;)
Ed ;prandaj u bere kamionist ti se nuk te vinte me as njera e as tjetra....
zana, bukur i ke thane besa:))
Jo une besoj te kunderten Ed eshte be komionist qe ti kishte te dyja (te gjitha)... :)
1 Kamioni ecen me shpejt se autobusi , kshu qe e kam gjithe linjen pa lujt nga stacioni...
2 femrat i pelqejne kamionistet :D :P
Shume interesant pershkrimi i vardisjes... do e pritoj ta mbaj ne xhep
Eh mer Krasta, kto femrat e sotme shikojnë ata t'bukrit dhe t'palestrumit... për ta marrë vesh më në fund që janë gay :P
Zana, mos t'gjetsha kuni tu prit autobuzin... :)))
Edrus, bobobob ai do ishte kulmi...
Dhe mire tju behet :)
Krasta, mire se erdhe!
Une kam pare ne TV se femrat u shkojne vete tek parkingu kamionistave.
Per simpatine e femrave ndaj kamionistave nevojitet nje artikull me vete, te cilin une s'di ta shkruaj, sepse s'kam kamion.:)
Enbdrus fjalia e fundit e Erisel eshte ftese per ty :)
Hajde Ed, fillo e trego ketu ne shesh te burrave, edhe pse s'me pelqen ideja qe femrat kane shku vete pas kamionisteve:PP
Belle, mos ma ngacmo Edrus:)
erisel, do ta kem parasysh:))
Posta un commento