Hera e fundit është edhe më e bukura.
Ndoshta ngaqë e kujtoj me mirë
Ose kesaj here pata me tepër dëshirë
dhe ti më kënaqe deri në delir
Ndoshta ngaqë e kujtoj me mirë
Ose kesaj here pata me tepër dëshirë
dhe ti më kënaqe deri në delir
Orgazma më e bukur eshte ajo cerebrale
ne të dy përjetojmë këtë kënaqësi fatale
Ti je ajo qe gjithnjë më ke munguar
dhe kete se kisha kuptuar
Sepse kaq shume, nuk qeshe kurre i dashuruar
Kjo dashuri nuk është vetëm ndjenjë totale
por edhe orgazmë cerebrale.
pranë teje çdo gje shkëlqen
dhe asgjë nuk më zhgenjen
Pasi te tjerat qenë vetëm virtuale, ose tepër reale
ndërsa ti je krejt dashnore gjeniale
-- --
Vjen nje dite kur te dobësohet dëshira per spektakel, stile, dhe instikti i "gjuetise" bie.
Ne mungesë të këtyre gjërave, dikush pas shumë humbjesh e fitoresh të vogla, përgatit goditjen e madhe. E krijon pa shumë strategji e më tepër përvojë.
Magjia e përvojes është e papërballueshme. Ai me tre fjale te medha, dy buzeqeshje te embla dhe nje shikim joshes e vendos femren me shpatulla pas muri.
Nuk i krijon enkas ato fjalë e gjeste shpartalluese. Ato i dalin krejt natyrshëm pa asnjë sforcim.
Dhe kur ajo nuk i dorëzohët në këtë menyre, nga përvoja ai e kupton që është kot muhabeti.
Ai e harron atë dhe kërkon femrën tjetër, por pikërisht ajo që nuk ju dorëzua para nje jave me tre fjale, dy buzëqeshje e nje shikim, i shkon nga mbrapa djalit per tre muaj rrjesht duke i vështiresuar njohjen me vajza më të gatshme.
Dhe kur ajo nuk i dorëzohët në këtë menyre, nga përvoja ai e kupton që është kot muhabeti.
Ai e harron atë dhe kërkon femrën tjetër, por pikërisht ajo që nuk ju dorëzua para nje jave me tre fjale, dy buzëqeshje e nje shikim, i shkon nga mbrapa djalit per tre muaj rrjesht duke i vështiresuar njohjen me vajza më të gatshme.
E dikur lodhesh me orgazma shtazore, tashti kërkon diçka më madhështore.
Kërkon orgazmën cerebrale, të cilën ende nuk e ke perjetuar.
Në momentin që truri i shkrihet në kënaqësi dhe shpirti i bie në qetësi Ai e kupton që këtë lloj kënaqësie nuk ta shkaktojne as buzet e bukura, as gjoksi apo vithet marramendese.
Eshtë kënaqesia që vetëm njeriu i mirë mund te ta dhuroj me bujari e mirekuptim.
Prandaj e kupton qe ato kryeveprat erotike të së kaluares mundet edhe të të duken si zhgaravina perballë asaj që ke zgjedhur, paçka se ajo nuk është me e bukur sesa të tjerat.
Megjithatë ai falenderon te kaluaren kaotike, pasi pa eksperiencën e të kaluares asnjë rrugë nuk do e kishte gjetur dot. Madje as atë vajzen që me shumë durim e mirësi e lejoj te bënte ç'ka te donte, e bindur që ai do kthehej tek ajo. Përgjithmonë!
Ai del nga shtepia per të blerë nje buqete me lule. Shkruan nje biletë dhe ja bashkënjgjit buqetës.
" A te la mia Principessa, Maura! Grazie di esistere. Ti amo tantissimo!"
Per sempre, tuo
Erion
4 commenti:
Erisel,
zakonisht jane femrat ato qe nuk kane turp ta pohojne dashurine e tyre. Jo, se meshkujt nuk ju shkruajne letra femrave, por zakonisht e thone midis vijave e rreshtave, dhe asnjehere te qarte. Kjo per shqiptaret, konstatoj une. Por ti, me kete poeme te shpjeguar me pas ne proze, je rasti qe sfidon rregullin, dhe kjo te ben shume simpatik, shume njerezor dhe shume te afert. Ndoshta e ekzagjeroj, por mendoj se shume gjera do ndryshonin per mire ne se meshkujt do dilnin jashte kornizave artificiale qe ju japin identitetin mashkullor e i ngurtesojne e ua bejne jeten e komplikuar, nese ne vend qe te ushqenin narcizmin e tyre t'i kushtonin pak ndjenja edhe tjetrit, tjetres.
bellissima ragazzo !
@Selfmade, me bere shume qejfin me fjalet e tua.;)
Une shpreha vetem ndjenjat e mia ne kete rast.
Ne jeten time kam qene perhere vetvetja, pa u shtirur aspak.
Kam patur si parim "Ji ai qe je" dhe ne dashuri kjo te demton pak, ngaqe bota eshte e mbushur me mashtrime.
Duke qene vetvetja, ka raste qe humbet ne dashuri, por kur fiton, fitohet nje here e pergjithmone!
Ju njoftoj se nuk pranohen komente te tjera mbi kete teme.
Faleminderit per mirekuptimin!
Posta un commento