10/09/07

Mish ne hell


Per ata qe pelqejne mishin ne hell.
Kjo eshte nje pate dhe e poqa ne hell dje ne dreke. Siç shihet mishi vendoset ne njefare kafazi te hekurt dhe lidhet me spango. Pata leviz me ngadale vete, ngaqe helli punon me korrent.
Zjarri qe shihet keq ne ngjyre te bardhe nuk duhet te jete shume i larte, ngaqe pjekja e ngadalte jep me teper shije. Edhe po te digjet pak lekura s'ka problem pasi gjate ngrenies mund t'ia heqim.
Kjo "recete" vlen edhe per pula, gjel deti, lepuj etj.
Para se ta vendosim mishin ne hell e lyejme me kripe derisa te behet pak i bardhe. Kripa duhet te jete e bollshme me qellim qe te depertoje ne brendesi te mishit. Pastaj i hedhim edhe vaj ulliri te perzier me kripe e pak piper te zi.
Po te jete pula/pata e majme i bejme disa vrima tek kraharori dhe i fusim pak rozmarine dhe thelbinj hudhre. Gjithashtu i fusim brenda tek pjesa qe kemi çare kur i hoqem te perbrendshmet hudhra, rozmarine dhe vaj ulliri. Kjo do t'i jepte shije nga brenda.
Vjen momenti per ta pjekur. Pjekja zgjat te pakten dy ore e kusur, perndryshe pjekja e shpejte i heq shijen. Kur mishi fillon te mari ngjyre pergatism ne nje pjate te thelle vaj ulliri, kripe e piper te zi. Me nje luge i hedhim pak nga pak kete vaj siper mishit ne hell. Kjo e ndihmon qe te mos digjet dhe shton shijen. Kjo duhet perseritur te pakten 3-4 here gjate pjekjes.
Hudhrat, gjate pjekjes mund edhe te shkeputen nga mishi qe rrotullohet, por shija e hudhres mbetet. Eshte vertete shume e shijshme por kerkon pak pune dhe kushte per te gatuar.
Keto qe ju tregova jane sipas asaj qe kam mesuar ne Umbria/Itali.
Fotot i bera une dje, gjate pjekjes dhe mund te them qe hengra shume. U kenaqa une dhe mysafiret.

5 commenti:

Erisel ha detto...

Kam frike se do me shaj Eni nga Stambolli.
Ne fakt i "vodha" pak te drejtat e autorit per kuzhinen ne blog.
Eni, Me fal!

P.S Ne fakt keto dite po punoj per nje krijim te rendesishem dhe s'dua te lodhem ne blog me shkrime qe kerkojne impenjim. Mund edhe mos te shkruaja asgje, por s'harrohet zakoni i vjeter.

eni ha detto...

te lumshin duart maestro..ç'eshte ajo fjale pse me tapi e kam une blogun e:)) hajt te lumshin duart!

Erisel ha detto...

Eni, e dija qe do e merrje me humor.
Me lindi krejt papritur idea, e mesa kam pare prej teje ti s'para pjek mish ne hell.
Po te pelqeu merre foton dhe modifiko shkrimin per blogun tend.
Une s'di te jap receta. Vaji duhet te jete te pakten nje filxhan i vogel ne fillim dhe afersisht nje tjeter gjate pjekjes.
Kripa e piperi maten me sy.

belle_fleur ha detto...

Shih me sy e plas me zemer dhe kjo puna e mishit ne hell:)) Po ne te shkretet qe jetojme ketej si t'ja bejme per mish te pjekur. Erisel c'na bere a derebardhe:))

Erisel ha detto...

Belle, ça thua a derebardhe? Pse kaq shume te leshoj goja leng.;)
Po ti kur veje te gjyshja ne fshat, ke ngrene ndonje mish ne hell, apo jo?
Mos ki merak se mendon vllai jot per ty. Ta nis me poste nje pule ose kaposh te pjekur.;)Neve nje Vlonjate kemi ne blogosfere;)
Keto dite do provoj te bej ca pizza ne shpi, vetem se receten e kam TOP Sekret.Une jam i famshem nga keto ane si pizzaiolo(picaberes). Klientet me kane ndjekur nga pas ne çdo lokal qe kam punuar.Kam hequr dore nga restorantet.