22/08/07

Vitet e shkuara kot

"Na shkuan 15 vite kot se koti!" shkruan nder te tjera Z. Nikolle Lesi ne librin " Si i njoha Nanon dhe Berishen". botim i vitit 2005.
Jam ende ne lexim e siper te ketij libri i shkruar me stil gazetaresk. Duket me teper nje kronike e gjate ne gazete.
Me kureshtje po zbuloj disa sekrete te dy politikaneve me te rendesishem pas 90.

Shoh qe Botuesi i njohur Z. Lesi mendon se kemi humbur kohe e asgje me teper ne vitet e tranzicionit, i cili ende nuk ka te sosur.
Une nuk mund ta di sesi eshte e verteta. Por, po te besoj se " Na shkuan 15 vite kot se koti!", atehere me shume keqardhje mendoj se mund te kete ende shume vite te shkuara kot!
Edhe sa vite te tjera u kemi per "Borxh" atyre qe na drejtojne per te shkuar kot ose per "dhjame qeni"?

4 commenti:

Anonimo ha detto...

Erion mirë se të gjeta!
Ky z.Lesi gazetar i zoti , edhe si politikan goxha , por nuk na thotë se dikush është fajtor për kto vite , dhe ai dikushi nuk është një person , por një kastë e tërë, pjestar i së cilës është edhe ai vetë . Un nuk e lexoj (s`dua) , megjithëse jam shum kureshtar, a e përmend gjëkundi që ai vetë fillimet e tij politike i ka si sekretar rinie që "gjuante" flokë të gjata , pantallona kauboj apo minifunde?
Të uroj shëndet !
ps.Ajo ideja për e-book është e mrekullueshme , të uroj sukses.

Erisel ha detto...

Mireserdhe kris!
Shkruan shume gjera Z.Lesi. E fillon rrefimin si Botues dhe jo si sekretar rinie.
Flm per viziten

Erisel ha detto...

E perfundova leximin.
Idea kryesore eshte se " Fatos Nano i duhet Berishes dhe anasjelltas."

Po Z. Lesi per cilin nga te dy ka me shume nevoje?

belle_fleur ha detto...

z.lesi shkon mbas interesit te tij vetjak, tani qe berisha eshte ne pushtet i intereson nje marredhenie e mire me te, nese do ishte nano do bente te njejten gje.
keta njerez kritikojne vitet e shkuara kot, kur z.lesi ka qene dhe mbetet nje nder ato figura qe ka patur gisht ne keto 15 vite tranzicion.