31/08/07

puthje


Disa here ne jete na duhet te marrim nje vendim, qe patjeter lyp nje betim.Edhe pse mund te jesh ne gabim, kjo s'ka rendesi perballe fjales betim!Rastesisht kalova serish, tek" stoli im" ne lulishten e dashurise.Nuk ishte as stoli im dhe as dashuria ime. Qe vetem nje zhgjendrra ime.--E pashe nga larg stolin ku kisha kaluar ore te gjata me ate.Hera e pare qe u putha me ate vajzen italiane ndodhi pikerisht atje. Kane kaluar vite dhe akoma kujtoj çdo detaj nga puthja e pare deri tek ajo e fundit.Asnjehere me pare s'me pati qelluar te puth buze aq te bukura dhe te prekja nje gjoks femeror aq joshes.Sapo kisha mbushur 24 vjeç kur e njoha D. Gjithçka rrodhi shume lehte derisa u puthem ne takimin trete. Ne syte e saj pothuajse lexohej lutja per puthje, e cila mund te ishte shume lehte e lexueshme per nje femer, edhe ne syte e mij.E putha turpshem siç ndodh per here te pare me nje vajze,dhe ajo hapi menjehere gojen per puthje franceze. Nuk me ka pelqyer asnjehere femra qe hap gojen e para. Mund te jete e virgjer apo jo fort e ndershme, kjo s'ka rendesi. Puthjen franceze une e konsideroj si nje fitore qe mashkulli duhet ta arrij jo me vuajtje, por te pakten me merite. Ndersa kur ajo te hap gojen menjehere dhe nxjerr gjuhen duke kerkuar te thithi gjuhen e djalit, nuk e konsideroj shume eksituese. Buzet e saj qene shume te bukura per t'u lene pas dore.Ajo dukej e lumtur dhe çdo gje tashme mund te quhej e perfunduar.Duke qene se emri i saj nuk fillonte me germen fatale per mua M, kisha arsye te merakososha. Femrave kryesore ne jeten time u fillonte emri me M: Biles edhe qytetit me mbreselenes i jetes time rinore i fillonte me germen M. Une e dija qe germa M mund te lehtesonte gjithçka ne dashuri kur qe prezente, po aq sa mund te me veshtiresonte krejt çeshtjen ne rastet kur mungonte. Degjoheshim ne tel... çdo darke. Nje here e telefonoja une e nje here ajo. Ajo nuk pranonte prishje ekuilibri ne finance.Me kujtoi nja dy ish- dashnoret e mia gjermane te cilat nuk arrita t'i qerasja kurre, sepse ato paguanin kafen ose picen me leket e tyre. Nuk pranonin "Dhurata".Ne lulishten me te madhe te Terni-t ka edhe nje klub/barake me disa tavolina jashte gjate veres. Ju luta disa here te shkonin per te pire te pakten nje kafe ose gote uji ne Bar, por ajo nuk pranonte.Kjo lulishte me permasat e nje stadiumi (ndoshta edhe me teper) do te shnderrohej vendimtare ne jeten time.E dashuroja D. Me pelqente trupi i saj, fytyra, por jo mentaliteti. Kaluan dy muaj puthjesh e asgje me teper. Disa here i propozova te benin dashuri e ajo nuk pranonte. Donte te krijonte familje.Do te isha martuar me gjithe qejf me ate, por nderkohe une doja te kisha kenaqesine e plote.Vazhdova ta dashuroja deri ne muajin e trete. Per nje mashkull eshte torture te puthet me nje vajze, t'a preki, por pa akt final. Per vajzat dihet se eshte me e kendshme puthja.Muajin e katert puthjet e saj nuk me eksitonin si dikur,dhe ajo e kuptoi, derisa u shnderruan ne bezdi.Nderkohe njoha nje vajze nga Ukraina dhe ajo u tregua mjaft e "shkathet". Vajza nga Ukraina qe jo fort e bukur por me nje mentalitet qe e bente te dukej kryeveper erotike.
Degjoheshim rralle ne telefon me D. dhe nuk u takuam per jave te tera. Me ne fund une i kerkova takim ne daten 14 shkurt, diten e te dashuruarve.Kishin kaluar plot 6 muaj nga njohja jone.Vajza nga Ukraina po martohej me nje burre italian per qellimet e saj personale dhe une nuk e bezdisa me tej.Ne qytetin e Shen Valentinit (Terni) kjo do te ishte shume domethenese. N.Q.S ajo do te vinte ne takim, ndoshta vertetonte qe s'kishte dashnor tjeter!?.Une e parandjeja qe ajo ose do me pranonte perfundimisht me 14 shkurt, ose duhet ta lija ate muhabet.
U vesha bukur dhe u pashe per nje kohe te gjate ne pasqyre. Hera e pare qe po i kushtoja aq vemendje pamjes time te jashtme.Doja te beja goditjen perfundimtare mbi kete vajze.
Nga eksperienca e kuptova qe isha treguar fillestar i remdomte.Asnjehere me pare nuk isha treguar kaq i paafte me nje goce . Aftesia ime varej edhe nga Ajo.
I bleva lule per here te dyte. Heren e pare kisha pershkuar gjithe rrugen kryesore me lule ne dore dhe vajzat kthenin koken per te pare lulet. Kisha pak ndrojtje.Kesaj here gocave ne rruge nuk u beri shume pershtypje, pasi me 14 shkurt ne Terni lulet jane deri diku te zakonshme.
Ajo erdhi e perpikte ne takim. E dinte qe une isha tip rigoroz ne perpikmeri dhe i kisha bere fjale ne takimet e para, ngaqe ajo me mentalitetin mesdhetar s'kishte shume respekt per oraret.E lumtur per lulet me falenderoi. Pas gjysem ore i mbajta nje "fjalim" bindes dashurie dhe ajo afroi buzet per te me puthur. Papritur e pakuptueshem ajo u pendua dhe filloi te me quante te paedukuar etj,.
Shtanga komplet. " Pse nuk gjen ndonje tjeter me te edukuar?" i thashe dhe ika me nxitim.Ky eshte kulmi, mendoja rruges. Kur hap gojen ajo per puthje ne thellesi, eshte edukate, ndersa kur e puth une eshte mungese edukate.
Aty bera nje betim. Mjaft, me "virgjeresha"!Nder vite e takova dy here rastesisht ne qytet dhe heren e dyte ajo me tha se do te martohej.I bera urimet e mia dhe shtrenguam duart si shok te mire .Para disa kohesh e pashe ne nje qender tregtare me bashkeshortin e saj.Ajo me nguli syte dhe seç i tha burrit. Edhe ai po me shikonte me vemendje, por jo me inat ose urrejtje.Per instikt u buzeqesha te dyve dhe ata m'u pergjigjen me buzeqeshje qe te dy. U ktheva shpinen ngaqe s'dija ç'te beja e u largova.
S'kisha arritur te kuptoj pse ajo nuk kishte pranuar asnje kafe nga une. Valle tani me ato shikimet e tyre, donte te me thoshte qe t'a "qerasja" se bashku me bashkeshortin?!

2 commenti:

meditime-pershtypje ha detto...

Asgje nuk ke humbur nga puthja e pare.Jane vec "prelude"te nje simfonie te bukur.Jane franceze a jo,or ti mik,ato lloj"ushtrimesh"qe kane kohe qe behen kudo,une nuk e di(se,sic me duket,tani jam perciell),por,megjithate,te pca fatin:ia vlen nje tife lule per nje puthje.E ke degjuar ate thenien:per nje kale,fal mbreterine!Vjen nje kohe(une e kam arritur prej kohesh)qe per nje puthje(le te mos jete franceze) cfare nuk jep,po ku ta gjesh se.
Sidoqofte,ne shkrova,dua te them se te ndjek me vemendje ne shkrimet e tua.Te tjerat,c'kam shkruar per puthjen,merri si"lajthitje pleqerie"
Dhe tani,me aq sa me kujtohet,po te dergoj dicka nga"puthja ime e pare,qe nuk ishte franceze".
"Leksioni"i pare
E mbaj mend "leksionin" e pare
E mbaj mend dhe skuqjen dhe puthjen
"Lektoren" e kujtoj me mall
Ah,sikur t'ia gjeja gjurmen!...

Erisel ha detto...

Z. Hysi, admiroj vargjet tuaja dhe sjelljen tuaj prinderore me te gjithe.

Une i shkreti me tufa me lule dhe ato me "shpulla".):). E kush humbet ne kete rast? Humbasin vetem lulet e gjora qe nuk e dine se ne ç'duar kane rene.

Por, sot ndihem i dashuruar dhe i realizuar.:):)))))