14/08/07

Mbush uje

Dhe vjen nje dite kur njeriu kerkon zgjidhjen e problemeve me nje klik. "Mbush uje". Google me solli nje vizitor ne kete faqe nga Shqiperia ( sipas statistikave)me keto fjalekerkime. Me erdhi edhe per te qeshur edhe per te qare.
A ka mundesi qe njeriu te kerkoj ne Google nje vend per t'u furnizuar me uje?
Ka te ngjare qe te jete ndonje person qe mbush çdo dite shishet dhe legenat me uje kur vjen uji neper banesa, dhe i mesuar me kete shprehje sapo mberriti tek motori kerkimit ne internet krejt padashur ose automatikisht kerkoj uje .......
Jam menduar gjate dhe ky shembull tregon sesi jetojne njerezit ne Shqiperi. Populli shqiptar ka si prioritet vetem drita dhe uje. Mund te duket popull pak ambicioz! Jo, ne jemi njerez mjaft ambicioz, vetem se kur nuk ke uje e drita atehere per cilen arsye mund te enderrosh me teper?!
Une dyshoj se pjeserisht mund te jete edhe nje strategji e politikaneve tane. Nje popull qe mendon kryesisht per uje e drita, s'ka shume motive per te kerkuar diçka me shume.
Ky eshte vetem nje dyshimi im ose fantazia ime.
Ngaqe po te na mungonte uji nuk do te lejonim te derdheshin ne det mijera tonelata me uje tek tuneli ne Vlore, per shembull. Kjo eshte nje derdhje qe zgjat qe kur une kam lindur e sigurisht edhe me pare ,kur une nuk ekzistoja.
Po deri kur?
--------
Provova te shkruaj tek blogu im i vjeter http://erionselmani.faqet.com/ por nuk punon. Ka ndodhur disa here tek Faqet.com qe nuk funksionon e pas disa ditesh ose 2- javesh rikthehet online.
Me pelqen blog-u im i vjeter ngaqe me beri te njohur dhe une i detyrohem diçka.
Aty duke shkruar mesova shume gjera, fitova edhe çmimin e pare, por plasi "lufta civile". Eshte e natyrshme edhe zilia midis atyre qe shkruajne ne blog. Komplimentet qene te pakta e me te shumtet shkruanin se nuk e meritoja fitoren. Fitoret edhe kur nuk jane te merituara mbeten gjithmone Fitore

Ne ate periudhe tek Faqet.com behej nami. Blogistat ishin shume aktiv dhe njoha djem e vajza shume te talentuar. Me shume guxim une provova te shkruaj diçka ndryshe nga te tjeret, e gjithe kjo pa u fshehur pas nje nick-name.
Komentet kane qene perhere te pakta per mua, kudo qe shkruaj, dhe avash-avash u mesova me mungesen e komenteve.
Mesazhet private kane qene perhere inkurajuese dhe aty kuptova qe shumica e njerezve nuk thone ate qe mendojne neper komentet publike.
Lajmin e fitores time ua dergova disa gazetave, por askush nuk e botoj ( nga sa kam pare), vetem se me pas filluan t'i pelqejne disa nga shkrimet e mia dhe i botuan.

Keto dite me habit mungesa ne kete faqe e lexuesve te mi besnik tek faqet.com. Eshte edhe periudhe pushimesh, por mungesa totale e tyre nuk shpjegohet dot me fjale. Jane ata qe une i kenaqa me shkrimet e mia, i çudita, e ndonjehere i eksitova me ndonje tregim.
Megjithate jam i mesuar me vetmine time. Une do te vazhdoj rrugen time siç kam bere gjithmone, pa marre parasysh simpatine, urrejtjen apo smiren e dikujt.
Jeta, ka qene perhere nje perzierje e pakuptueshme ndjenjash, deshirash dhe gustoje.


7 commenti:

akull-naja ha detto...

C'kerkonte shqiptari ne shekuj?
Pak buke, pak drite, pak hekur...

Ketu kemi ngelur, fatkeqesisht. Dhe drita s'kemi, buket ndryshojne vetem nga forma dhe kombinati metalurgjik vazhdon te helmoje njerezine me keq se kurre...

Sa per komentet, une s'do e vrisja shume. Vete, shpesh lexoj pa lene koment, sepse me duket qe s'kam gje per te shtuar.


p.s. nje shoqja ime, keto kohe e interesuar nga karma dhe nenproduktet e saj, thote qe ne Shqiperi lindin njerez qe s'kane evoluar shpirterisht ne jeten e e shkuar, dhe pra jane te denuar te vuajne per gjera elementare....:)

Ja shendet!

N.Ago ha detto...

Ma do mendja se, edhe "duam drita", tek ndonjë blog shqiptari të shpie!

Erisel ha detto...

n.ago mire se erdhe serish.
Une mendoj se eshte nje zgjedhje politike per te na lene "primitiv"
Ne vitin 2007 gjynah te kerkosh ide per mbushje uji tek Google.

gjithe te mirat

akull-naja ha detto...

Erion, nga Göthe, per ty:

[Sehnsucht]

Ach, wie sehn ich mich nach dir,
Kleiner Engel! Nur im Traum,
Nur im Traum erscheine mir!
Ob ich da gleich viel erleide,
Bang um dich mit Geistern streite
Und erwachend atme kaum.
Ach, wie sehn ich mich nach dir,
Ach, wie teuer bist du mir,
Selbst in einem schweren Traum.

J. W. v. Göthe

Erisel ha detto...

Kleiner Engel! Nur im Traum,
Nur im Traum erscheine mir!

Sa te bukura jane endrrat!

Eis! Po te isha poet, do t'i shkrija akujt me vargje.
Me ka ngelur vetem kjo pa bere ne jete. Te shkrij akullin me fjale.
E pamundur!

Ach, wie teuer bist du mir,
Zu teuer!

akull-naja ha detto...

Po ç'ke o djale qe do te shkrish akujt? Epo pike e zeze, o do te te transformojne o s'ka... :)

edrus ha detto...

Pse ç'kujtoje ti se kërkëjnë vetëm femra nudo? :)
Do të thotë se kjo ka qënë jeta që ëndërronte shqiptari, aspirata e tij për demokraci dhe liri....... Ne dhe bar (pa drita/ujë) rrimë dhe idealet për liri demokraci nuk i shkelim me këmbë.
Poshtë armiqtë e demokracisë dhe sabotatorët që duan të ndjellin pakënaqësi në popull.
Rrofshin patat :)

Më erdhi ndërmënd ajo shprehja që përdorje përpara ca ditësh: Më mirë pak dhe të të lexojnë mirë se sa shumë dhe të mos dinë që të të lexojnë