30/08/07

Jete qeni


çuditerisht qente vazhdojne te jene te perkedhelurit e fatit ne boten e zhvilluar.


Agjensite e lajmeve dhane lajmin mbi qenin me te pasur ne bote. Ne SHBA pronarja e qenit, Zonja L. Helmsley nderroj jete para nje jave dhe i ka lene me testament 12 milione dollare qenit (femer) Troube.

Trashegimtaret legjitim dy niperit e saj kane marre vetem 5 milione dollare secili.


Kur te perdorni shprehjen "jete qeni" , qe sot e tutje askush nuk do e mari seriozisht.

Pasi ka edhe qen qe jetojne me mire sesa njerezit.

15 commenti:

Anonimo ha detto...

hm , lojra taksidarësh apo jo ? po kur të ngordhi ajo ngordhja me miljonat kujt do ja lej paret ? Me siguri ata varfanjakët , nipërit , do kenë gati na nji kylysh që tani. :)

Selfmaderadio ha detto...

Kujt do ja leje leket qeni kur te vdese?

Erisel ha detto...

Kur te ngordhi qeni s'kuptohet mire se kush do i mari milionat.
Do mendojne niperit per kete .......

Ndoshta duhet te perpiqemi ta "martojme" me ndonje qen shqiptar. Vetem keshtu mund te gjeme ndonje qen sponsor per blog-et tona.WOW!

Erisel ha detto...

Selfmade, miresevjen!
Andej nga Zvicra ka banka te mira per pasanik.
Shiko mos gjen ndonje Banke qe pranojne dollare edhe nga qen bir qeni. hahaha

Selfmaderadio ha detto...

hahaha, dhe me bankat svizerane ke leverdi te madhe sepse ato ruajne sekretin bankar: me nje fjale askush nuk e di (pervec bankes, te zotit dhe Zotit) ne se i zoti i kontos eshte qen, mace, apo kuceder :))

Martesa e rregulluar me nje qen shqiptar nuk me duket ide e keqe. Por , shiko, konsideruar qe ai qeni ka ngelur jetim mund ta biresojme :DDD

Erisel ha detto...

Ide e madhe Selfmade!!!!!
Ta biresojme menjehere!
Organizojme diçka me blogistat shqiptare ne USA.

Selfmaderadio ha detto...

Ok, le te organizojme dicka...

Le te bejme nje thirrje, ne anglisht dhe ne shqip, ku te ndergjegjesojme komunitetin shqiptar te blogistave per fatin e keq te ketij qeni jetim. Dhe le te kerkojme nje biresim te menjehereshem. Me duket se Our man in Tirana ka hapur shtepi per qen jetim ne SHqiperi, ose po perpiqet te beje dicka te tille, ndoshta nuk do ishte keq qe ketij jetimit t'i gjenim nje vend ne kete shtepi qenushesh jetime dhe ky, jetimi i pasur, ne shenje mirenjohje ta financonte pastaj. Nderkohe, nje perqindje e ketij investimi duhet t'i kaloje organizatoreve te ketij aksioni (ty dhe mua, ose mua dhe ty :))) dhe gjithe Blogisteve shqiptare. Sigurisht, peshku (pa uje) per aleance kafshore, duhet te behet promotori i ketij aksioni dhe pjesemarres ne perqindje ;))))

Erisel ha detto...

E pranoj me kenaqesi!
Milionat, dalin e teprojne per te gjithe blogistat e Peshqit.
Aman, te lutem mos harro nje perqindje per komshijen.Wow!

Selfmaderadio ha detto...

Kush do ta shkruaje tekstin?

Erisel ha detto...

Shkruaje ti, te lutem!
Eh si mund t'i rezistojne njerezit fjalet e tua?

Selfmaderadio ha detto...

shume korruptuese fjalia jote e fundit ;)

Erisel ha detto...

@ Self
aspak "korruptuese".Eshte vetem nje loje fjalesh,per te thyer monotonine. Shoh qe pakam bere edhe gabim gjuhesor. Nuk e vura re me pare.

Selfmaderadio ha detto...

Dear Trouble

(May I call you sir?)

Lajmi i vdekjes se nenes tuaj, Leona Helmsley, na gjeti te papergatitur. Ishte vetem 87 vjec. Dhe nje dore e hekurt. Vdekja e cdo njeriu na pikellon. Nje jete iken. Por, ajo qe na pikellon me shume jane jetet qe ngelen. Si ajo e juaja. Nuk eshte e lehte te ngelesh jetim. Dhe ca me pak kur jetimi eshte nje qen. I pafajshem dhe teresisht i varur nga te tjeret.

Sir,

duke perfituar nga tragjedia qe ju ka zene deren, ne, nje grup blogistash shqiptare, menduam t'ju bejme te ndjeshem edhe ndaj fatkeqesive te qenve te tjere, qe ashtu si ju, kane ngelur jetime. Bile, ne raste ekstreme, jane abondonuar nga nena te pandergjegjshme. Jane me mijera qen qe vertiten te paorientuar e te pashprese rrugeve te Tiranes dhe Shqiperise, te vetmuar apo ne tufa. Kerkojne nje strehe ku te fusin koken. Nje dore te ngrohte t'u largoje dhimbjen.

Sir,

kemi arritur ne kohera te keqija, ku njeriu ka vetem nje qellim: parane. Ku njeriu ka harruar te shohe pertej hundes se tij. Ku njeriu e keqperdor qenin per te nxjerre frustrimin e nje jete bosh. Ku njeriu, duke perfituar nga pozita e dobet e qenit, i tregon rruget, e le pa ngrene, e gjuan me shqelma, e vret. Kemi arritur ne kohera ku njeriu per njeriun eshte ujk. Kurse qeni per njeriun eshte hic! Sa jete "Bellash", "Bucesh" dhe "Trouble" kane ikur per dhjame qeni ne Shqiperi? Numrat jane te paafte ta thone!

Sir,

ne emer te Belles dhe Buces qe shkuan, ne emer te Bellave dhe Buceve qe syte e shpreses i mbajne tek ju, ju lutemi te zgjasni doren tuaj fisnike dhe te ndihmoni sojin tuaj ne Shqiperi nga vuajtjet e panevojshme, nga ekzekutimi mizor. Ju lutem, ndihmojini keta qen me nje kasolle modeste ku te fusin kokat, ku te kene nje kocke per te lepire dhe nje cope rogoz ku te shtrihen e te mbyllin syte. Ju lutem, sir, jepuni ketyre qeneve, nje shans qe ta jetojne jeten me dinjitet, qe ta mbyllin ate me dinjitet.

Duke shpresuar se kemi terhequr vemendjen tuaj, duke shpresuar se nuk ju kemi marre shume kohe nga koha juaj e vyer, e mbi te gjitha, duke besuar tek shpirti juaj fisnik e bujar, ju pershendesim me perulje e respekt:

Selfmaderadio
Erisel

Erisel ha detto...

E Madhe!!
Kam qeshur me te madhe. Do ta rilexoj derisa ta mesoj permendsh.
Faleminderit Selfmade per bashkepunimin.
Se shpejti.

belle_fleur ha detto...

hahaha sa mendje te ndritura qe ka ne blog:)) me kenaqet me keto shkrimet dhe iniciativat tuaja per t'i ardhur ne ndihme qenit jetim. I shkreti qen:))

Ca behet keshtu more njerez, kemi arritur te mendojme qe do ishte me mire te jetonim nje "jete qeni" sesa si njerez:))