08/08/07

eBook apo tjeter?

Per ata qe do te donin te lexonin diçka me teper prej meje kam hapur nje sondazh (shih djathtas).
Me ka mbetur per t'i dhene doren e fundit nje romani jo fort te gjate dhe dua nje ide nga ju sepse jam i pavendosur.
Permbajtja eshte me teme bashkekohore dhe tani s'mund te them shume hollesira.
Ata qe me njohin e dine qe une s'para shkruaj gjera te merzitshme dhe mund te them pa frike se ky liber eshte krijimi im me cilesor deri me sot.

Kam menduar ta bej si liber eletronik dhe ta shperndaj falas me e-mail te interesuarve. eBook ka edhe bukurine e tij e mbi te gjitha nuk kushton asgje.

Ne rastin e botimit ne leter ka shpenzime dhe kokeçarje te pafundme, por nuk perjashtohet mundesia sepse ne kete rast do te ishte nje liber i vertete. Ka tjeter shije libri ne leter.

E fundit fare eshte botimi pjese-pjese ne blog.
Ne kete rast une sinqerisht mendoj se lexuesi perqendrohet me shume tek komentet (ne rast se do te kete komente) dhe do lej pas dore leximin e tekstit.

Pra, pres me kenaqesi ndonje ide nga vizitoret, prandaj ju lutem tregohuni te sjellshem merrni pjese ne sondazh ne rast se ju intereson.
Une jam nje nga ata qe pelqej me shume te me lexojne 10 persona qe kenaqen me shkrimet e mia, se sa te me lexojne 10 mije persona pa i pelqyer askujt.

Faleminderit per gjithçka
Erion

p.s Po largohem per disa jave me pushime dhe deri ne perfundim te sondazhit nuk mendoj se do te kete shkrime te reja.
Do e perdor me rralle internetin ne javet e ardhshme.

6 commenti:

akull-naja ha detto...

Erion,

E para, urime qe tani per librin!

E dyta, per mua, asnjera nga tre mundesite s'i perjashton te tjerat. Me syrin e ekonomistit, duhet pare sa kushton botimi ne leter dhe sa fitim mund te sjelle, e nqs ky eshte i perfillshem, atehere do ta beja, sepse kenaqesia e mbajtjes se nje libri ne dore eshte gjithmone nje plus per lexuesin tradicional. Sa per botimin si eBook, mendoj se eshte nje alternative me interesante se blogu, per faktin se eshte i plote dhe nga ana vizuale ofron me shume mundesi se ky i fundit. Per me teper, nese do t'i besh marketing, eshte me e lehte ta besh publik ne site te ndryshme. Botimi ne blog do te ishte interesant nese ty te interesojne komentet e lexuesve, po s'e di sa rrezikohen te drejtat e autorit. Po ky ishte veç mejtimi im. :)

Pushime te kendshme!
A.

edrus ha detto...

Unë votova për eBook
Meqë është libri i parë, s'do të kishte kuptim që ta sillje pjesë pjesë në blog si dhe të përballoje eksperiencën e parë në shtyp pa patur 'opinionin' e specialistave.
Përveç mundësisë që shumë të të njohin nëpërmjet eBook-ut, i paraprin 'tregut' për librat e ardhshëm... sepse nëse ky do të pëlqehet, të gjithë do të të fillojnë të të pyesin se kur do shkruash tjetrin.
Pra e quaj më interesant eBook, për 'promocionin' dhe për 'korigjimet' e mundëshme nëse do të ketë nevojë.

Suksese dhe gjithë të mirat.

N.Ago ha detto...

Pushime të këndshme!

Erisel ha detto...

Ju faleminderit te gjitheve.
Edrus, ti e di qe une i marr perhere ne konsiderate keshillat e tua. Do mendohem.
Akull-naja, veshtire te besh llogari sesa fiton e humbet ne letersi. Kryesorja eshte te mos humbasesh gje, ngaqe barazimi eshte i thuajse i garantuar.

P.S
@ EIS!!
Schreib mir email bitte. Ich denken an dich!

eni ha detto...

pershendetje Erion..edhe une mendoj se nga ana e njohjes tende dhe publikimit me te gjere te punes tende do ishte me mire e-book .keshtu mendoj se dhe do te marresh dhe me shume komente qe do te japin ide dhe shtysa per librat e tu te ardhshem..suksese!

belle_fleur ha detto...

Personalisht do me pelqente te kisha nje kopje libri nder duar sepse eshte dicka qe e vleresoj me shume, mgjth dhe ideja e eBook eshte interesante dhe besoj qe do sillte ide dhe mendime te menjehereshme nga lexuesit (bloguesit ne kete rast). Gjithsesi, te uroj suksese!