27/08/07

Dashuri me shqiptare apo te huaja

I perkas atij kontigjenti djemsh shqiptar qe dashurite me te fuqishme, ato me tronditeset, i ka perjetuar me femra te huaja.

Me vajzat shqiptare kemi patur pak raste dhe per fat te keq, shume pak kohe per ato.

I kemi kaluar vitet tona me te bukura ne qytete perendimore.

Une jam nje nga ata qe jane mesuar me femra perendimore dhe lindore. Duke qene se kemi ndryshuar jo rralle vendbanim e kemi bere te larmishme harten tone te dashurise.

E çfare fituam me larmine tone?

Fituam pervoje, kenaqesi dhe zhgenjime. Sidomos nje mentalitet tjeter. Kontigjenti yne u largua 18-20 vjeçar nga atdheu pa shume pervoje, dhe n.q.s sot dijme te bejme per se mbari diçka ja kemi borxh femrave te emancipuara perendimore ne gershetim te pashmangshem me shthurjen e disa vajzave nga evropa lindore, te njohura verdalle neper perendim.
Une nuk arrij te jap maksimumin tim me vajzat shqiptare sidomos ne takimet reale. Jam pak me i çliruar ne njohjet online.
Nuk e kuptoj mire se ku qendron problemi, biles nuk besoj se ekzistojne problemet. Eshte vetem nje bllokim psikologjik, ashtu siç ndodh me gjerat qe nuk jemi te mesuar. Dhe kur kemi rast t'ia marrim doren, s'kemi durim.
S'mund te shahen femrat shqiptare per nga bukuria, perkundrazi!
Personalisht jam mesuar me vajza te "lehta" dhe nuk me pelqejne qendresat "heroike".
Mua ato qe duan te duken si te pamposhtura, nuk me pelqejne aspak.
Ne pergjithesi shume vajzave shqiptare u pelqejne "qendresat heroike", ato me te merzitshmet ne boten e sotme, plot ritem, dhe ku nuk te mjafton koha per asgje.
Ne njohjet e mia reale apo virtuale me femra shqiptare ka patur edhe kenaqesi e zhgenjme per te dyja palet, por ndodh keshtu per te gjithe, prandaj nuk ndihem as fajtor dhe as genjeshtar.
Une jetova çastin tim, dhe nuk jam penduar asnjehere. Dhe mos me thuaj qe ti lexues jeton çastet e te tjereve ose per te tjeret!



23 commenti:

ET ha detto...

Une jam nje nga ata qe jane mesuar me femra perendimore dhe lindore.....
----
të kumtë lari Erion :)

Anonimo ha detto...

Peshendetje,
Me pelqeu shrimi, eshte real, eshte tamam bllokim psikologjik, hija e dyshimit dhe paaftesi e femrave shqiptare per te kuptuar kush eshte ana tjeter e medaljes ne boten e dashurise. Medalja, njera ane dashuria, tjetra eshte realiteti...
Respekte,
Ariu I Bardhe

Anonimo ha detto...

mos i pergjitheso te gjithe djemte, se ka nga ata qe ju pelqen te lodhen per te fituar. Ti i perket kategorise se djemve te urte, shume mire, vazhdo te shijosh lidhjet e thjeshta. :)

edrus ha detto...

Ke mësuar dhe i di të gjitha?

HAHAHAHAHA HAHAHAHHA HAHAHAHAA

Më bëre të qesh :)
(mos të rëntë ndonjë nga ato heroiket... do të të duket vetja fillestar :PPPPP

Anonimo ha detto...

Ore po si duket ndryshimi i madh i brezave ë ?
Shum i çiltër , gjithsesi .

Anonimo ha detto...

eeee...une "THE LEXUESJA kryesore"....them qe vertete duhet te ulesh dhe te meditosh mbi çeshtjen tende...

really, duhet te kete diçka qe nuk shkon ke ty???!!!!!
e kush mund te te njohi ty me mire se vetja jote???

cfare me pelqeu me shume nga shkimi jot nuk ishte tema ne fakt (se eshte bere bajate ne nje mije e nje qind forume) por me pelqeu pjesa qe thua : jam mesuar me vajza te "lehta" dhe nuk me pelqejne qendresat "heroike".

Them se kjo fjali shpjegon gjithshka...

por gjithsesi, si gjithmone per ta mbyllur me pyetje komentin tim shume heroik, duhet te meditosh per:

- jam mesuar me vajza te lehta sepse nuk kisha ato te tjerat???

- nese nuk mund te kem ato te tjerat, duhet te kenaqem me te lehtat???

- çfare duhet te ket tek une, qe vetem te lehtat duan dhe pranojne dhe ato heroiket jo???

ps: me keto fjale te embla, ju uroj zonja dhe zoterinj, dhe ju lexues te nderuar nje mbremje te kendeshme.

bye

Erisel ha detto...

Edrus, ndryshimi midis te "lehta" dhe "heroike" eshte ai qe the ti.
Vajza e lehte te ben te ndihesh i mrekullueshem (edhe kur nuk eshte e vertete)ndersa heroikja jo vetem te trajton si fillestar por te thote qe je kot fare.

Erisel ha detto...

Ervivi, qendresat heroike i lodhin djemte dhe kur mberrin çasti i shumepritur, ka te ngjare qe djali ose eshte teper i lodhur, ose i eshte djegur çdo deshire.
Per disa tipa pritja e gjate eshte eksituese, ndersa mua me largon krejt deshiren. Une flas vetem per veten time dhe nuk pergjithesoj asgje.
Kam njohur "heroike" qe ishin fallso, ngaqe mendonin vetem martesen.
Me kane pranuar edhe heroiket me veshtiresi, por une kam bere nje betim. Mjaft me heroizma fallso!
Vajzat e lehta mjafton t'i bombardosh me fjale te bukura te cilat ne disa raste nuk me mungojne, dhe i jep kohe. Nese ajo eshte e interesuar ta krijon vete mundesine per t'u njohur.
Ndersa heroikja ka alergji nga fjalet e bukura, keshtu qe ke pak mundesi per t'a shtire ne dore e me disa gjeste ose fjale ajo te largon perfundimisht çdo deshire per t'a shtire ne dore.
Personalisht adhuroj vajzat e lehta. Jetohet vetem nje here.

Anonimo ha detto...

kam pershtypjen qe ky diskutimi po behet shume i njeanshem mes çunash.
Po mundohem te tregoj nje histori. Dy shoqet e mia para cavjetesh menduan te humbnin virgjerine (ne atdhe sigurisht) se ne fakt per t'ju thene te verteten eshte barre shume e madhe (shiko http://bletebzz.wordpress.com/2007/07/30/how-to-lose-your-virginity-in-ten-days-rated-pg25/ ). Atehere vendosen te gjuajne ne rruge, me te panjohur eshte me lehte harrimi, dhe pasi zgjidhen dy djelmosha filluan t'i ndiqnin. E keqja eshte qe pasi keta djelmoshat i vune re u kthyen dhe filluan t'i shanin si te çmendur. Ç'ti besh kam pershtypjen se keqkuptohemi kaq shume me njeri-tjetrin saqe mundohemi te mos komunikojme ?!

p.s. erisel, duhet te ve kete blogun tend te ri tek lidhjet shqip.

Erisel ha detto...

Mire se erdhe Tetena!
Shume interesant komenti yt.
Mungesa e komunikimit eshte humbje e madhe. e si mund te komunikosh me te "pamposhturat"?.
Pra, me vajzat e "lehta" ke edhe mundesi dialogu.
Vajzat e lehta jo perhere jane te shthurura. Ato jane te emancipuara!
Ose bejme dashuri per se mbari midis njerezish civil, ose e leme kete muhabet. Une nuk jam per nje rruge te mesme.

p.s kur te duash shtoje blogun tim tek lista jote. Flm shume!

Anonimo ha detto...

Gjesi gjesi gjesi....

Isha ngritur me hene te mire sot ne fakt, por kur erdha ketu te shoh...Eriseli ma ngeci kafen ne fyt....
shyqyr zotit i shpetova vdekjes dhe mbijetova nga komenti i tija...

Shum i shtrenjti Erisel, spo di nga tja filloj, sepse nuk e di nese ti sdo te kuptosh apo nuk kupton me te vertete, dhe fjalet qe dalin nga gishtat e mia te arta nuk jane thjeshte kinezishte e vjeter per ty.

Prit te te shpjegoj....ato heroiket qe thua ti, nuk eshte se mendojne per martesen (keto jane idet e tua qe te bindesh veten pa pranuar arsyjet reale) eshte thjeshte sepse SELEKSJONOJNE :D

Dmth seleksjonimi te lejon te evitosh parazitet, dhe te elitizosh frekuentimet e tua.
Ndoshta do te duket pak mendjemade si koncept, por realiteti i hiodhur eshte i tille.
Bejme pjese ne nje shoqeri ku duhet te zgjedhesh frekuentimet sepse ndryshe do behesh dele si gjithe te tjeret, dhe midis teje dhe X apo Y ska asnje ndryshim...dmth do jesh po aq "banal/e" sa pjesa me e madhe e popullesise.

E di ti se çfare e bene diamantin te shtrenjete plako??? RRallesia, veshtiresia dhe shtrenjtesia.

Tani me ket shkrimin e fundite menderose fare, se deri diku ishe OK...por ti tregove qe e vetmja gje qe te intereson eshte te shkosh e te ****** me femra, keshtu qe normal qe smund te kesh mishin ndaj edhe i pi lengun :D

mu pershembull, sme pelqen te frekuentoj çuna te cilet gjith lagja mund ti kete , apo mund tja hypi, apo qe i kane kalu siper 100 shoqe te mijat :D dhe qe jane po aq te lehte sa femrat qe pershkruajte ti siper....
se di....se kam iden, do kem ndonje problem femijerie qe e kam varrosur brenda meje...ka ndonje psikolog ketu???

pytja e radhes,

nese nje femer te "lehte" e quajme k**ve, nje mashkull te lehte si e quajme???

Tani qe ma ngece kafen ne fyt, ka munci te me besh shpejt e shpejt nje tjeter... :D

Anonimo ha detto...

:) Jam plotesisht dakort me komentin e pare ketu!

Sa per heroiket, shtyhen ndonjehere per muhabet se ju duket vetja dhe si tip filozofesh, te zgjuara etj. Po sigurisht durohen me kohe te limituar, jo shume gjate.

Anonimo ha detto...

Une jam vajze heroike, ne kuptimin qe djemve qe s'me pelqejne, nuk u hap udhe. Pastaj ketyre s'u shkon mendja qe une s'ua kam ngene, po kujtojne se dua te me lusin, dhe vazhdojne me lusin. Ne fakt une s'bej heroizma, me mire te themi qe shtyj djemte te bejne heroizma per te me pasur. Une thjeshte zgjedh. Po ku dine keta anti-heronjte? Duan mish! Dhe une jo se s'kam mish, po e dua ta jap me perkushtim. Dhe jo se fjalet e bukura s'ma marrin mendjen, perkundrazi, po ka nje limit, qe anti-heronjte nuk e njohin. Ata jane te nxituar dhe te paren e thone te fundit, dhe ne heroiket dashurohemi me veshe, pra duhet te kete pak art ne gjithe ato llafe, po kete anti-heronjte s'e dine, se s'kane kohe, o burra se u ftoh supa!
Dhe ç'eshte me e bukura ne kete mes, ka djem qe me dine per te lehte, se lehte u dhashe, ngaqe i desha, por as kete anti-heronjte s'kane si ta dine, sepse anti-heronjte jane maço, pra gjithçka vertitet rreth personit te tyre te vogel ose shume te vogel.
Dhe po , ne heroiket duam dhe te martohemi, dhe te bejme kalamaj nje dite, ndaj s'ua hedhim shume syte ketyre te lehteve, se s'jane gje per baballare. Instikt krejt i natyrshem ky.
Ah, dhe diçka tjeter, shpejtesia me te cilen meshkujt duan te pleksen shkon ne perpjestim te drejte me shpejtesine me te cilen perfundojne aktin seksual. Dhe ne heroiket, nuk i duam lepujt.
Kjo ishte thjeshte per te dhene pikepamjen e nje femre heroike. Po pyetjet e Ervivit, te isha ne vendin tend Erisel, do i merrja seriozisht.

Erisel ha detto...

Ervivi, me vjen keq per kafen. Te kam nje kafe borxh.
Femra e lehte nuk eshte aspak k**ve, madje mua me duken spektakolare!
Djali i "lehte" ka pervoje dhe e ka kuptuar qe asnje femer nuk vlen sa t'i lutesh deri ne pergjerim.
Djali i lehte nuk bezdis me vardisje bajate. Ai flet nje here dy here si njeri dhe pastaj pret me qetesi.
Ai respekton zgjedhjen e vajzes dhe jo sepse eshte lepur, por ngaqe eshte çeshtje edukate.
E kam shkruar diku ne nje artikull. "Vajzat nuk mposhten ose pushtohen, ato respektohen"

Erisel ha detto...

mire se erdhe heroikja!


çuni i "lehte" si mund te quhet?
S'kam paragjykime ne keto raste.
Ai mund te quhet artist, dhe jo ndryshe! Jo rastesisht vajzat e "lehta" une i quajta spektakolare, e ato bashke me djemte artiste mund te bejne SHOW dashurie!
Kam njohur edhe vajza dikur heroike para martese e mbas martese behen te "lehta" por jo per bashkeshortin.

Ervivi, kam frike se do te me duhet te te qeras me nje kafe tjeter,hahaha

Anonimo ha detto...

S'di pse po me krijohet bindja e thelle se ti ke frekuentime shume te dobeta...
Sidoqofte, eshte e drejta jote te frekuentosh ke te duash, po si femer shqiptare, u ndjeva e agresuar nga gjithe ato qe thua, qe duken thjeshte ankesat e dikujt qe perpiqet te justifikoje deshtimet e veta.
Shendet.

Anonimo ha detto...

:D tani leje kafen e dyte, po shko me naj bizhuteri edhe kap naj gjo JO me pak se 24 karat plako :D se kshu si e ke nis...e shof qe do dal me naj BMW une :D

shiko, leje cirkun e dashuris artistat, spektakularet e ku di une se çfare tjeter...po hajt shtrihu ke divani, edhe na thuj ça traumatizme te ka ndodh kur ishe 3 vjeç qe bene ate te paberen...

une sjam dakort me ate qe skruan, qe nga fillimi deri ne fund, kshu qe te pakten te bejme dy pare muhabet per qef.

Erisel ha detto...

Ok Ervivi, secili ka bindjet e veta dhe duhen respektuar.
BMW? WOW! sa lart qe e paske pazarin!?
Bisedojme nje here tjeter se tani s'jam ne qejf.
se shpejti.

Anonimo ha detto...

Hall te jesh "e lehte" se quhesh k**ve, e hall te mbash standartet larte si duhen, se na quajne "heroike". Hej bela,nuk mund te fitojme djalo.;)

Anonimo ha detto...

e pra, ndermjet nene terezes edhe skenderbeut...keq puna :D

Anonimo ha detto...

hahhahah, shembujt ishin per heroiket....se u rrotullova u rrotullova por nuk gjeta ndonje te lehte me fame...

kush ka ndonje ide?

Anonimo ha detto...

Is that me you're looking for Ervivi?

Anonimo ha detto...

Le ragazze serie
non ci sono pi
toccano il sedere
dandoti del tu

le ragazze serie
son rimaste in tre
e hanno le frontiere
chiuse come te

le ragazze serie
dicono di no
cadono in amore
solamente un p ...
e beviti un bicchiere
di felicit
aprimi il tuo cuore
e dopo si vedr.

Amore troppo serio
che aspetti il desiderio
e quando arriva te ne vai

amore sempre uguale
amore senza sale
che non ti lasci andare mai.

Le ragazze serie
son rimaste in tre
due si fanno suore
l'altra toccata a me ...

fatti un p vedere
l'ultima sei tu
le ragazze serie
non ci sono pi!
Non ci sono pi!