19/08/07

Alamet goli




Mbreme me telefonuan ca shoke te mi per te luajtur futboll me disa rumune.
Kisha kohe pa luajtur dhe e dija qe do lodhesha shume.
Ndeshjen e beme ne nje fushe sportive jashte qytetit, me porta te vogla. Ishim 5 shqipe kunder 5 rumuneve.
Jam mengjarash ne futboll, ndersa shkruaj me doren e djathte por edhe te majten e perdor mire. Sidomos kur punoja kamarier mesova te mbaj 4-5 pjata ne doren e majte (varet nga forma dhe permasa e pjatave).
Duke qene se luaj me kemben e majte u krijoj probleme kundershtareve, ngaqe ai qe luan me kemben e majte eshte i paparashikueshem nga portieri.

Kam luajtur kur isha i vogel me nje skuader ne VL , sterviteshim tek fusha e aviacionit,dhe isha mbrojtes i majte. Aty njoha Geri çipin qe ishte edhe nipi i kapitenit te Flamurtarit Kreshnik çipi. Geri luante ne qender te mbrojtjes ate dite plot shi dhe balte.Me kujtohet ndeshja e pare qe luajta dhe arritem tek penalltite. Portieri nuk e priste qe do gjuaja me te majten dhe e "paralizova". Ne lojtaret mengjarash e gjenim gjithnje nje vend ne çdo skuader, ngaqe ishim te pakte. Luajta edhe ne kampionatin e shkollave 8-vjeçare mbrapa stadiumit ne Vlore, tek aneksi ( siç quhet)
Me qelloi te kisha perballe Ervin Skelen, dhe ai dukej si brazilian midis nesh. Trajneri im(profesori i fiskultures) nuk me dha detyre te mbuloja Ervinin qe as e njihte. E. Skela na beri lemsh te gjitheve neve mbrojtesve te shkolles time dhe humbem.

Pastaj u dashurova me librat dhe e lashe futbollin.

Mbreme bera nje gol te madh. Luajta ne mbrojtje dhe i mbulova mire kundershtaret. Dikur dola perpara majtas si zakonisht dhe shoku im me pasoi topin dhe me nje goditje te thate ( si ato qe behen me kemben e majte)bera nje trikendesh te bukur.
Ulerita nga gezimi, sepse kishte kaluar kohe qe nuk luaja dhe shenoja. Me perqafuan shoket dhe padashur njeri me shkeli tek kavilja e kembes se djathte. Aty per aty nuk e ndjeva dhimbjen por me pas ne shtepi ....... E kam te operuar nga te dyja anet kyçin e kembes se djathte. Kujtim i larget nga autostrada Drezden-Nyremberg.

Per ne mbrojtesit te besh gol eshte diçka e madhe. S'kemi shume raste per te shenuar, por kur shenojme jemi te lumtur dhe i harrojme dhimbjet.
Mbreme fituam 3-2. Lumturia qe me dha goli nuk pershkruhet me fjale. M'u kujtuan idhujt e mi absolut ne futboll. Idhulli i gjithe tifozeve vlonjat Vasil Ruci dhe kapiteni i gjithe tifozeve gjerman; Lothar Matthaus ose siç e quaj une perandori i dyte pas Franz B. Kaiser II!

2 commenti:

edrus ha detto...

Hë ore dhe ti se s'bën kështu burri..
për një gol dhe një kyç të lënduar :)
S'e di se pse, por të gjithë emigrantët kanë pothuajse të njëjtën jetë (me përjashtim të kyçeve ;)).
Ishte njëherë që çdo shqiptar ishte i gatshëm për të luajtur, çfardolloj loje me top ose me letra, shah ose tavëll... ndërsa tani duhet me bë kërkesë në gazetë për të gjetur nja tre-katër vetë për të bërë një ndeshje me porta të vogla :(, prandaj nga kjo anë, them që ke qënë me fat që ke luajtur dhe aq më tepër që paske fituar.

Erisel ha detto...

Edi, kisha kohe pa luajtur dhe u argetova.
Kohet e para ketu, neve shqipet organizonin ndonje ndeshje, pastaj ndeshjet u rralluan . Pata fat mbreme qe luajta dhe shenova.