Krijimet e mia gjenden te publikuara edhe ne Amazon.com ose Amazon Europe.
Kliko ketu. Erion Selmani libra
15/01/14
12/11/13
Nostalgji...
Vetë zëri i saj "magjik" qe sfidë ndaj çdo muzike të kompozuar gjer sot! Vetëm drita e syve e saj qenë të aftë të ngrohnin shpirtin dhe në raste
moti të ftohtë. Me qerpikët sikur të qenë pikturuar nga artistët e
mëdhenj.
Me buzët e saj paksa të trasha ku poeti i lexonte poezitë e tij, pa bërë asnjë krijim të ri, përveç se "kopjimit" të tekstit, mundësisht pa gabime drejtshkrimore.
Që krijimi të bëhej më i plotë, poetit i duhej të kopjonte edhe pëllëmbët e duarve. I prekte ato, i vështronte ato duart e asaj, e cila kur e prekte, qe e aftë të shkrinte dëborën, jo vetëm, mashkullin.
Dhe qe pikërisht zjarri i prekjeve të asaj, që shtonte sasinë e oksigjenit në trurin e poetit, i cili asokohe po gëzonte frymëzim të rrallë. Pra, ai vazhdonte të kopjonte vargje, reshta, fragmente nga ajo, në çdo lëvizje të saj, pale kur ecte në rrugë. Edhe milingonat frymëzoheshin për t'u martuar.
Kënaqeshin insektet, nga shtypja e këpucëve të saj, (lexo me shume)

06/05/13
Libra shqip
Ftesë për lexim!
Përveç tregimeve të shumta që keni rast t'i lexoni në këtë blog, kam dëshirë t'ju ftoj të lexoni edhe ndonjë prej librave të mi,
Kjo është lidhja e librarisë online : http://www.lulu.com/spotlight/erisel10

23/01/13
Duke dashuruar te pamunderen-Tregim
Tregim i ri :*( Rikthehet për lexuesit autori Erion Selmani)
Për të mos ulëritur nga inati ajo zbuti tonin e zërit me stërmundim.- Ti më rrëshqet çdo ditë. Më trajton si dashnore, se dashnorja telefohet me orar. Po shyqyr që je i përpiktë me këto oraret e tua.- shtoi ajo me ironi . –Anila, unë jam i martuar.-ja preu shkurt ai.
-Po pse s’ma the që në fillim!? Bërtiti ajo me sa kishte fuqi. Celularët u mbyllën nga të dyja anët. Roberti nuk pati asnjë dëshirë të bindte Anilën për të vërtetën që dihej. Anila e dinte mjaft mirë se Roberti qe i martuar me kolegen e saj Martinën. Të dyja jepnin mësim në të njëjtën shkollë 9-vjeçare e kështu ndërmjet koleges së saj qe njohur me bashkëshortin e Martinës, domethënë Robertin.
Gjatë dy muajve të dashurisë së tyre ilegale…, Anila se kishte përmendur kurrë fjalën martesa jote, apo gruaja jote. Ajo me shumë stil, thuajse art e kishte shpërfillur egzistencën e Martinës, e kishte të ngjarë që në ndërgjegjen e saj ajo e harronte që ai ishte burri i asaj tjetrës.
Qenë njohur me Robertin tek shkolla kur ai shkonte atje për të marrë të shoqen nga puna e më pas kishin pirë kafe të tre bashkë siç ndodh shpesh midis kolegësh apo të njohurish.
Kishte qenë pikërisht ajo pasdite në kafe kur Anila kishte humbur kontrollin dhe qe joshur përfundimisht nga idea se Roberti do i përkiste.
“Se pranoj dot më, të më trajtosh si dashnore” i nisi ajo sms sapo mbaroi biseda telefonike.
“Po atëherë si duhet të të trajtoj, cila je ti për mua, sipas teje? pyeti ai ndërmjet sms.
“Jam e fejuara jote. Të dua marrëzisht! Më mungon shumë! Dua të të takoj urgjentisht” shkroi Anila, disi e eksituar, mbase edhe e përndezur në maksimum nga “vuajtja” që ai s’qe pranë saj.
“Hajde tek tezja, ora 16:00”, shkroi ai më tepër se i kënaqur nga mesazhi i Anilës.
Takoheshin shpesh tek tezja e tij e moshuar, e cila banonte vetëm dhe u linte banesën në dispozicion.
“Ja pra:skena, gjërat, tradhëtia po përsëriten” mendoi ai kur u përqafua me Anilën në dhomën e gjumit të tezes së tij.
Qenë të dy mbi 30 vjeç, shtatlartë , ai me flokë ngjyrë gështenje ndërsa ajo flokëverdhë.
-Robert! Mos mi shqit sytë ndërsa zhvishem. Më vështro sikur po bën dashuri me trupin tim, sikur po më ledhaton me sytë e tu, sikur po më “përdhunon” me afshin tënd…
Ai e shikonte me ëndje por më shumë se trupin e saj, shihte buzët dhe sytë e saj. Qenë ato buzë, që e kishin shpartalluar, qenë sytë e Anilës të cilët e kishin dashuruar pas saj. Ose ashtu i qe dukur atij në fazën fillestare të njohjes. Krejt ndryshe nga mahnitja e javëve të para, kohët e fundit ai provonte ndjenjë faji që po tradhtonte të shoqen.
Anila qe gati. Tashmë ishte momenti i shtratit të ndjenjave….
E zhdërvjellët si përherë ajo rrëshqiti poshtë atij për t’u mbuluar e tëra me trupin e Robertit, për t’u shtypur krejt nga trupi i tij, për të shijuar çdo prekje, për të gëzuar të gjitha shtyrjet, për të qetësuar... hormonet, për t’u ndjerë femër….
Qenë pikërisht këto takime dashurie që i lidhnin me njëri-tjetrin, përherë e më shumë. Mirëkuptimi në krevat, pasioni i pashuar, shijet e përbashkëta erotike, ishin me të vërtetë në harmoni të plotë, ndaj Roberti sa më shumë mendohej kohët e fundit për ta lënë Anilën, e dinte që do të humbiste shumë gjëra të bukura, nga ato kënaqësi që tashmë nuk përjetonte më me bashkëshorten e tij.
Po. Dashnorja kishte tjetër shije, më tepër lezet, e njëkohësisht telashe thuajse të frikshme, për të mos thënë se ndonjëherë marrëdhëniet jashtëmartesore, mund të shndërroheshin edhe në tragjedi... Për fat të keq.
-Anila, dua të të them një gjë.- tha Roberti pas dashurisë. Po prisnin të ulur mbi divan kafen që po u bënte tezja, siç ndodhte gjithmonë pasi kishin kryer punë…
Në fakt ai do ta donte kafen para se të përfundonin në shtrat, ndërsa Anila e parapëlqente kafen pas dashurisë.
Tezja u solli dy kafet dhe i la vetëm. Ai piu kafe, e pa në sy Anilën dhe foli mendueshëm, me shumë ngadalë. Ngjante sikur vetë fjalët nuk donin të dilnin nga goja, ose qenë dhëmbët që pengonin daljen e fjalëve.
-Ti thua se po të trajtoj si dashnore, ndërkaq thua se je e fejuara ime. Po sikur kjo histori midis nesh të ishte për mua thjesht aventurë, madje edhe për ty.
-Qysh the Robert?- Aventurë?- Anila qe prishur në fytyrë, me sy të egër nga dhimbja që i shkaktuan fjalët e tij. Do të donte të dëgjonte ndonjë fjalë dashurie, ndonjë premtim, qoftë edhe gënjeshtër, po ama ajo donte të ndihej femra e tij, e fejuara e tij, e në asnjë mënyrë jo; aventura e tij erotike. Ajo ishte pikërisht ajo që e ngopte, ose i qetësonte shpirtin mashkullor, me gjithë qënien e saj, me krejt feminilitetin e saj.
Anila foli sërisht por, me zë të përvuajtur kësaj here.
-U ngope zotrote me femër... Tashti po pi kafe e më pas do ikësh në shtëpi tek gruaja. Doemos unë jam aventura jote.
-Dëgjo e dashur. Me mua s’ke të ardhme. Unë nuk do e braktis gruan për ty. Shiko të gjesh ndonjë burrë beqar.
-Ahhh, sa i poshtër që paske qenë! Ti mashkulli im, ti i fejuari im, më thua mua të gjej ndonjë tjetër!? Gruaja jote jam unë, dhe sonte s’ke për të vajtur tek ajo tjetra. Biles aventura jote është ajo, jo unë. Pasi unë jam e vetmja dashuri e jotja, e papërsëritshme dua të them. Jam zemra jote, e këtë dua ta theksoj... VIJON. KLIKO PER TA LEXUAR

27/09/12
Bukuria shpirtërore nuk mbetet kurrë jetime
TREGIM i ri nga Erion Selmani
Me fustanin ngjyre te kalter ashtu siç eshte ngjyra e Princit te endrrave ajo erdhi ne lokalin ku kemi lene takim. Me supet e zbuluara, floket ngjyre kafe e sy te bukur ajo me sjell ndermendje Perendeshat e Greqise se lashte, per arsye se fustani veror i prere sipas stilit antik greko-romak, mbulonte trupin qe nga pamja e jashtme u bente konkurrence yjeve.
Ndodhem ne kafe me vajzen qe per te mposhtur pak ndrojtjen me perserit nje bresheri me:”ç’kemi?, ç’kemi?”E kuptoj se ndodhet pak ne siklet. Po s’kam durim te degjoj nje tjeter “ç’kemi?” ndaj hapa gojen.-Nuk e mendoja se fustani yt, pamja jote do me nxirrte nga arkivi i kujteses sime, Helenen e Trojes, dhe buzeqeshja jote Kleopatren. - I thashe duke e pare me respekt, po jo tjeter. Po une vazhdova per ta inkurajuar:- Le te fiken gjithe dritat e qytetit, ti do ta ndriçoje lokalin me buzeqeshjen tende.
-Hahaha, te pelqeka fustani im,- foli ajo e lumtur. Tashme akulli i bisedes po fillonte te shkrihej ndaj e parashikova qe ajo s’do ta perseriste me fjalen “ç’kemi?”. Ajo tha tjeter gje sapo u ul ne kolltukun e kafenese se bukur, thuajse luksoze.
LEXO ME TEPER......
13/08/12
Mbrëmja thuajse perverse
Rrëfim i pazakonshëm nga Erion Selmani
Me hapa tejet të sigurtë ajo po i afrohej një ëndrre që zgjaste njëzet muajt
e fundit, qysh kur ai qe fejuar zyrtarisht me një vajzë të së njëjtës lagjes.
Po i qasej një dëshire të shndërruar në tundim, mbase edhe në vuajtje. Ecte dhe
ripërsëriste me vete fjalët që do i thoshte, fjalë që i kishin kushtuar shumë
mundim, krenari e dinjitet femëror.
Ajo e donte atë me me çdo kusht. Pa pasur frikë nga rrethanat, pa u
merakosur për pasojat.
Enisa, 28 vjeçare kërkonte “idhullin” e saj, për të qenë më në fund femër e
devotshme, ndoshta e “skllavëruar”. Pavarësisht nga epitetet ajo donte vetëm
atë, me të cilin kishin shkëmbyer veç disa puthje mjaft kohë më parë, në
korridoret dhe banjot e diskotekës në qëndër të qytetit.
Hapat e saj po bëheshin disi të pasigurt për shkak të kujtimeve që i vinin
nëpër mendje me shpejtësi të rrufeshme. Iu kujtua shkëputja e tyre pas asaj
nate së kërcimit dhe puthjeve, kur ajo ajo si vajzë plot virtyte nuk i kishte
dhënë asgjë... më tepër, për ta kënaqur,
për ta qetësuar. Madje pushtuar krejt.
Fundja s’mund t’ia jepte të gjitha... në takimin e parë, dhe këtë do bënte
shumica e vajzave. Për fat të keq ajo tjetra.. qe treguar më e shkathët dhe qe
fejuar me djalin brenda pak ditësh duke fituar sfidën ndaj gocave të lagjes që
ja kishin vënë syrin.
Dhe, ai atë natë të largët i “torturuar” nga prekjet intime e puthjet
eksituese, pa rezultatet e dëshiruara i kishte thënë vetëm pak fjalë:........ VIJO Leximin e tregimit.....
Iscriviti a:
Post (Atom)