21/06/08

Çmenduria Turke

Përsëri Ai, i madhi Fatih Terim. Sot të gjithë flasin për fitoren e pabesueshme Turke kundër Kroatëve me penallti. Kroacia meritonte fitoren sepse luajti më bukur, por futbolli ka surprizat e tij. Ka patur shumë fat Turqia në Euro 2008 aq sa mund të duket edhe si përrallë apo skena të shkëputura nga ndonjë film. Megjithatë po afron momenti i gjysëmfinales Turqi - Gjermani, dhe kundrejt seriozitetit, organizimit të skuadrës gjermane "përralla" Turke apo siç e quajnë ndryshe gazetarët; Çmenduria Turke, mund të përfundoi. Të gjitha parashikimet flasin për një fitore Gjermane, ndonëse s'mund të harrojmë se Turqia i ka dhënë të gjitha provat se "çmenduria" ka të ngjarë të përsëritet. Mbase Perandori Terim do të na bëjë surpriza të reja... Kam përshtypjen se do të fitoj Gjermania.;))

3 commenti:

  1. Erisel!Te pershendes dhe,sa per vete,sado qe jam tifoz i ruseve(une them qe do ta mundin Hollanden?!),une jam me turqit edhe kunder gjermaneve.
    P.S.
    Nuk e di ne ke pare"blogun tim te ri"(http://perparimhysi.shqipo.com)
    Sidoqofte,te uroj gjithe te mirat dhe fitofte skuadra qe do ti.
    Perparim Hysi,21 qershor 2008

    RispondiElimina
  2. Ëëëë! Tani (në fund) fole llafe me vend! :)))

    RispondiElimina
  3. Pershendetje z. Hysi!
    Do ta vizitoj me ëndje blogun tuaj të ri.
    Kris... Sado që dua të jem neutral prapëseprapë atje më rreh mendja dhe zemra, te fjalia e fundit..

    RispondiElimina

Faleminderit per vemendjen!